Deklarata e fortë e Donald Lu: Disa drejtues të vendit kanë shitur vajza

Ambasadori i Shteteve të bashkuara të Amerikës, Donald Lu, ka kërkuar arrestimin dhe dënimin maksimal për të gjithë trafikantët e qenieve njerëzore. Përmes një deklarate të fortë, kryediplomati amerikan tha se ndjen neveri që disa drejtues të votuar të vendit tonë, kanë shitur vajza të pafajshme në skllavëri.

“Ndiej neveri që disa prej drejtuesve të votuar të këtij vendi, ma merr mendja edhe nga vende të tjera nga rajoni kanë qenë burrat që i shitën këto vajza të pafajshme në skllavëri. Ata duhet të arrestohen dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit”

Donald Lu, ambasadori i SHBA në Tiranë.

Më tej, ambasadori Donald Lu i ka bërë një thirrje të fortë qeverisë shqiptare lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore. Donald Lu i ka kërkuar qeverisë të dorëzojë me urgjencë fondet për gratë dhe fëmijët që bien viktima të trafikimit.

Në konferencën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, kryediplomati amerikan tha se do të krijohet një rrjet rajonal bashkëpunimi kundër trafikimit të qenieve njerëzore, ku qëllimi është jo vetëm strehimi i këtyre ‘viktimave’, por edhe që ata të kenë siguri dhe vetëbesim.

“Rrjet rajonal bashkëpunimi kundër trafikimit. Qëllimi afatgjatë nuk është vetëm vendosja e viktimave në strehë, por që ato të kenë siguri dhe vetëbesim. U bëjmë thirrje qeverive të rajonit, por veçanërisht Shqipërisë, të ofrojnë fonde për strehimin e grave dhe fëmijëve të trafikuar. Këtu ka nevojë që qeveria jo vetëm të angazhohet politikisht për të siguruar financim, por të dorëzojë fonde pa vonesë për gratë dhe fëmijëve që janë viktima të trafikut”,

Donald Lu, ambasador i SHBA në Tiranë

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arber: 30/03/2018 15:50

    faleminderit z.Lu per te gjithe perpjekjet e juaja fisnike ne sherbim te popullit shqiptar dhe shqiperise, do tua kemi borxh dhe ju kerkojme falje per mundimin e madh qe ju kemi krijuar, jemi popull i veshtire dhe me shume halle, por duam shume qe te civilizohemi e te zhvillohemi, duam te pastrojme veten dhe shtetin nga funderrimat kriminele.

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 30/03/2018 14:48

    Zoti Lu rrespekt rrespekt je një njeri i lart je një burr i rrall . Per mendimin tim Shqiptarët duhet ti kërkojn Amdrikës dhe një shërbim tjetër 5 vjeçar nga ana jote . RRESPEKT RRESPEKT RRESPEKT

    Përgjigju
  • Brikena: 30/03/2018 14:31

    Ju falenderoj ne emer te atyre vajzave e grave shqiptare Z. Ambasador.

    Përgjigju
  • uns: 30/03/2018 13:59

    e habitshme sesi asnje nuk komenton ne favor te ambasadorit, me pro-shqiptari mbi te gjithe ato pseudo burra. Zoti Lu, paraqitjen e keni aziatike, je amerikan, por zemra juaj eshte tashme shqiptare. Te falenderoj ne emrin tim, se jam askushi te them ne emer te shqiptareve te ndershem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lavrov: Moska do pezullojë moratoriumin për vendosjen e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme

Lavrov: Moska do pezullojë moratoriumin për vendosjen e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme