Dorëheqja e opozitës, Soreca: Ka sjellë pasiguri, pasojat i ka Shqipëria! SPAK-u po bëhet realitet

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca është shprehur nga Korça se situata politike në Shqipëri është kaq e pasigurt sa nuk mund të vlerësohen pasojat që mund të ketë. Ai i bëri thirrje qeverisë dhe opozitës që të ulen dhe të dialogojnë për të gjetur zgjidhje për krizën politike, pasi dëmton procesin e integrimit në BE.

"Ndodhemi në një situatë të vecantë politike. Heqja e mandateve është një formë kundërproduktive për ushtrimin e mandatit. Cdo deputet ka të drejtën e tij ta bëjë këtë, por kanë përgjegjësi përpara votuesve. Vendi ku demokracia duhet të zbatohet është parlamenti. Heqja e të drejtës për ta bërë këtë gjë në parlament nuk është mirë për Shqipërinë.

Shqetësimi kryesor i BE është ajo që do të vijojë në kuadrin e procesit të hyrjes së Shqipërisë në BE. Ky vendim e minon këtë gjë. E minon procesin e Shqipërisë drejt BE-së. Shqipëria ka bërë progres të mirë në muajt e fundit, duke filluar nga qershori i 2018-tës. Pyetja që i shtrojmë vetes është si do të vijojë Shqipëria në këtë rrugë?

Sugjerimi i vetëm që kam, është që ne presim që qeveria dhe opozita të ulen në dialog për të kaluar këtë situatë. Kemi hyrë në një fazë pasigurie politike, por edhe një pasigurie teknike. Dhe mendojmë që për këtë gjë duhet menduar seriozisht, duhet hyrë në dialog, ky është mendimi i BE-së. Në këtë moment është shumë herët të bëj ndonjë parashikim, pasiguria është e lartë.

Ajo që mund të them është se pa dialog nuk ka zgjidhje.  Cështja shtrohet se si Shqipëria mund të ecë përpara në rrugën e BE-së? Situata është kaq e pasigurt sa nuk mund të vlerësojmë pasojat që mund të ketë. Është momenti për të ndaluar, menduar dhe për të parë përpara për qytetarët shqiptarë" tha Soreca.

Përfaqësuesi BE-së komentoi edhe ngritjen e SPAK-t duke u shprehur optimist se shumë shpejt do të bëhet realitet, organi që do të luftojë korrupsionin në nivele të larta. "Dje përfundoi afati për aplikimet në SPAK. Kemi 27 aplikime për 15 poste, mendoj që shumë shpejt SPAK-u do të bëhet realitet. Ato parti që e mbështetën reformën në drejtësi, duhet të vijojnë që ta mbështesin".

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 22/02/2019 21:54

    Zoteri Soreka ,sa per negociatat ,mir apo keq ,jan ne rrugen e tyre ,tash jemi tej ngopur me kete ceshtie ;mos e shtini me tej me premtime kete problem ,se e ben me keq .Sa per ceshtien e mandateve ,mos e trajtoni ,thjesht per nje problem shqipetar ;eshte me shum se kaq ,del jasht kufijve te shqiperise .Eshte nje precedent teper i rrezikshem ,per shtetet demokratike te sedrejtes .Juve e dini shum mir ,por pse beni indiferentin ,duke e trajtuar si nje problem pa rendesi ,sikur te kishte levizur pak nga vendi fshesa, nga pae deres .Na flet per nje progres te shqiperise muajt e fundit ;mos keni mar vesh per rritie prodhimi ,mos keni marr vesh per trefeti ne nivele te larta ,mos dini gje per nfritie rrogash ,rritie pensionesh ,mos keni marr vesh ,per nje sherbim te shkelqyer te institucioneve ndaj popullit ;Apo nuk e dini se nje e treta e shqipetareve ,pra mbi nje milion banor ,jetojne me me pak se 3.50 evro ne dite .Na propagadoni c'do minut SPAK-un ,ate ta ngrini ,por sa te ngrini ju ate ,ne kemi vajtur ne ferr.Si perfaqesus i BE sigurisht duhet te beni shum me shume .

    Përgjigju
  • Ismet: 22/02/2019 18:48

    Ky soreca dhe evropa ku ishin kur ky vend u katandisur kështu Çfarë morali kanë këto ambasadore kur flasin për europë kur ne u katandisëm si në afganistan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja