TIRANE-Gjykata e Lartë shpalli moskompetencën për gjykimin e dosjes së ish-deputetit Armando Prenga dhe ia kaloi dosjen Gjykatës së Kurbinit.
Ky vendim pritej të shpallej nga Kolegji Penal më parë, por Gjykata e Lartë konstatoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ja kishte përcjellë ende dorëheqjen nga mandati Kolegjit Penal të kësaj gjykate. Kjo solli edhe shtyrjen e procesit.
Me mbërritjen e dosjes në këtë gjykatë, procesi do të fillojë nga fillimi, ku dëshmitarëve do t’i duhet edhe një herë tjetër, që të paraqiten për të dëshmuar.
Ndërsa procesi u shty për në datën 27 mars, njëri nga personat e kërkuar nga gjykata si dëshmitar, Gjergj Cali deklaroi se Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë ka dhënë një vendim edhe për çështjen e Lagunës së Patokut për të cilën ndodhi edhe konflikti me familjen Cali.
Në dhomën e këshillimi, një kolegj administrativ, ka vendosur të pezullojë dy vendime të gjykatave të shkallëve më të ulëta, të cilat i hiqnin të drejtën familjes Prenga për të administruar Lagunën.
Aktualisht rekursi në themel i familjes Prenga nuk është shqyrtuar ende, ndërkohë që gjykata ka pranuar masën e pezullimit deri sa të shprehet përfundimisht për dosjen.
Ajo që nuk është e sigurt në këtë gjykatë është siguria, pasi si fisi Cali dhe Prenga, vijojnë t’i kenë të tensionuara marrëdhëniet.
Mbërritja e dosjes në Gjykatën e Laçit dhe përballja e palëve në gjyq, mund të sjellë lindjen e konflikteve të tjera, mes dy fiseve.
Prenga është nën akuzë për plagosje dhe armëmbajtje pa leje, pasi vitin e shkuar për shfrytëzimin e Lagunës së Patokut për peshkim ai u konfliktua me pjesëtarë të familjes Cali.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com