Doktor Berisha kujdes kokoshkat!

Doktor Berisha kujdes kokoshkat!

Sali Berisha

Po nëse gjykata e shpall të pafajshëm Sali Berishën?! Kjo pyetje më erdhi në kokë ndërsa po ndjek reagimet e përditshme të doktorit ndaj drejtësisë, që e ka thirrur në apel njeriun që drejtësinë e ka përdorur dhe konsideruar si instrument në duart e tij për shumë vite me radhë. Në drejtësi ekziston parimi i prezumimit të pafajësisë, që do të thotë se çdo person nën akuzë konsiderohet i pafajshëm deri në dhënien e një vendimi te formës së prerë (përfundimtar) nga të gjitha nivelet e gjykatave.

Thënë kjo edhe Sali Berisha dhe çdo person tjetër nën akuzë mbetet i dyshua, por jo i fajshëm për sa kohë gjykata nuk e ka shpallur të tillë. Çështja është se që kur Prokuroria e Posaçme (SPAK) nisi procedimin penal për korrupsion pasiv ndaj ish Presidentit dhe ish Kryeministrit të vendit e dhëndrit te tij Jamarbër Malltezi, Sali Berisha ka nisur një sulm politik frontal gati të përditshëm ndaj organeve të drejtësisë. Për rrjedhojë në këtë fushatë janë përfshirë edhe idhëtarët e tij në parti sikurse bëjnë gjithnjë në bazë te parimit doktori ka gjithnjë të drejtë dhe ajo që mendon doktori është ashtu si e mendon, shpreh e mbron ai.

Nëse ndjek gjuhën verbale sulmi ndaj institucioneve të drejtësisë dhe individëve të tyre është tipik bolshevik, paragjykues, me kontekst biografik njësoj si në kohën e diktaturës deri në nivel linçues. Sigurisht sipas Berishës dhe mbështetësve të tij, pas këtij skenari të mirëorganizuar qëndron Edi Rama. Asgjë e re deri këtu nga mënyra, forma dhe përmbajtja e këtij qëndrimi. Për profilin dhe me mënyrën e mendësisë së Berishës është gjithçka brenda logjikës së tij politike. Pra Edi Rama është skenaristi gjithçkaje dhe çdo komploti ku implikohet edhe drejtësia për të asgjësuar politikisht kundërshtarin e tij. Ajo që e bën te nxituar dhe që mund te nxjerrë blof Berishën është versioni që gjykata mund ta shpallë të pafajshëm Berishën dhe këtu pastaj skenari i tij do të zhvlerësohej e tretej si kripa në ujë. Pra meqë jemi në këtë rrafsh supozimi, shtrohet pyetja: nëse Berisha shpallet i pafajshëm, është Edi Rama ai që ka urdhëruar pafajësinë e tij apo gjykata?! Se i bie të falënderojë Edi Ramën publikisht pastaj për avokaturën falas që e shpëtoi nga burgu.

Ndaj emotiviteti i parakohshëm dhe paragjykimi gati gati i frustruar i Berishës dhe mbështetësve te tij duhet të ndalet ose minimalisht të jetë i përmbajtur. Ndryshe i bie që e gjithë ky reagim tregon në realitet panikun e brendshëm nga e vërteta që Berisha e di më mirë se ne si qëndron .Dhe për ta mbyllur dhe ç'dramatizuar argumentin që herë herë shfaqet si paranojë groteske po tregoj një histori disi sarkastike. Goni blinte çdo ditë shumë kokoshka për t'i patur deri natën vonë kur shihte filma aksion. Një natë kokoshkat mbaruan më shpejt dhe Gonit i filloi stresi. Njëkohësisht kërkonte zgjidhje. Dhe mendoi t'i kërkonte komshiut të tij që njëlloj si ai konsumonte kokoshka duke parë TV. Ora ishte e vonë dhe ndërsa ngjitej për të shkuar te komshiu Goni u përfshi nga paranoja do më japë apo s'do më japë komshiu kokoshka?!

Dhe hera herës ndërsa ngjiste katet mendonte se si do ndjehej nëse fqinji do t'i thoshte si mund të vish në këtë orë te vonë të natës në derën time për kokoshka? Dilema shtohej e bashkë me të edhe paranoja e një lloj dufi se do gjendej në një situatë të papërshtatshme. Sakaq Goni mbërrin në derën e komshiut dhe troket. Dera hapet dhe papritur përgjigjen e fqinjit i cili se dinte fare përse trokiti ne atë orë në derën e tij, Goni shpërthen: të kam dhjerë m'u në kokoshka e m'u në komshillëk. Kështu është dhe kjo puna e doktorit me drejtësinë. Ai po shpërthen para kohe ndaj gjykatës e drejtësisë pa ditur se çfarë ajo do të vendosë ndaj tij. Ndaj këshilla e vetme e vlefshme në këtë rast do ishte: Doktor ruaj kokoshkat e dufin për në fund se nuk i dihet. Rama mund të të ndihmojë me "kokoshka" e do të të duhet t'i kërkosh falje e jo të nxitosh e ta akuzosh siç ke dalë shumë herë blof e bosh.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xhemal: 22/12/2023 18:25

    Dynjaja po' vuan shkerrmoqjen e saliut e salizmit si ideollogji e dhunes,percarjes,urrejtjes,ndarjes,zhvatjes,shpifjes,intriges etj..edhe vere salinjt e vegjel per tu dukur po' i hedhin nga nje grusht dhe...i thone lamtumire me fjale te buta per mos ta prekur ne kocke idhullin e tyre..i bien larg ,e prape mbeten me shprese se mbase si ata do gjendet edhe ne drejtesi ndonje sali i vogel(me siguri ka) qe do jete i bute...drynja ,saliun mundi ta gjykoje cdo shqipetar faktet,provato kunder tij Jane shume94,(shitja e armeve ne Ruanda ,kur zhvillohej lufte civile),96 (vjedhja e zhjedhjeve,dhuna ndaj pakices),97 renia e shtetit,vrasje,dhune,vjedhje,perdhunime,ne prag te luftes civile,shkaterrimi i ushtrise,policise,shkaterrimi i ekonomise,nxitje e urrejtjes,percarjes etj etj,98 tentative per grusht shteti,marrje een pushtetit me dhune,2008,per interesa fitimi ,pasurimi,pushteti vrau 26njerez ,shkaterroi shtepi,nderrmarje prodhimi,pasuri publike e private,u plagosen qindra te tjere,2011 vrau ne bulevard para zyres tij 4 manifestues te pafajshem per pushtet,2019 perseri i mundua te sillte rremuje,konflikt social e vazhdon akoma...arsyja eshte ideollogjia e tij qe Ka rrenje ne nje pjese te shoqerise..saliu iku po' e keqja e tij do akoma kohe..prandaj asnje leshim ndaj mostres politike,atavizmes se shqiperise

    Përgjigju
  • Bato: 22/12/2023 17:14

    Lajthitja eshte nje gjendje mendore kur personi mendon ne menyre te gabuar ose genjeshtert qe nje gje ne fakt eshte nje gje tjeter. Edhe Denisi yne, ashtu si Gjykata Kushtetuese (GJK) dhe te tjere nga oborri kleptokracise enveristo-eamoste, flasin per "akuze" ndaj ish komunistit, ish President e Kryeminister, deputet, Sali Berisha. As qe ma ndjell se e ka emri Sali apo Edvin, Ilir apo Fatos, ata jane njesoj ca maskarenj me emra te ndryshem por te njejten fytyre. Por pyes: perse lajthisin kaq te tjeret? Gjykata, Prokuroria apo Media? Si mund te shkruash gjepura rreth nje akuze kur akuze nuk eshte ngritur, ende???? Dhe nuk ka rendesi denohet Saliu apo Karlo, rendesi ka e drejta dhe shteti ligjor. Qe ne jete rast ka rene ose eshte kapur nga te tille te lajthitur jo pa dashje por me dashje dhe per shkak te korruptimit kaq te thelle individual, kolektiv, politik e logjor sikur nje trup nga.kanceri akut ki ske ku ta prekesh: kancer gjithandej. Para se te vije ne "koke" pyetja e lajthitur, pyte koken ore po sikur Kraja te "marroset" dhe pasi te mbaroje hetimin, te vendose te mos ngreje akuze??? Injorant.

    Përgjigju
    • XXX: 24/12/2023 20:26

      I dashur Bato ! Te lumte dora dhe mendja.Shume i sakte ! Populli e njeh Saliun dhe larvat e tij,prandaj pjesa me e madhe e urren.Kjo qe po ndodh eshte beteja me vendimtare per te ardhmen e Shqiperise dhe popullit tone.SPAK-u ka nje mision historik, prandaj duhet perkrah e inkurajuar.Nuk kane asnje arsye te terhiqen prokuroret e gjykatesit,perpara plehrave te demokracise.Fitorja e tyre eshte fitore e popullit tone,eshte clirimi i vertete i Shqiperise.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka