TIRANE-Gjykata e Apelit vendosi sot që të shqyrtonte në dhomë këshillimi pa praninë e palëve për të rihapur cështjen apo ta pushtojë dhe të lerë në fuqi vendimin për dosjen e Lulzim Bashës dhe dy zyrtarë të tjerë të PD-së, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi. Vendimi do të merret brenda 15 ditëve. Në përfundim të seancës, avokati i Lulzim Bashës, ish-deputeti Eduard Halimi u shpreh se palët nuk paraqitën asnjë provë, referuar prokurorisë, që apeloi vendimin për pushimin e akuzave.
"Në këto raste, këto cështje duhet të shqyrtohen për 15 ditë nga Apeli në dyer të mbyllura në dhomë këshillimi. Kjo është dispozitë urdhëruese, në rast se nga shqyrtimi i dosjes, apo ka prova të reja që do i nënshtrohen një hetimi, gjykata mund të marrë vendim ndryshe. Gjyqtari pyeti nëse kanë prova të reja, palët thanë nuk kanë. Gjykata do të njoftojnë palët në një moment të dytë" tha ai.
Gjykata e Tiranës në gjyqin paraprak që u zhvillua më 13 janar vendosi pushimin e çështjes së lobimit për kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së, ish-sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani dhe financierin e partisë Ilir Dervishi.
Kështu dy vite hetime nga prokuroria e Tiranës, gjyqtari Lazer Sallaku i cilësoi të pavlefshme duke rrëzuar akuzën e ngritur nga organi i akuzës për falsifikim kundër Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së, lidhur me lobimin në SHBA, pasi sipas tij nuk faktohet një gjë e tillë.
Me një vendim të tillë, prokuroria nuk ishte dakord dhe vendosi ta apelonte, tani pritet vendimi nëse do të rihapet dosja apo do të lihet në fuqi vendimi.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3168
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Basha për situatën në vend: Kryeministri me fjalor ‘Noc Rroku’ mbushi Parlamentin me Çyrbet e tij, antimodeli i një shoqërie ku ka pllakosur dhuna dhe arroganca!
20 Nëntor, 15:16
-
Krimet në vend, Basha: Pasqyrë e degradimit të sigurisë, Rama erdhi në pushtet me mbështetjen e krimit
19 Nëntor, 15:22
-
Bonuset për pensionistët, Basha: Lëmosh elektorale për të fshehur dështimin me pensionet e qeverisë më të korruptuar në Europë
18 Nëntor, 12:55
-
Eduard Zaloshnja: Tavani elektoral i Berishës, i PD-së, dhe i partive të reja deri më sot
16 Nëntor, 12:33
-
Fondet e BE-së për bujqësinë, Basha: Korrupsioni dëmtoi fermerët! Programi i Demokratëve Euroatlantikë me subvencione të drejtpërdrejta
16 Nëntor, 11:30
-
Basha zbulon programin në Federatën Globale për Konkurrueshmëri: Taksë e sheshtë 9%, trajnime për 25 mijë të rinj, investime në teknologji dhe Inteligjencën Artificiale
12 Nëntor, 15:20
-
'Dy qëndrimet e Ramës për reformën në drejtësi', Basha poston videon: Bashkë me Berishën po bëjnë gjithçka për të goditur SPAK
11 Nëntor, 22:37
-
Alban Daci: Më mirë vetëm se i keq shoqëruar
10 Nëntor, 22:19
-
Basha nxjerr videon: Ndarja e politikës me krimin prioritet, rasti Çyrbes dëshmon se mandati i Ramës është produkt i bandave
10 Nëntor, 18:40
-
Basha: Tymi që mbulon sot Elbasanin është akuza më e madhe publike ndaj Edi Ramës, projekt korruptiv
9 Nëntor, 15:58
Bashes duhet mi rjep lekuren hajdutit vrasesit dhe simbol i korrupsionit
Përgjigju