Dorëheqja e kryeministrit Vuçeviç në Serbi, gazetari për Report Tv: Janë protestat më të mëdha nga studentët që arritën të rrëzojnë një qeveri

Protestat e zhvilluara thuajse gati një muaj nga studentët në Serbi, janë nga më të mëdhajat në Ballkan gjatë 20 viteve të fundit që arritën të rrëzojnë një qeveri. Kështu u shpreh gazetari Valon Arifi nga Presheva për Report Tv.

“Pak më herët dha dorëheqjen kryeministri Millosh Vuçeviç. Ndërkohë pritet të japë dorëheqjen edhe kryetari i Novi Sad, Milan Gjuriç, tha Arifi duke theksuar se faktorët ndërkombëtar kanë qenë një shtysë që studentët kanë zhvilluar protestat.

Më tej Vuçeviç shtoi se presidenti Vuçiç me këto ndryshime që po bën mund të përfshijë profesorë dhe partitë opozitare në qeverinë e re.

"Presidenti Vuçiç ndoshta mund të përfshijë edhe profesorë e mësues në qeverinë e re. Mund të përfshijë edhe partitë opozitare në qeveri. Megjithatë kjo mbetet për tu parë", përfundoi ai.

Pasi studenët e universiteteve të Serbisë nisën dje një bllokadë 24-orëshe në Beograd, duke kërkuar përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave nga shembja e strehës në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, Vuçiç gjatë një konference për shtyp tha se kërkesat e studentëve janë plotësuar dhe se po shikon për disa ndryshime në qeveri.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë