Dosjet e bujshme të Arjana Fullanit nga shpëtimi i Ilir Metës nga burgu tek terroristi Abdulselam Turgut, karriera 30-vjeçare dhe fundi i palavdishëm 

Kolegji i Posaçëm i Apelit 'vulos' fundin e karrierës së Arjana Fullanit në drejtësi, dha dorëheqjen nga Gjykata e Lartë për të shmangur Vetingun dhe refuzoi të punonte në Apel. Karriera nga 1987 si prokurore tek mbarimi i statusit të magjistratit në 2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, shkalla e dytë dhe e fundit e Vetingut, ka vendosur sot të përjashtojë përfundimisht nga drejtësia ish-anëtaren e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani, bashkëshorte e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Arjana Fullani u largua nga Gjykata e Lartë në korrik të 2017, për t’i shpëtuar Vetingut, ndonëse sipas ligjit mund të qëndronte në detyrë pa limit kohor, deri kur të zëvendësohej, siç bëri Ardian Dvorani. Fullanit iu afrua e drejta për të shërbyer në Gjykatën e Apelit pas dorëheqjes nga Gjykata e Lartë, por refuzoi. Pas një sërë procedurash, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në korrik të 2019, vendosi të ndërpresë procesin e Vetingut për Arjana Fullanin dhe ta përjashtojë me 15 vjet nga drejtësia. Fullani kundërshtoi në Kolegj pikërisht përjashtimin, me sa duket për të lënë një shteg për t’u rikthyet kur të përfundojë Vetingu

Arjana Fullani e ka nisur karrierën në drejtësi që në vitin 1987 si prokurore, për të vijuar më tej si gjyqtare e Tiranës në vitin 1992, më pas gjyqtare e Apelit në Tiranë në vitin 1994, drejtore e Shkollës së Magjistraturës gjatë periudhës 1995-1997, asistente ligjore në Gjykatën e Lartë nga viti 1997 deri në vitin 2000, sërish Drejtore e Shkollës së Magjistraturës nga viti 2000 deri në vitin 2008 dhe në vitin 2008 u emërua anëtare e Gjykatës së Lartë nga Partia Demokratike në koordinim me Presidentin e atëhershëm Bamir Topi. 

Gjatë karrierës 30-vjeçare, zonja Fullani ka pasur dosje të rëndësishme në duart. Në janar të vitit 2012, zonja Fullani ishte pjesë e Kolegjit Penal pranë Gjykatës së Lartë, i cili shpalli të pafajshëm Ilir Metën. Ky i fundit akuzohej për korrupsion nga Prokuroria, e cila kërkonte dy dënimin me dy vite burg. Fullani votoi për pafajësinë e Metës. I vetmi anëtar që votoi ndryshe ishte Ardian Dvorani, i cili u bë objekt i një fushate sulmesh të Metës, deri kur u shkarkua si anëtar i Gjykatës së Lartë disa muaj më parë. 

Gjatë këtij procesi, bashkëshorti i zonjës Fullani, Ardian Fullani ishte Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Fullani, i cli u arrestua në vitin 2014 për vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i Bankës, por që u shpall më pas i pafajshëm, kishte raporte të afërta me Sali Berishën. Ky i fundit, një natë para vendimit, u shfaq duke darkuar në shtëpinë e Ilir Metës, për t’u dhënë një mesazh të qartë gjyqtarëve. 

Arjana Fullani ishte pjesë e Kolegjit të Gjykatës së Lartë, i cili konfirmoi si të ligjshëm një vendim të Apelit kryesuar nga Gjin Gjoni, i cili liroi nga burgu në vitin 2011 trafikantin ndërkombëtar të drogës, Abdulselam Turgut. Trafikanti turk u arrestuar në Rinas u bë për llogari të drejtësisë gjermane, pasi akuzohej se kishte trafikuar një sasi prej 1 tonësh heroinë në vitin 2009. Gjykata e Rrethit Tiranë e mbylli në qeli Turgut. Por, avokati tij ankimoi vendimin në Apel, duke kërkuar lirimin e tij. Gjin Gjoni e 

Gjykata e Apelit, e kryesuar nga Gjin Gjoni vendosi që shtetasi turk të lihet në “arrest shtëpie”, duke e detyruar që të qëndrojë në një banesë të marrë me qira nga ai në një pallat tek Kthesa e Kamzës. Abdulselam Turguti përfitoi nga ky vendim i Gjykatës së Apelit, me kryesues Gjin Gjonin, për t’u arratisur nga Shqipëria me identitet tjetër. Prokuroria kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Gjykatës së Apelit. Dhe Gjykata e Lartë e konsideroi vendimin e Apelit si të ligjshëm. Në tetor të vitit 2019, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se zbuluar një celulë terroriste, të cilët në 2018 kishin pasur si qëllim të kryenin akt terrorist ndaj muhaxhedinëve në Shqipëri. Pjesë e kësaj celule ishte edhe Abdulselam Turgut. 

Arjana Fullani, së bashku me ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë Admir Thanza, Guxim Zenelaj, Medi Bici dhe Edmond Islamaj, ka marrë pjesë edhe në mbylljen e dosjes CEZ të qeverisë ‘Berisha’, me mbi 400 milionë euro dëm ekonomik në kurriz të shqiptarëve. Në korrik të 2016, Prokuroria e Përgjithshme mbylli dosjen CEZ, me arsyetimin se procedura e privatizimit të OSSH nga qeveria Berisha ishte në përputhje me ligjin. Në atë kohë kryeprokuror ishte Adriatik Llallës, sot i shpallur non grata nga amerikanët si dhe i pandehur në SPAK. Këtë vendim, në Gjykatën e Lartë, e ka mbrojtur prokurori Kostaq Beluri, sot anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Gjykata e Lartë konfirmoi vendimin për mbylljen e dosjes. Nga pesë gjyqtarët, sot vetëm Medi Bici vijon të jetë pjesë e drejtësisë. Ndërkaq, me vendimin e sotëm, Arjana Fullani nuk mund të bëhet pjesë e drejtësisë deri në vitin 2034.

Arjana Fullani 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eli: 11/11/2020 14:28

    Kjo duhet te futet ne burg,te paguaj demin qe u ka shkaktuar shqipetareve,tu merret pasuria,a e kuptoni o popull cfare asht ba ne kohen e qeverisjes te kriminelit Sali.Po nuk futen ne burg Saliu,Ilirin me monen,Bashen shqiperia keshtu do vazhdoje e varfer.A e shikoni si hajdutat mbrojne njeri tjetrin .I mallkofte zoti.

    Përgjigju
  • Ben: 11/11/2020 12:40

    Pasuria e Fullanit eshte as cereku i pasurise se Rovena Gashit te Tik Llalles. Akoma se keni nxjerr veting Dritan Ginen?????????????

    Përgjigju
    • Taveni: 11/11/2020 14:20

      O Beni cfare ere ka kaka?

  • Lexues: 11/11/2020 12:37

    Ceshte kjo karriere??? Ne asnje fushe nuk eshte bere karriere...njerezit thjesht kane qene ne pune dhe kane marre rrogen..

    Përgjigju
  • Iliri: 11/11/2020 12:03

    Duhet te hetohet ti meret pasuria dhe te denohet per korrupsion dhe pervetesim i pasuris ...kjo s kanevoje te punoje me as pasardhesir e saj

    Përgjigju
  • ola: 11/11/2020 11:29

    mos u merzit derrkuce, te jep shperblim karstriot selita k/hajduti i ap.adm, sic i dha k/hajdutit te bankes...tet shoqi

    Përgjigju
  • timi: 11/11/2020 11:11

    Pjese e kastes qe kane grabitur pasurite e shqiptareve ne bashkpunim te ngushte me horrat politikane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja kremtohet edhe në Shkodër, qindra besimtarë morën pjesë në meshën e vigjiljes

Krishtlindja kremtohet edhe në Shkodër, qindra besimtarë morën pjesë në meshën e vigjiljes