TIRANË-  Ditën e djeshme, banorët e shtëpisë së Big Brother iu dha një provë ku duhet të improvizonin një skenë nga disa filma të ndryshëm.

Dy aktorët, Donaldi dhe Monika u caktuan për të interpretuar një pjesë nga filmi “Përrallë nga e kaluara”, mirëpo e gjithë skena nuk shkoi ashtu siç e kishin parashikuar. Teksa Donaldi, në rolin e Gjinos po për përkundte në djep, tavolina e improvizuar u thye.

Kjo shkaktoi të qeshura mes banorëve, por që asnjëri nuk u ngrit për ta ndihmuar.