Dosja e 3.4 mln €/ Të arrestuarit sot në gjykatë, Doçi: Me Mollaymerin me njohu shoferi, bëra agjentin doganor
Sekuestrimi i 3.4 milion eurove në portin e Durrësit, pritet të hetohet në vijim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Ilir Doçi, pronar i kompanisë GMBH
Sekuestrimi i 3.4 milion eurove në portin e Durrësit, pritet të hetohet në vijim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Kjo pasi, prokuroria e Durrësit thotë se ka elementë që personat e arrestuar dhe ata që janë në kërkim, kanë bashkëpunuar në formën e grupit të strukturuar kriminal, për të sjellë sasinë e eurove nga Belgjika në Shqipëri. Momentalisht hetimi i kësaj dosje është duke u kryer nga prokuroria e Durrësit, por një burim pranë kësaj të fundit tha se po shikojnë mundësinë që çështjen tia kalojnë Krimeve të Rënda, pasi ka dyshime për grup të strukturuar kriminal.
Pas 3 ditësh kërkime brenda vendit, Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim ndërkombëtar dy kushërinjtë Alfred dhe Elvis Vladi. Ata kishin kontraktuar një firmë private për të transportuar 9 automjete nga Belgjika, në dy nga të cilat ishin fshehur 3.4 milionë eurot e sekuestruara në Portin e Durrësit. Ndërkohë drejtoria e Pastrimit të Parave në Policinë e Shtetit në bazë të ligjit anti-mafia do të verifikojë në të gjitha bankat e nivelit të dytë, por edhe në drejtorinë e Hipotekës, llogaritë dhe pronat e paluajtshme te Alfred dhe Elvis Vladi si edhe familjarëve të tyre. Sot do të dalin para gjykatës personat e arrestuar deri tani, administratori i kompanisë së transportit, djali i tij, shoferi dhe Mollaymeri.
Ilir Doçi: Bëra agjentin doganor
Shqiptaro-Gjermani Ilir Doçi, pranon se ka bërë agjentin doganor për automjetet “Toyota” ku u sekuestrua sasia prej 3.4 milion euro. Shqiptari, që tashmë disponon pasaportë Gjermane, tregon se nuk ka pasur dijeni për ekzistencën e kësaj shume financiare, kjo pasi makinat vinin nga Belgjika dhe se sjanë kontrolluar fizikisht prej tij. Sipas një e-maili të dërguar “Shqiptarja.com”, Ilir Doçi thotë se ka bërë vetëm rolin e agjentit doganor dhe asnjë gjë më shumë.
“Me Mollaymerin kam rënë në kontakt nëpërmjet shoferit të auto-trenit të ndaluar në Durrës ditën e Diel dhe djalit të Pronarit të Autotrenit. Më ka kërkuar vetëm ndihmë për plotesimin e dokumentacionit që duhet të shoqërojë kamionin nga vendet e Europës në Shqipëri. Kam bërë faturën plus deklaratë doganore, vetëm dy letra. Të dy dokumentat e mësipërme janë vënë në dipozicion shoferit dhe pronarit të Auto-trenit në fjalë. Pikërisht vetëm këtë shërbim i kam ofruar firmës në fjalë kundrejt një fature pagese prej 250 euro”-thotë Ilir Doçi. Ky i fundit thekson se kompania e tij ka një xhiro vjetore prej 1.5 milion euro, ndërsa kushërinjtë Vladi nuk i njeh dhe as i ka takuar ndonjëherë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.2%
-
Jo
41.8%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 1896
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ U vra në atentat më 2020, Prokuroria kërkon konfiskimin e 13 pronave me vlerë 2.5 mln euro të biznesmenit Gjergji! Trafik droge e pastrim parash në Itali e Holandë
30 Dhjetor 2024, 09:29
-
Pastruan 11 mln euro përmes kompanive fiktive, i sillnin nga parajsat fiskale, Gjykata cakton 'arrest në burg' për Darin Gezdarin dhe 'arrest shtëpie' Arlinda Markut
23 Dhjetor 2024, 09:48
-
Detaje/ Si u pastruan 11 mln euro të krimit përmes ‘Green View Marketing’, i çuan në Kanada! Kompania u krijua nga roja e plazhit! Në sitë 38 shoqëri të huaja, me aktivitet kazino e baste online
20 Dhjetor 2024, 14:29
-
‘Toyota Yaris’/ SPAK i komunikon akuzat ish-kryeprokurorit dhe 3 të tjerëve! Pritet që dosja t’i dërgohet GJKKO, korrupsion dhe ndikim i paligjshëm
18 Dhjetor 2024, 11:40
-
Pranga të riut për pastrim parash në Elbasan, i sekuestrohet 136 mijë euro pasuri! Në Itali pjesë e një grupi që merrej me shfrytëzim prostitucioni (EMRI + VIDEO)
4 Dhjetor 2024, 09:22
-
Operacioni kundër kriptovalutave, gjykata lë në burg kryefinancierin e televizionit të Familjes Berisha dhe 11 të arrestuar, 6 'detyrim me paraqitje' 2 'arrest shtëpie'
21 Nëntor 2024, 10:56
-
Policia arreston kryefinancierin e televizionit të Familjes Berisha si pjesë e bandës së kriptovalutave! Paguan rrogat cash të gazetarëve te ‘Syri’ me zarfe pa i deklaruar (DOSJE)
18 Nëntor 2024, 17:12
-
Operacion kundër kriptovalutave në Tiranë e Shkodër! Firmosen 20 urdhër-arreste për pastrim parash, 6 janë pronarë 'këmbimi valutor'! 18 të arrestuar, 2 në kërkim, sekuestrohen 750 mijë € (EMRAT)
18 Nëntor 2024, 10:00
-
Korrupsion dhe pastrim parash, ish-presidenti i Perusë dënohet me 20 vjet burg
22 Tetor 2024, 09:52
-
Rekord/ 'Paratë e pista' rrisin 'cash'-in, 150 mln € më shumë jashtë bankave! Brenda 2026 tavan për pagesat në dorë të qytetarëve
28 Shtator 2024, 16:53
-
INVESTIGIMI / Televizioni i Berishës ''Syri'', si punon ende me llogari bankare të bllokuara për evazion tatimor? Prokuroria heton mbi lekët cash që përdoren edhe për të paguar rrogat
1 Gusht 2024, 19:51
-
'Ndërhyri në dosjen e 'Toyota Yaris dhe në hetimin pasuror të Suel Çelës!' Ja pse u arrestua kryeprokurori i Vlorës! Aurel Zarka me 4 llogari Sky Ecc
30 Korrik 2024, 11:30