Dorëzohet drafti i Planit të Menaxhimit, Butrinti me koncesion? Elva Margariti: Ministria, drejtuese e fondacionit

Ministrja e Kulturës Elva Margariti së bashku me shefin e bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff prezantuan sot draftin e planit të menaxhimit të integruar për Parkun e Butrintit. Ministrja Margariti e konsideroi hartimin e ligjit për Trashëgiminë Kulturore edhe Muzetë një vit më parë nga Ministria e Kulturës, një arritje, prandaj modeli i parë ku do të fillohet të ndërmerren hapat e zbatimit të këtij ligji është Butrinti. Ndërsa, Michael Granoff e konsideron këtë projekt një ndër nismat më të gjata, që ka ndërmarrë fondacioni i tyre, në të cilin përfshihen modelet më të mira të menaxhimit të integruar të trashëgimisë kulturore në të gjithë botën.

“Nisma e Butrintit është një nga nismat tona më të gjata që ka ndërmarr fondacioni ynë. Butrinti në një farë mënyre mëshiron të gjithë formën e partneritetit që ne synojmë të sjellim në Shqipëri. Së pari, që në fillim vumë re, që nuk mund që t’i bënim gjerat vetëm, prandaj kemi krijuar një partneritet edhe një bashkëpunim me ministrinë, edhe ministrat që kanë qenë (ish-ministrja e kulturës Mirela Kumbaro), për të arritur synimet tona në lidhje me trashëgiminë kulturore në Shqipëri. Gjëja e dytë që vumë re, është që ky është një projekt i vështirë, prandaj kërkuam në të gjithë botën të gjenim modelet më të mira për menaxhimin e integruar të trashëgimisë kulturore edhe t’i sillnim në Shqipëri”, shpjegon Granoff, teksa thekson se ajo që kanë vënëë re ishte, që pika kyçe për zgjidhjen e çështjes së Butrintit, nuk ishte që të hidhnin më shumë lekë apo të investonim më tepër para në këtë sit, por që të shihej një ide tërësisht e re, për menaxhimin e këtij siti, për shkak të kompleksitetit të vet edhe të madhësisë së vet.

“Kjo na çoi pastaj tek një ligj i ri edhe një legjislacion i ri, që do ta bënte të mundur një plan të tillë menaxhimi”, shpjegon shefi i bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim Michael Granoff, i cili shtoi se nuk ka shumë organizata të tjera, që të kenë një partneritet kaq të mirë me ministrinë edhe qeverinë, sa të krijojnë një ligj të ri, që ofron arkitekturën edhe mundësinë, e organizmit edhe menaxhimit të Butrintit në mënyrën më të mirë për Shqipërinë. (Ligji i ri për Trashëgimë Kulturore edhe Muzetë, viti 2018, ku përfshihet edhe krijimi i fondacioneve të posacme neni 172).

“Duke qenë se kam qenë i përfshirë në hartimin e legjislacionit në SHBA edhe në Shqipëri mundet që t’ju them me përgjegjësi që nuk është diçka e lehtë. Por besoj se sot kemi arrit në një etapë shumë të rëndësishme, sepse kemi arrit që të hartojmë një plan menaxhimi, që do t’i mbulojë të gjitha aspektet e menaxhimit në Butrint. Ne e kuptojmë edhe e vlerësojmë faktin që Butrinti është një perlë kulturore e Shqipërisë, jo vetëm një vend që shqiptarët mund të shikojnë të shkuarën e tyre, por edhe një vend që mund të rijetëzohet edhe shqiptarët mund që të shikojnë të ardhmen e Shqipërisë”, shpjegon Granoff, teksa thotë se planet e menaxhimit nuk janë as pikat fillestare të gjësë, por as fundi i gjësë, por një plan menaxhimi është një udhërrëfyes, si ta mbrojmë dhe zhvillojmë, që brezat e ardhshëm ta gëzojnë atë.

“Kjo është edhe një pjesë e punës së fondacionit, që ne sigurohemi që punojmë me institucionet shqiptare për të mbrojtur, ruajtur edhe çuar përpara këtë trashëgimi kulturore në Shqipëri, në mënyrë që brezat e ardhshëm të kenë mundësi ta gëzojnë atë. Kam kënaqësinë që formatin zyrtar të këtij plani ta dorëzojë në duart e ministres ( i dorëzon planin e menaxhimit për Butrintin). Me këtë plan jemi gati të nisim punën. Vitet në vazhdim pres të mblidhemi në Butrint edhe të shikojmë rezultatet e punë sonë”, thotë Granoff.

Ndërsa, ministrja e Kulturës teksa e konsideron Butrintin një sfidë të madhe, jo vetëm se është një nga sitet më të mëdha, por edhe sepse është një nga sitet që rekomandimet e UNESCO-s shtojnë detyrimet edhe përgjegjësit edhe më tepër.

“Unë mendoj se është gjëja e duhur, që duhet bërë në MK në vijim të aprovimit të ligjit të ri për Trashëgiminë  Kulturore edhe Muzetë, që modeli i parë ku ne të fillojmë edhe të ndërmarrim hapat e parë të zbatimit të këtij ligji, të jetë pikërisht Butrinti...”, shprehet ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Prandaj, sipas Margaritit, ky plan menaxhimi i integruar për Butrintin do të krijojë mundësi të reja, jo vetëm për sitin arkeologjik, por edhe për komunitetin përreth.

“Vlera e shtuar e Butrintit, që UNESCO e ka përfshirë në rekomandimet e saj, është fakti që  Butrinti vlerën e tij unikale që ka, është brenda një Parku Natyror. Ky park jep mundësi të mëdha zhvillimi jo vetëm sitit arkeologjik, por edhe komunitetit përreth. Lidhje të reja më të thjeshta për të arritur në Butrint, jo vetëm nëpërmjet parkut, krijimi i mundësive të artizanëve, për të qenë pjesë e suvenirëve, por edhe shumë sugjerime të UNESCO-s, se çfarë do të thotë të ruash vlerat na çuan drejt nevojës për të hartuar një plan menaxhimi të integruar, që të përfshinte të gjithë territorin, i cili duhet që të monitorohet nga një autoritet kombëtar i të gjithë parkut, e më pas çdo zonë e këtij parku të madh, si pjesa e zonës arkeologjike, ka planet e veta specifike”.

Më tej ministrja thekson se Butrinti nuk është vetëm zonë arkeologjike, prandaj sipas saj, të gjitha këto prekje do t’i japin Butrintit një shtim të vizitorëve.

“Qëllimi ynë është që të mos aksesohet më me makina, por të jetë mundësia e një sheshi ku të mund të qëndrojnë makinat. Të kthehet në një shesh për fillimin e marrjes së informacionin, shtimi i internerarëve rrotull. Të gjitha këto kthejnë aksesueshmërinë në një formulë, që do të kthehet edhe në një model për vendet e tjera të rajonit”, thotë ministrja.

Përsa u përket diskutimeve për koncesione, (PPP-ve) ministrja shpjegon ndërhyrjet që janë bërë një vit më parë në ligjin për Trashëgimisë Kulturore edhe Muzetë, fondacionet e posaçme, edhe se Ministria e Kulturës do të jetë pjesë edhe drejtuese e fondacionit.

“Formula është shumë e thjeshtë, ligji i ri specifikon krijimin e fondacioneve të posaçme, që MK është pjesë e fondacionit, drejtuese e fondacionit. Ajo që ne krijojmë në partneritet me fondacione të tjera, që shkrihet në një edhe krijohet një fondacion i ri, që MK është në krye të saj lind më pas një plan menaxhimi edhe biznesi më një afat 10-vjeçar. Kjo mund të bëhet vetëm bëhet me partnerë strategjikë. Nuk mund të bëhet vetëm nga MK. Por, nevoja e zgjerimit akoma edhe më shumë e vizionit edhe e krijimit të mundësive është edhe falë përkrahjes së ekspertëve më të mirë edhe partnerëve nga e gjithë bota”, vijon më tej Margariti.

Margariti premton se në Butrint nuk do të ketë asnjë lloj ndërtimi, por vetëm zhvillim të peizazhit natyror.

“Ne tentojmë që Butrintin ta kthejmë në brand, asnjë lloj ndërtimi. Fokusi ynë është edhe tek peizazhi natyror, jo vetëm tek monumentet e kulturës, që listohen si pasuri kulturore. Menaxhimi i peizazheve natyrore, si pjesë e trashëgimisë kulturore është formula e re që ligji i jep mundësinë MK, që të menaxhojë edhe t’i lidh me pjesë të tjera të kulturës dhe internerare. Plani i biznesit do vetëm të formulojë mënyrën më të mirë të qëndrueshme edhe të investimeve, që kanë të bëjnë me gërmime. Zonat që mund të vazhdohet të konservohet apo gërmohet edhe qendrat e informimit janë pjesë e një plani biznesi. Prioritetet që janë pjesë e hapit të parë, qendra e informimit, mënyra si do të ndërtohet parkimi apo do të thjeshtohen të gjitha ndërlidhjet me Butrintin. Plani i menaxhimit është një udhëzues shumë i mirë, ndërsa më pas mund të ketë diskutime se si do të zhvillohet elementë të ndryshëm në plane biznesi apo me aktorë të rinj”, thotë Margariti, e cila rendit si modele referimi për këtë plan të integruar menaxhimi, kanë pasur Stonehenge-n dhe Pompein. Ndërsa, për draftin tregon se ka pasur bisedime edhe me grupe interesi, që kanë bërë herë pas here rishikime të planit, së bashku me ministritë e linjës dhe bashkinë përkatëse.

 “Stonehenge ka qenë një model suksesi. Kjo është edhe një farë respekti, krijimi i një zone, kufij rreth kësaj pasurie kulturore. Pompei ka qenë një prej tyre. Vet Pompei nuk ka një plan biznesi të mirëfilltë. Por kemi parë shumë modele evropiane, që edhe janë realizuar. Pasi edhe në vende të tjera, siç po bëjnë në Shqipëri, këto janë të menaxhuara nëpërmjet fonacioneve edhe ministrive përkatëse. Kemi pas shansin që për tërë këto vite ne s’kemi marrë hapa përgjysmë, ndërsa tani kemi mundësinë që të hedhim hapa të shëndoshë. Ka pasur bisedime me grupe interesi edhe ka pas rishikime të vazhdueshme të planit, pika diskutimit është përhapur në të gjithë ministritë e linjës, në agjencitë e linjës, në bashki, ka pasur qasje edhe me debate. Por ky është një udhërrëfyes, që na jep mundësinë e parë të një plani të integruar 10-vjeçar. Por për çdo hap do të kemi në vijim plane më të detajuara, më specifike. Drafti është hartuar në bashkëpunim me MK”, vijon Margariti.

Hartimi i Planit të Menaxhimit të Integruar për Parkun Kombëtar të Butrintit, është realizuar nga kompania e kontraktuar “Prince and Pearce” edhe kostoja e tij është 250 mijë dollarë.

Plani i ri synon  do të prodhojë, krahas planit të përgjithshëm të menaxhimit, një plan biznesi të ri për zonën UNESCO të Butrintit, si dhe përgatitjen e një harte të përditësuar GIS për gjithë territorin e Parkun Kombëtar të Butrintit 9,000 ha. Qyteti antik i Butrintit për herë të parë u shpall monument kulture më 1948; më 1999 u regjistrua në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ndërsa, kostoja e implementimit të planit të menaxhimit do të shtrihet gjatë viteve 2010-2030, nuk dihet ende.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 15/10/2019 17:58

    PPP modeli me i keq i ekonomise .Po dhate dhe monumentet e kultures me PPP do mbaheni mend ne histori si qeveria e PPP.Shteti te menaxhoje te gjithe trashegimin kulturore dhe jo privati, se prandaj miliarda leke nuk shkojne ne arken e shtetit por te privati

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja