TIRANË- Biznesmeni i akuzuar nga SPAK për 7 vepra penale në dosjen “Akshi”, Ergys Agasi, kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit të Posaçëm. Agasi, i cili u arrestua më 26 gusht të këtij vitit pas 8 muajve në arrati, ishte i pranishëm në seancë.  Gjyqtari Florian Kalaja dëgjoi palët, avokatin, vetë Agasin si dhe prokurorët e SPAK, ndërsa vendimi do të shpallet të martën më 22 shtator.

Agasi akuzohet se ishte në grupe të një grupi kriminal që orkestronte tenderët. Po sot në Gjykatën e Apelit, kërkoi lirinë edhe ish zyrtari i lartë i policisë së Elbasanit, Ulian Shpataraku, i njohur si i besuari i ish-kryepolicit, Proda. Edhe shpallja e vendimit për të, u shty për të martën.

Shpataraku ishte në makinë me Agasin e shumëkërkuar nga SPAK, kur blutë i ndaluan në zonën e Plepave në Durrës. Ai akuzohet për përkrahje të autorit të krimit, anëtar i një grupi të strukturuar kriminal.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë