Donald Tusk në krye të partive më të mëdha të krahut të djathtë europian me 93% të votave

Donald Tusk në krye të partive më të mëdha të krahut të djathtë europian me 93% të votave

Që do të zgjidhej President i Partive Popullore Europiane, kjo pritej pasi ishte i vetmi kandidat por që të votohej me një votë plebishitare, kjo ishte e papritur.

Presidenti në largim i Këshillit Europian, polaku Donald Tusk u zgjodh nga kongresi i zhvilluar në Zagreb, në krye të Partive më të mëdha të krahut të djathtë europian me 93% të votave.

“Ju falënderoi për besimin që më dhatë. Për mua është më mirë të jem Presidenti i ri i Partive Popullore Europiane sesa ish President i Këshillit Europian”, - tha Tusk para delegatëve.

Për Tusk, i cili ka udhëhequr samitet e krerëve europianë që nga viti 2014, problemet nuk kanë munguar, që nga kriza greke e deri te Brexit.

Kush është Donald Tusk?

Polaku, 63 vjeç, ka qenë kryeministër në vendin e tij dy herë (2007-2014) dhe më pas, që nga viti 2014, ai ka qenë President i Këshillit Evropian.

I lindur në Gdansk, aktiv në politikë që nga rinia, konservator në politikë, liberal në ekonomi, Donald Tusk njihet si një interlokutor i rëndësishëm.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm