Donika Prela u konfirmua në detyrë, PD: Drejtësia, vegël që i shërben pushtetit dhe jo të vërtetës

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar vendimin për qëndrimin në detyrë të drejtueses së Krimeve të Rënda, konfirmim se reforma në drejtësi ka dështuar dhe se sistemi është i kapur nga krimi dhe politika në shërbim të tij.

Alibeaj u shpreh këtë të martë në një deklaratë për mediat se pavarësisht konstatimit të vëzhguesve ndërkombëtarë, se Donika Prela ka mashtruar shtetin shqiptar me dyshimin e fortë  të pastrimit të parave nga korrupsioni, komisioni i Vettingut vendosi ta mbajë dhe ky vendim sipas tij dëshmon se drejtësia e re është vegël e pushtetit dhe jo e të së vërtetës.

Teksa në fund e ka cilësuar vendimin për Donika Prelën në shkelje të plotë me ligjin, Alibeaj u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e datës 16 shkurt me synimin për t'i dhënë fund drejtësisë që mbron politikanët e korruptuar me lidhje kriminale.


Vëzhguesit ndërkombëtarë gjetën se Donika Prela, brenda një kohe të shkurtër, ka shitur prona me çmim 4 herë më të lartë sesa I ka blerë, duke vënë në dukje se me të ardhurat e deklaruara nuk justifikohej as blerja lirë e disa apartamenteve. Vezhguesit Ndërkombëtarë gjetën se bashkëshorti i Donika Prelës ka fshehur të ardhurat, ka punuar në të zezë, duke mos paguar taksat për shumë vjet, duke mashtruar shtetin shqiptar, me dyshimin e fortë të pastrimit të parave nga korrupsioni. 

Komisioni i vetingut, ndryshe nga rastet e tjera identike me të Donika Prelës, nuk i hetoi këto fakte, por mbajti në sistemin e drejtësisë një prokurore shërbëtore të Edi Ramës, me pasuri te pajustifikuara dhe qe i ka sherbyer krimit, nga Emiljano Shullazi tek banda e Avdylajve dhe deri tek shkaterrimi i dosjes se Saimir Tahirit.Vendimi për Donika Prelën është marrë në konflikt të pastër interesi dhe në shkelje të plotë të ligjit, pasi nga verifikimi i kamerave të sigurisë të prokurorisë së krimeve të rënda, Komisioni i Vetingut do të kishte zbuluar se Donika Prela është takuar rregullisht me anëtaren e trupit të saj gjykues, Valbona Sanxhaktari në periudhën nëntor dhjetor. 

Mbajtja e Donika Prelës është rasti tipik kur drejtësia është e kapur nga krimi dhe politika në shërbim të tij. Partia Demokratike ka denoncuar faktin se me firmën e Donika Prelës, si drejtuese e prokurorisë së Durrësit, është liruar nga burgu drejtuesi i bandës së Avdyljave, Astrit Avdyli, në makinë e të cilit u gjet një armë pa leje janarin e vitit që shkoi. Shërbimi kriminal që Donika Prela ka kryer për bandën që blinte vota për llogari të Edi Ramës në qarkun e Durrësit gjendet në dosjen 339, si pjesë e përgjimeve të bandës së Avdylajve. 

Mbajtja e Donika Prelës në sistemin e drejtesise është konfirmim se reforma në drejtësi ka vdekur dhe se drejtësia e re është një vegël që i shërben pushtetit e jo të vertetës. Së bashku, ne duhet t’i japim fund kapjes së drejtësisë që mbron politikanët e korruptuar, me lidhje kriminale. Data 16 shkurt është një mundësi që ne të mos pranojmë më një drejtësi që i shërben atij që ka më shumë para dhe më shumë pushtet!

Enkelejd Alibeaj, Deputet i Partisë Demokratike

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kolona: 03/03/2019 19:45

    O krrimb, o kriminel duaje pak Shqipërinë se ka 30 vjet që e rjepni dhe vetem kockat i kanë mbetur. Po ku kini të ngopur ju Salista, agjentë, kelyshe të buces PD.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre