Dorëheqja taktike/ Ja si Arjana Fullani kërkon rikthimin në drejtësi pa Veting

Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë Arjana Fullani, bashkëshortja e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, kërkon heqjen e afatit 15-vjeçar për të qëndruar larg drejtësisë, pasi u largua nga sistemi me vullnetin e saj, për t’i shpëtuar skanimit të trefishtë të Vetingut për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në 23 korrik të 2019, vendosi të ndërpriste procesin e Vetingut për Arjana Fullani, pas largimit të saj fillimisht nga Gjykata e Lartë dhe më pas refuzimit për të shërbyer në gjykatën e apelit.

Por, në vendimin e Komisionit të Vetingut, ndër të tjera theksohet humbja e së drejtës së Fullanit për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare. Këtë pikë të vendimit, Arjana Fullani kërkon që ta rrëzojë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke sinjalizuar kështu një plan të saj për t’u rikthyer në gjyqësor, pas dorëheqjes taktike për të shmangur Vetingun. Në datën 4 shtator, zonja Fullani i ka kërkuar KPA që të heqë pjesën e ndalimit për një afat prej 15 vitesh për t’u rikthyet në gjyqësor.

Pse Fullani kërkon heqjen e afatit ndalues?

Ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili rregullon mënyrën e emërimit të ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve në drejtësinë e re, nuk parashikon kontrollin e pasurive dhe figurës për ish-gjyqtarët që duan të rikthehen në sistem. Kjo duket se është edhe arsyeja se pse Arjana Fullani i kërkon Kolegjit të Apelimit heqjen e kriterit ndalues për t’u rikthyer prej 15 vitesh. Nëse Kolegji i Posaçëm i Apelimit e rrëzon periudhën e ndalimit prej 15 vitesh, Arjana Fullani mund të rikthehet në sistemin e drejtësisë pa iu nënshtruar kontrollit të pasurive dhe figurës.

Më konkretisht, neni 36 i ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve parashikon mënyrën e emërimit të ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve në drejtësinë e re. Sipas pikës 1 të këtij neni, brenda afatit dyjavor, nga data e publikimit të listës së të diplomuarve, ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët mund të kandidojnë për t’u riemëruar, pas marrjes së ftesës, në përputhje me përcaktimet në pikën 1, të nenit 39, të këtij ligji.

Po çfarë parashikon neni 39?
Pika 1 i nenit 39 i ligjit për statusin e magjistratëve, parashikon që brenda muajit qershor të çdo viti, pas përfundimit të procedurave të transferimit paralel dhe ngritjes në detyrë, secili Këshill shpall vendet e lira për të emëruarit. Pra, nuk ka asnjë parashikim për kontrollin e pasurive dhe figurës. Ndërkaq, ndryshe janë kushtet për të diplomuarit në Shkollën e Magjistraturës. Ata, sipas pikës ‘c’ të nenit 35 të këtij ligji, duhet t’i nënshtrohen kontrollit të pasurisë dhe figurës. Pra, vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit do të jetë vendimtar për fatin e Arjana Fullanit në raport me drejtësisë. Të njëjtën kërkesë kanë bërë edhe ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë Evelina Qirjako dhe Aleksandër Muksaj.

Beteja për t’u larguar
Arjana Fullani, u emërua në Gjykatën e Lartë në korrik të vitit 2008 nga Partia Demokratike, ndërsa u dekretua nga Bamir Topi, në atë kohë President. Në korrik të vitit 2017, Fullani u largua nga Gjykata e Lartë, ndonëse sipas ligjit mund të qëndronte në detyrë pa limit kohor, deri kur të zëvendësohej. Pavarësisht largimit nga Gjykata e Lartë, Fullani, sipas KPK, nuk e humbi statusin e magjistrates, pasi kishte të drejtë të shërbente si gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Për rrjedhojë, në datën 15 mars të 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përzgjedhur zonjën Fullani më anë të shortit për t’iu nënshtruan procesit të Vetingut. Por, Arjana Fullani, në 30 prill të 2018, i ka dërguar një shkresë KPK, ku njoftonte se nuk ka paraqitur kërkesë për t’u emëruar gjyqtare në Gjykatën e Apelit dhe se ka filluar ushtrimin e veprimtarisë ekonomike private në profesionin e avokatit. Në këto kushte, ajo ka vlerësuar se statusi i saj si gjyqtare ka mbaruar.

