Donald Veshaj dhe Bora Zemani kanë zgjedhur festivalin ‘Sunny Hill’ për të dalë publikisht me njëri-tjetrin. Me anë të një fotografie në rrjete sociale, Semi ka publikuar fotografi me dyshen duke shkruajtur: “Shokë përgjithmonë”.
Donaldi shfaqet në mes të dy vajzave duke i përqafuar ndërsa ato duken shumë të qeshura. Ndërkohë në këtë festival, Donaldi dhe Romeo performuan këngën e tyre të re. Në një pjesë të tekstit thuhej: “Nuk jemi duke bërë faj, afrohu dhe më puth si herën e parë. Lëri fjalët, lëri njerëzit, lëri krejt.”
Nuk dihet nëse edhe kjo këngë është dedikim për Borën. Megjithatë fansat do të lumturohen shumë që të dy i kanë dhënë një mundësi të dytë njëri-tjetrit. Madje gjatë performancës së binjakëve në ‘Sunny Hill’, nuk mungoi pankarta me emrin e Borës.