Largimi i deputetes Rudina Seseri u njoftua në mbledhjen e grupit PS, në mes të dhjetorit të vitit të kaluar. Deputetja e qarkut Durrës nëpërmjet një letre dërguar kryetarit Edi Rama, shkruante se jepte dorëheqjen për arsye personale. “Rishtazi kam vendosur të marr angazhime më të mëdha profesionale, të cilat e bëjnë të pamundur të përmbush përgjegjësinë e detyrës së deputetit në vazhdimësi” – shkruante ajo. Mediat shkruajtën se tërheqja e Seserit kishte të bënte me përfshirjen e saj në një projekt të madh menaxhimi fondesh në SHBA ku Seseri jeton prej vitesh.
Sipas procedurave të Rregullores së Kuvendit dhe Kodit Zgjedhor, ajo duhet të ishte zëvendësuar brenda 2 javëve.
Më 13 JANAR 2012
KQZ me 7 vota pro i dha mandatin Gjon Bardhit, pasardhës ne listën e deputeteve ne Fushe-Kruje. Por ky i fundit kishte depozituar një deklarate refuzimi ne mëngjesine asaj dite, duke deklaruar se do qëndronte kryetar i Bashkisë së Fushë-Krujës.Por KQZ e rrezoi këtë kërkesë me argumentin se papajtueshmëria e mandatit konstatohet nga këshilli i mandateve ne parlament.
CFARE DO VENDOSE KESHILLI I RREGULLORES
Sipas Rregullores së Kuvendi, duhet të mblidhet Këshilli i Rregullores së Imuniteteve dhe Mandateve dhe t’i thote KQZ-së që të sjelle kandidatin tjetër që eshte i paraqitur në listën e Partisë Socialiste në Durrës, Edison Konomi. Nga ajo ditë deri më sot, ende nuk është mbledhur Këshilli i Rregullores.
Në një intervistë të botuar të dielën, në gazetën Panorama, Kryetari i Grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, akuzoi Topallin, se po mban peng zëvendësimin e mandatit të deputetes Rudina Seseri, për shkak të etheve që kanë zënë maxhorancën lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri. Këshilli drejtohet nga Jozefina Topalli dhe përbëhet nga 10 deputetë. Anëtarët e tjerë të PD-së janë: Viktor Gumi, Ilir Rusmali, Gent Strazimiri dhe Arenca Trashani. Ndërsa nga PS, Gramoz Ruçi, Kastriot Islami, Damian Gjiknuri, Pandeli Majko dhe Marko Bello.
ZGJEDHJA E PRESIDENTIT
Muaji korrik do të angazhojë forcat politike në zgjedhjen e Presidentit të ri te Republikës. Sipas ndryshimeve kushtetuese të miratuara në vitin 2008, kreu i shtetit në 2 raundet e para duhet të zgjidhet me shumicë të cilësuar votash dhe në rast se konsensusi nuk arrihet, atëherë miratimi i tij bëhet me 71 vota. Por, prej disa muajsh ka nisur një debat nëse do të quhen apo jo të vlefshme raundet e para të votimit në rast se në sallë nuk janë të pranishëm të paktën 84 deputetë. Dy emra janë paraqitur tani në ambientin politik, Fatos Nano dhe Jozefina Topalli. Duket se tashme palët kanë filluar të llogarisin votat dhe mbështetjen e nevojshme në Parlament.
(sg/shqiptarja.com)