Ndërkaq, Komisioni i Vetingut, me një shkresë drejtuar Arjana Fullanit, ka vlerësuar se, megjithëse znj. Fullani i ka mbaruar mandati si anëtare të Gjykatës së Lartë, ajo për shkak të ligjit vijon të gëzojë statusin e magjistrates. Fullani i është drejtuar sërish Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke kërkuar pushimin/ndërprerjen e procesit të rivlerësimit, për shkak se pretendonte se nuk është subjekt i Vetingut. Gjatë kësaj beteje me shkresa, Komisioni i Vetingut ka vënë në lëvizje Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Nga ana e tij, KLGJ i është drejtuar znj. Arjana Fullani duke i kërkuar konfirmim për të drejtën e saj për t’u caktuar në një pozicion nivel apeli. Me shkresën e datës 08.04.2019, znj. Arjana Fullani ka konfirmuar faktin se “nuk dëshiron të emërohet si gjyqtare në nivel Apeli as tani dhe as në të ardhmen”. Më tej, Këshilli i Lartë Gjyqësor, me shkresën e datës 25.04.2019 informoi Komisionin e Vetingut se ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit, për ish-gjyqtaren e Gjykatës së Lartë, znj. Arjana Fullani. Pas këtij vendimi, KPK ka vendosur që të ndërpresë Vetingun për Arjana Fullanin.

Emërimi magjistrat i ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve
1. Brenda afatit dyjavor, nga data e publikimit të listës së të diplomuarve, ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët mund të kandidojnë për t’u riemëruar, pas marrjes së ftesës, në përputhje me përcaktimet në pikën 1, të nenit 39, të këtij ligji. Kërkesa për t’u riemëruar si magjistrat duhet të përcaktojë renditjen preferenciale të tre gjykatave ose prokurorive.

2. Brenda afatit njëmujor që nga data e publikimit të listës së të diplomuarve, Këshillat shqyrtojnë kërkesat e paraqitura për emërim dhe emërojnë magjistrat kandidatët që:

a) përmbushin kriteret e shkronjave “a”, “b”, “d”, “dh”, “ë” dhe “f”, të nenit 28, të këtij

ligji;

b) janë diplomuar në Shkollën e Magjistraturës dhe kanë ushtruar funksionin e magjistratit për të paktën 5 vjet në 15 vitet e fundit;

c) nuk duhet të kenë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike, gjatë 10 viteve të fundit përpara kërkesës për riemërim si magjistrat.

3. Brenda afatit njëmujor nga data e publikimit të listës së të diplomuarve, Këshillat refuzojnë të riemërojnë çdo person që nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikën 2, shkronja “a”, të këtij neni.

Njoftimi i Kolegjit të Apelimit
-Çështja (JR) nr. 40/2019, datë 04.09.2019 (Subjekti i rivlerësimit Arjana Fullani)

-Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 186, datë 23.07.2019

-Data e regjistrimit: 04.09.2019. Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit  

-Objekti: Ankim pjesërisht i vendimit nr. 186, datë 23.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vetëm për pikën 2 të tij që thotë: “Të deklarojë humbjen e së drejtës së këtij subjekti për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë Gjyqësor ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.”

-Përbërja e trupit gjykues: Kryesuese: Albana Shtylla. Relatore: Natasha Mulaj. Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • spartak: 16/10/2020 22:42

    Po, që do kthehen në sistemin e Pa drejtësisë , jo vetëm kjo Arjana FULLANI , por edhe të tjerët një nga një , nuk ka dyshim dhe kot ju rren mendja . Detyrimet, që kanë patur ndaj gjithë këtij taborri të sistemit të Pa Drejtësisë gjatë këtyre 25-30 vjetëve PUSHTET-POLITIKA plus, ju kanë shtuar dhe ato të OLIGARKEVE dhe Kapove të MAFIOZEVE të të gjitha lloje trafiqeve e poshtërsive, do i detyrojnë këta ti fusin një nga një nga penxheret . Shërbimin e parë , kuptohet duke përfshi dhe atë ndaj vehtes e bënë me miratimin 100 % me 140 vota dhe 10 minuta duartrokitje të ligjit të VETTINGUT . Vunë në rrjesht me duartrokit edhe gjithë ambasadorët e përfaqësuesit e gjithë Organizmave Ndërkombëtare . Ligji i VETTINGUT , u tërhoq , u shkëly e u sakatu nga të gjitha palët , deri sa erdhi tamam në qokë , LIMONATE , sepse duheshin mbrojt me çdo kusht miqtë e sistemit të pa drejtësisë , por duhesh ruajtur edhe koka e guzicja e të gjithë atyre që i punuan qindin Shqipërisë e shqiptarëve , duke i grabit , sa s'ka mbet gjë në tefter. I keni ndigju, që, gjoja të përjashtuarit nga sistemi i Pa Drejtësisë , janë organizuar e kanë krijuar edhe shoqatë . Kanë filluar kërkesat e ankesat , dhe po shtojnë presionin . Ndaj kujt do thoni ju . Ato që kanë mbetur , janë po kolegët , shokët e miqtë e vet . Po fillojë politika me toleru me një dorë , ato janë hazër dhe do ngrejnë të dy duart . Paradokset më të mëdha të ligjit të VETTINGUT janë : 1. Bone, ç’bone , HIK , me ato që ke vjedh e abuzu , se nuk të kërkon njeri llogari, biles, me paret e abuzueme mund të shkosh e të jetosh ku të kesh kokrrën e qefit e të merresh me biznese sa të bëhesh telef .( E kemi në dorë vetë . Bojmë AMNISTI ne, që t’flejnë rehat me ligjin si jastik gjithë hajdutët , abuzuesit e mafiozët ) Shembullin e dha i pari , ish Prokurori i Përgjithshëm , që, mbasi abuzoi dhe me Pronat ku i kishin varë mëlçitë në qafë , po vuan familjarisht në mes të Gjermanisë . Të gjithë ato që hikën , janë duke vuajt për bukën e gojës, prandaj disa po duan me ju fut politikës e me u bo dhe deputetë , sa të hajnë një kothere bukë thatë . 2.Shumica , mos me thënë 100 % e të larguarve , patën një paradoks të pa konceptueshëm . Nuk qenë të zot me JUSTIFIKU edhe pasunitë që kishin VETEDEKLARU . Me gjithë atë po ju largojmë, e asgjë ma shumë . O DIO o MORES . Çfarë emri ti vejsh kësaj maskarade . S'do mend . Tek shporta me mollë , një kokërr e kalbur , prish gjithë shportën . Po kur kjo shportë paska patur 95 % kokrra të prishura , a thu ato 5 % që, kanë ndejtë , kanë punu , kanë dhënë vendime , e kanë hëngër e kanë pi bashkë, do jenë qelibar , e do I rezistojnë presioneve . Ishin pak më të shkathët në vetëdeklarime , e asgjë më shumë . Vettingu në Polici , largon me të parën një oficer me vlera dhe integritet si Arben FRASHERI , kur me qindra oficerë policie , policë gjygjësorë , e kontrollit rrugor i kanë pasuritë e abuzimit me detyrën në forma lokalesh e hotelesh nga ma lluksozet që mos e pyet . Po si do kalojnë VETTINGUN Pushtet-Politika ? Me Ligjin që miratuan me unanimitet asnjëherë si preket as qimja , e jo mo abuzimi . Me gjithë atë ja kanë nevojën edhe atyre që u larguan nga Sistemi i Pa Drejtësisë, edhe për mënyrën se si japing VERDIKTE , por edhe sepse çoç dijnë edhe ata nga yrneqet e abuzimeve të pa dënuara të PUSHTET-POLITIKES . Pra , jeni të bindur, që ata të larguarit do kthehen gradualisht , pa zhurmë e pa bujë , se na duhen . Pse mos ta fillojmë kthimin me FULLANEN ? Si thoni . Po apo jo ? Prandaj popullit të shkretë me të cilin është abuzu e vazhdon të abuzohet kur ju grabit e gjithë pasunia kombëtare , e vazhdon të grabitet me 500 mijë forma e konçesione , me grabitje taksash me tendera nga më abuzivët , PPP-të, etj , etj , kur pronat nuk kthehen e kompensohen , por edhe tek ajo mundësi me prona publike , po ngulen grataçielat e pallatet e pastrimit të parave të grabitura e të drogës ndërkombëtare të oligarkëve , mafiozëve e pushtet-politikës . As nuk duan tja dijnë e s’ja ndjen fare, se me këto grataçiela monstruoze , pa kurrëfarë kushtesh e kondicionesh urbanistike, po varrosin për së gjalli me qindra familje , të cilëve po ju heqin të drejtën e diellit , të dritës e të ajrit . Kriminela, që duke shfrytëzu pushtetin edhe të vjedhur , po mbysin popullin e thjeshtë duke i hequr të drejtat e liritë themelore . Populli ka mbi 20 vjet që vazhdon të grabitet e poshtërohet , e prap shikon po ato kriminela në dyert e pallatit të sistemit të pa drejtësisë . Po grabiten , po i vriten fëmija dhe akoma mbi gjakun e fëmijëve të tyre shikojnë se si luhen pa drejtësitë . Rinia , sidomos e shkolluar dhe me dinjitet e integritet nuk po duron më, e po largohen me tufa . E kanë mbyt vendin vetëm me biznes kafesh e pijetoresh , sepse aty vjelin të ardhura si me ja pasë lonë i jati . Prandaj , as mos e veni në dyshim, që të larguarit nga sistemi I Pa Drejtësisë do kthehen , sepse i duhen këtyre abuzuesve të Pushtet-Politikës me dalë pa lag . Për ditë e për natë maskarada e show nëpër të gjithë ekranet , sepse vetëm kështu mbysin çdo zë kundërshtues e të pa varur . Po shahen e po grihen me njeri tjetrin vetëm për hallet e këtij populli . Koka e politkanë 30 vjetësh , edhe nënat nuk ngetën pa pëgoju , ama , si nuk lëshuan të paktën një psherëtimë për gjithë atë atë rini që po vritet e sakatohet , apo për atë vajzë 20 vjeçare që ju këput jeta në mes të Elbasanit , jo vetëm nga një drejtues I pa përgjegjshëm , por si pasojë e pa përgjegjësisë ndaj detyrave KUSHTETUESE të një policie të tërë të drejtuar nga të pa aftë e të korruptuar . Mjerë ajo nënë e ai baba, që u detyruan të fusin ndën dhe , atë që duhet ta përcillnin nuse . Një nga pasojat . O Zot , mbaje dorën , se pushtet-politika ka hallin e showt nëpër TV. Ama , vetëm një NEN shtesë Ekstra tek ligji LIMONATE I VETTINGUT do i bënte një skanim të plotë të gjithë kësaj poshtërsie , krimi e abuzimi 30 vjeçar , duke realizuar TRANSFUZIONIN e plotë të komplet PUSHTET-POLITIKES tashmë të degraduar deri në qelizën e fundit . Ma kryesorja , do fillonte tu vendoste RREGULLI , e të funksiononte Shteti sipas RREGULLIT , e jo sipas interest e berihajit .

    Përgjigju
  • Fullani: 26/09/2019 18:19

    KPA tashme ka vendosur precedent per rastin si te zonjes Fullani qe parashikon 15 vjet perjashtim. Kshu te futme ne sistem nga dera e pasme nuk ka.

    Përgjigju
  • Alimi: 25/09/2019 17:51

    Kush ka vjedhur Shqiptaret e ngrate Kanceri eshte shpetimi i saj hudhni kete kafshe ne det .

    Përgjigju
  • Populli: 25/09/2019 12:42

    Zonja ta dije mire se Drejtesi pa Veting nuk ka me .Kesaj familjen ti konfiskohet pasuria dhe ti kthehet popullit ,keshtu duhet te veprohet me te gjithe pa perjashtim

    Përgjigju
  • Korca: 25/09/2019 09:07

    Ujqerit e vjeter eshte veshtire ti kapin. Kjo eshte nje ulkonje qe vetem zoti mund te vere dore dhe ta zhduke nga faqja e dheut. Nuk besoj se do ti beje gje dikush, pasi nuk kane fuqi. Ajo do kthehet dhe do vazhdoje sic ka bere.

    Përgjigju
  • Vlore: 25/09/2019 08:35

    Te pa ngopurite.......

    Përgjigju
  • One: 25/09/2019 08:18

    Keta jane dhe hajdute te trashe. Dmth i vetmi qellimi eshte te shmang vetingun qe i bie e pranon se ka pasuri te vjedhur dhe s’e justifikon dot :) Po te funkionoje ligji keta jane te gjithe te zbuluar. Keta kane vjedhur ne meyre te hapur dhe pa turp.

    Përgjigju
  • nora: 25/09/2019 08:00

    Familja Fullani eshte nje familje hajdutesh qe drejtesia e re duhet ta kete ne krye te listes, te vjedhesh miljona dhe te dalesh i pa fajshem eshte nje skandal.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja