Presidenti amerikan Donald Trump duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One të dielën në mbrëmje, ka deklaruar se SHBA-të janë “në krye” të Venezuelës pas arrestimit të Presidentit Nicolás Maduro.
Ndër të tjera ai nënvizoi se SHBA-të ishin përgatitur për veprime të mëtejshme ushtarake në Venezuelë, por deri më tani nuk kishin qenë të nevojshme, duke shtuar se kjo mund të ndryshojë “nëse nuk sillen siç duhet”.
"Ne e kemi kontrollin në Venezuelë. Kemi të bëjmë me njerëz që sapo kanë marrë detyrën. Mos më pyetni se kush është në krye, sepse do t'ju jap një përgjigje që do të jetë shumë e diskutueshme", tha Trump, duke iu përgjigjur një gazetari që e pyeti nëse kishte folur me udhëheqësen e përkohshme Delcy Rodriguez.
"Kjo do të thotë se ne e kemi kontrollin", përsëriti edhe njëherë presidenti i SHBA-së, teksa shtoi se Kuba është "gati të bjerë".
Trump nënvizoi se do të ishte e vështirë për Havanën të "mbahej" pa marrë naftë venezueliane të subvencionuar shumë.
"Nuk mendoj se është e nevojshme ndonjë veprim; duket sikur po shembet", shtoi ai.
Gjatë kësaj interviste Trump gjithashtu paralajmëroi homologun e tij , Gustavo Petro, se do të dërgonte "një mision amerikan" në vendin e tij të ngjashëm me atë që sulmoi disa zona të Venezuelës dhe çoi në kapjen e Presidentit Venezuelian Nicolás Maduro.
"Kolumbia qeveriset nga një njeri i sëmurë dhe ai nuk do të jetë për shumë gjatë”, tha Trump.
Duke iu kthyer temës për Venezuelën, ai tha:
Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për akses të plotë ndaj naftës dhe burimeve të tjera në Venezuelë. Dhe Bashkimi Europian ka nevojë të ketë Groenlandën gjithashtu. Ne kemi nevojë për të, nga një këndvështrim i sigurisë kombëtare, është kaq strategjike.
Tani është përplot me anije ruse e kineze dhe Danimarka nuk do të mundet ta përballojë”, vijon Trump, para se të shtonte me shaka se Kopenhaga përmirësoi sigurinë e Groenlandës duke shtuar një “slitë qensh.”
Më 3 janar Shtetet e Bashkuara ngritën 150 avionë ushtarakë drejt Karakasit pasi kishin bërë me saktësi të pashembullt planin për arrestimin e presidentit të Venezuelës. Për muaj të tërë, ata monitoruan çdo lëvizje të Maduros, i cili u arrestua pa arritur të mbyllë derën e dhomës së çelikut ku tentoi të arratisej. Si në një film hollivudi, presidenti Trump ndoqi drejtpërdrejt operacionin nga rezidenca e tij në Florida.
Veprimet e fundit të amerikanëve ndërkohë, kanë trazuar botën. Konstatimi vjen nga Presidenti kinez i cili sipas televizionit shtetëror CCTV nuk i ka përmendur SHBA në një deklaratë të tijën, por thotë se veprimet arrogante kundër ligjeve dhe te drejtës ndërkombëtare, po ndikojnë rendin botëror. Reagim kundër operacionit special të SHBA në Venezuelë bënë edhe shtete të BE, Rusia, Brazili të cilët ndër të tjera kanë kërkuara lirimin e Nicolas Maduro.
Lajm në përditësim...
Ish-kandidatja demokrate për Presidente, Kamala Harris ka kritikuar ashpër Presidentin Donald Trump, pas operacionit të SHBA-së në Venezuelë, ku u kap udhëheqësi Nicolas Maduro.
Sipas mediave të huaja, Harris ka thënë se Trump dhe operacioni në Venezuelë "nuk e ka bërë Amerikën më të sigurt, më të fortë ose më të përballueshme".
Harris, e cila humbi ndaj Trump në zgjedhjet e fundit, tha se aksioni i SHBA nuk kishte të bënte me "drogën apo demokracinë", por me "naftën dhe dëshirën e Donald Trump për të luajtur rolin e njeriut të fortë rajonal".
Ajo shtoi: “Presidenti po i vë trupat në rrezik, po shpenzon miliarda, po destabilizon një rajon dhe nuk ofron asnjë autoritet ligjor, asnjë plan daljeje dhe asnjë përfitim në vend.”
Kujtojmë se nga ana tjetër Trump e cilësoi aksionin për kapjen e Maduros si një sukses të jashtëzakonshëm, që sipas tij nuk ishte arritur kurrë më parë në atë shpejtësi kohore.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban nuk e sheh të njëjtë ndërhyrjen e SHBA në Venezuelë ku u arrestua presidenti Nicolas Maduro, me agresionin rus në Ukrainë.
Në një konferencë për shtyp në Budapest, Orban u shpreh se ky është një krahasim i rrezikshëm, shkruan La Stampa.
Orban shtoi se të dy situatat janë "krejtësisht të ndryshme".
Lidhur me Groenlandën, Orban theksoi se do të ishte një çështje tjetër, pasi "Danimarka është anëtare e NATO-s, ashtu si edhe SHBA-ja.
Nëse do të lindte kjo çështje, sipas tij, Hungaria do të mbante një qëndrim.
Ndërkaq, më herët, presidenti amerikan, Donald Trump duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One të dielën në mbrëmje, ka deklaruar se SHBA-të janë “në krye” të Venezuelës pas arrestimit të Presidentit Nicolás Maduro.
Ndër të tjera, ai nënvizoi se SHBA-të ishin përgatitur për veprime të mëtejshme ushtarake në Venezuelë, por deri më tani nuk kishin qenë të nevojshme, duke shtuar se kjo mund të ndryshojë “nëse nuk sillen siç duhet”.
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro ka reaguar sërish pas deklaratës së homologut amerikan, Donald Trump, ku ky i fundit tha se Kolumbia mund të përballet me një operacion ushtarak, si në Venezuelë.
Përmes disa postimesh në rrjetet sociale, Petro thotë se ashtu si venezuelianët, edhe kolumbianët duhet të dalin në rrugë, për të mbrojtur sovranitetin e vendit.
“Dhe të rinjtë venezuelianë kanë dalë në rrugë për të mbrojtur vendin e tyre. Të gjithë venezuelianët, kolumbianët dhe latino-amerikanët duhet të dalin në rrugë. Sovraniteti kombëtar është sovranitet popullor.”, shkruan Petro.
Më herët, Petro deklaroi se emri i tij nuk shfaqet në asnjë trafik droge, duke rrëzuar deklaratën e Trump .
Petro kujtoi gjithashtu se si komandant suprem i Forcave të Armatosura, për të luftuar trafikimin e drogës, urdhëroi sekuestrimin më të madh të kokainës në historinë botërore.
Gjatë një interviste, presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi Gustavo Petron, se do të dërgonte "një mision amerikan" në vendin e tij të ngjashëm me atë që sulmoi disa zona të Venezuelës dhe çoi në kapjen e presidentit venezuelian, Nicolás Maduro.

Bota “po kalon një periudhë trazirash dhe ndryshimesh”, ku “veprimet e njëanshme dhe arrogante po japin një ndikim të rëndë mbi rendin ndërkombëtar”. Kështu deklaroi presidenti kinez Xi Jinping, i cituar nga televizioni shtetëror CCTV. Pa përmendur Shtetet e Bashkuara apo Venezuelën, Xi tha se “të gjitha vendet duhet të respektojnë rrugët e zhvillimit të zgjedhura në mënyrë të pavarur nga popujt e kombeve të tjera”. Presidenti kinez shtoi se është e nevojshme “të respektohet e drejta ndërkombëtare dhe qëllimet e parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara”. Për më tepër, “fuqitë e mëdha, në veçanti, duhet të marrin një rol udhëheqës”, shtoi Xi gjatë një takimi me kryeministrin irlandez Micheal Martin, i cili ndodhej për vizitë në Kinë. Më herët, Pekini i kishte kërkuar Uashingtonit të lironte “menjëherë” presidentin venezuelian Nicolas Maduro, të kapur në një operacion pas të cilit u dërgua në SHBA.
Rafineri nafte
Me përqendrimin te industria e naftës së Venezuelës pas ngjarjes së fundjavës, çmimi i saj ra të hënën dhe analistët thonë se çrregullimi i eksporteve mund të mbulohet lehtësisht me furnizimet nga vende të tjera të botës.
Megjithatë, çmimet e metaleve të çmuara si ari e argjendi janë rritur pasi investuesit i kanë zhvendosur paratë te asetet e quajtura “parajsa e sigurt.”
Çmimi i arit u rrit me thuajse 2%, kurse i argjendit me 3.5%.
Pas kapjes së Nicolás Maduro nga forcat amerikane dhe transferimit të tij në një burg federal në Nju Jork, djali i tij, kongresmeni Nicolás Maduro Guerra, publikoi një mesazh në të cilin foli për "tradhti" brenda rrethit të ngushtë të pushtetit dhe u bëri thirrje mbështetësve të Çavizmit të vazhdojnë mobilizimet e tyre në rrugët e Venezuelës.
"Historia do të tregojë se kush ishin tradhtarët, historia do ta zbulojë", deklaroi ai në një regjistrim audio të postuar në mediat sociale, shkruan La Stampa.
"Do të na shihni në rrugë, do të na shihni përkrah popullit, do të na shihni duke ngritur flamurin e dinjitetit", shtoi politikani 35-vjeçar, i cili është ndër ata të shënuar nga SHBA-të në rastet e trafikimit të drogës.
Vendndodhja e "Nicolasito", siç njihet edhe djali i Maduro-s, është aktualisht e panjohur.
Asnjë zëdhënës i Çavistëve nuk ka zbuluar vendndodhjen e tij ose nëse ka personel sigurie apo mbrojtës.
Për më tepër, nuk ka pasur raportime për praninë e tij publike që nga nata e operacionit që çoi në kapjen e Maduro-s, as për pjesëmarrjen e tij në demonstratat në mbështetje të "Çavizmës" të mbajtura në Karakas.
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro do të paraqitet sot (e hënë) në gjykatë në New York pas arrestimit të tij nga ushtria amerikane.
Ai ndodhet në Qendrën Metropolitane të Dënimit në Brooklyn, një institucion i mbipopulluar që njihet për incidentet e dhunshme.
Seanca dëgjimore do të mbahet përpara gjykatësit Alvin Hellerstein, tha Gjykata e Distriktit Jugor të New York.
Maduro përballet me akuzat për drogë dhe armë, një çështje që qeveria e ka ndjekur në gjykatë prej 15 vitesh dhe presidenti është konsideruar i pandehur prej 6 vitesh.
Presidenti venezuelian u kap më 3 janar në rezidencën e tij në Karakas, nga forcat amerikane, në kuadër të operacionit “Maduro out”.

Delcy Rodríguez pritet të betohet si presidente e Venezuelës, disa orë pasi Donald Trump e paralajmëroi se mund të paguajë një "çmim shumë të madh" nëse "nuk bën atë që është e drejtë".
Presidenti amerikan ka deklaruar se nuk bën atë që është e drejtë, do të paguajë një çmim shumë të madh, ndoshta më të madh se Maduro, shkruan BBC.
“Ndryshimi i regjimit, sido që të doni ta quani, është më i mirë se ai që keni tani. Nuk mund të bëhet më keq”, shtoi presidenti amerikan.
Trump është zotuar se SHBA-të do ta drejtojnë vendin derisa të jetë i mundur një tranzicion i sigurt.
Ai gjithashtu premtoi se kompanitë amerikane të naftës do të hyjnë në vend për të rregulluar infrastrukturën "dhe për të filluar të fitojnë para për vendin".
Ndërkaq, Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro do të paraqitet sot (e hënë) në gjykatë në New York pas arrestimit të tij nga ushtria amerikane.
Ai ndodhet në Qendrën Metropolitane të Dënimit në Brooklyn, një institucion i mbipopulluar që njihet për incidentet e dhunshme.
Seanca dëgjimore do të mbahet përpara gjykatësit Alvin Hellerstein, tha Gjykata e Distriktit Jugor të New York.
Maduro përballet me akuzat për drogë dhe armë, një çështje që qeveria e ka ndjekur në gjykatë prej 15 vitesh dhe presidenti është konsideruar i pandehur prej 6 vitesh.
Presidenti venezuelian u kap më 3 janar në rezidencën e tij në Karakas, nga forcat amerikane, në kuadër të operacionit “Maduro out”.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro
Kina i ka kërkuar SHBA-së të lirojë menjëherë presidentin venezuelian, Nicolas Maduro.
Ministria e Jashtme kineze deklaroi se operacioni ushtarak amerikan për të kapur presidentin e Venezuelës shkeli ligjin ndërkombëtar, shkruan Sky News.
Në deklaratë, thuhej ndër të tjera se Kina gjithmonë mban komunikim dhe bashkëpunim pozitiv me qeverinë e Venezuelës.
Disa orë para kapjes së tij, Maduro po priste një delegacion kinez në Karakas të udhëhequr nga përfaqësuesi i saj special për çështjet e Amerikës Latine, Qiu Xiaoqi.
Pamjet filmike i tregonin ata duke buzëqeshur së bashku, të pavetëdijshëm për atë që do të ndodhte së shpejti.
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro do të paraqitet sot (e hënë) në gjykatë në New York pas arrestimit të tij nga ushtria amerikane.
Ai ndodhet në Qendrën Metropolitane të Dënimit në Brooklyn, një institucion i mbipopulluar që njihet për incidentet e dhunshme.
Seanca dëgjimore do të mbahet përpara gjykatësit Alvin Hellerstein, tha Gjykata e Distriktit Jugor të New York.
Maduro përballet me akuzat për drogë dhe armë, një çështje që qeveria e ka ndjekur në gjykatë prej 15 vitesh dhe presidenti është konsideruar i pandehur prej 6 vitesh.
Presidenti venezuelian u kap më 3 janar në rezidencën e tij në Karakas, nga forcat amerikane, në kuadër të operacionit “Maduro out”.

Foto: Gustavo Petro
Pas paralajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump për një operacion në Kolumbi si ai i Venezuelës, ka reaguar homologu i tij Gustavo Petro.
“Ndaloni së shpifuri; emri im nuk shfaqet në asnjë rast trafikimi droge", shkroi në X presidenti kolumbian duke iu drejtuar Trump dhe Sekretarit të Shtetit Marco Rubio.
Petro kujtoi gjithashtu se si "komandant suprem i forcave të armatosura", për të luftuar trafikimin e drogës, "urdhërova sekuestrimin më të madh të kokainës në historinë botërore".
"Kam besim të madh te populli im dhe për këtë arsye i kam kërkuar popullit të mbrojë presidentin nga çdo akt i paligjshëm dhune kundër tij", theksoi ai.
Komente













o pedofil je bo si boris johson ne covid-19 kush pi te bardh i hiqet britishi….. pa merak se jua q……. motren escortave qe ju keni ne uk more moter q……ma
Përgjigjubanditeve te tjere qe shtypin e nenshtrojne popuj po ju vjen fundi.
PërgjigjuKam nje pyetje:keta presidente trafikante Kane hyre ndonje here ne SHBA per marveshjes trafik droge? Se Marr veshjet Kane vlere dhe aranci kur behen nga kreret e trafikut, jo nga hicet. Se dyti, kush eshte prite si dhe shperndarjes I droge me cmimi shumice dhe pak ice Ne SHBA, Jane Venezuelan, kolumbiane, ku bane, apo ka oligarket droge amerikane. A shperndahet kjo droge ne hotelet dhe resorset turistike qofsh in lluksoze qofsh in te thjesht a? Po ne resorset turistike TE Trapit a u jepet droge klient eve, sigurisht, kundrejt pageses. Nese po, atehere resorset e kushner it Ne Sazan duhet te anullohet, sepse Shqiperia eshte "trafikante" droge.
PërgjigjuNuk kam menduar kure qe Amerika jugore dote kapitulloj kunder Imperializmit te semurit mendor Trumpit dhe OkB te doet dhe tani dote behen Argatet e Trumpit .
Përgjigju