Dosja e Inceneratorit të Tiranës/ Kostoja e tarifës së mbetjeve për bashkitë u fry me 11.24 Euro/ton! SPAK zbulon dhe fitimin real të "Integrated Energy BV SPV"

Dosja e Inceneratorit të Tiranës/ Kostoja e tarifës së mbetjeve për bashkitë u fry me 11.24 Euro/ton! SPAK zbulon dhe fitimin real të

Klodian Zoto

Ka qenë zbërthimi i kompjuterit të Klodian Zotos që ka ndihmuar prokurorin e SPAK Dritan Prençi  dhe grupin e hetuesve për të kopsitur dosjen e dorëzuar në GJKKO për të kërkuar firmosjen e 15 urdhërarresteve në kuadër të hetimeve për dhënien e koncesionit të inceneratorit të Tiranës.

Në kompjuterin e Klodian Zotos është zbuluar si janë ndryshuar fiktivisht kostot për të arritur tek 29.05/ton që do të paguanin bashkitë. Një shifër gjithashtu e paracaktuar nga kompania e Klodian Zotos

Si u bë llogaritja 29.05 euro/ton nga Komisioni i dhënies së koncesionit?

Llogaritja e tarifës është nxjerrë nga Komisioni i dhënies së koncesionit si rezultat i diferencës së shumës së kostove të llogaritura, fitimit të synuar të shoqërisë koncesionare me të ardhurat e realizuara nga shitja e energjisë edhe të ardhurave të realizuara nga shitja e skrapit. Diferenca është pjesëtuar me sasinë e mbetjeve të parashikuara që do të depozitohen për periudhën 30 vjecare nga Njësitë e Qeverisjeve Vendore. Nga kjo analizë komisioni ka konkluduar që tarifa që duhet të paguajnë ata është në vlerën prej 29.05 Euro/ton.

Çfarë ka ndodhur realisht

Përveç kostove të rritura fiktivisht, nga aktet e administruara nga SPAK rezulton se vlera e tarifës është paracaktuar nga shoqëria "Integrated Technology Services" sh.p.k,  e Klodian Zotos. Gjithashtu të ardhurat e shitjes së skrapit dhe energjisë që do të fitonte kompania janë ulur në mënyrë qe marzhi i fitimit të shoqërisë koncesionare të ulet për tu arritur 29.05 Euro/ ton

Emaili që uli të ardhurat e fitimit nga shitja e skrap dhe energjisë

Një email i gjetur në kompjuterin e Klodian Zotos zbulon si është arritur përshtatja e kostove për të arritur në këtë vlerë.

Më 14 dhjetor 2016 Erton Kaleshi një punonjës i shoqërisë "Studio e Konsulencës dhe Ekspertizës Profesionale" shpk përmes adresës së tij elektronike i nis një email Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos dhe Sevi Zani, kjo e fundit punonjëse e shoqërisë "Integrated Technology Services" sh.p.k, që të ulin çmimin e shitjes  së energjisë dhe skrapit në mënyrë që të ulej në mënyrë fiktive përfitimi i shoqërisë.

Një ditë më pas, 15 dhjetor 2016 Erton Kaleshi dërgon variation e ri me 10% marzh", i cili ka bashkëlidhur dokumentin e emërtuar "kosto dhe tarifa.xlsx".

Pasi merr emailin, Klodian Zoto e nis në emailin e Alba Thoma, ish Drejtoreshës Juridike në ministrinë e Mjedisit me lëndë: kosto varianti i ri me 10% marzh” shkruhet në faqen 25 të vendimit

Sa u ulën fitimet nga shitja e energjisë dhe e skrapit

Fitimi nga shitja e energjisë ishte 22.81 Euro/ton u bë 15.97 Euro/ton
Fitimi nga shitja e Skrap ishte 13.77 Euro/ton u bë 9.37 Euro /ton

Në faqen 89 të dosjet shkruhet “Nga të dhënat e përftuara nga akti i ekspertimit teknik kompjuterik i kompjuterit të sekuestruar të hetuarit Klodian Zoto, rezulton se shoqëria propozuese holandeze"Integrated Energy BV" si fillim ka pasur një plan biznesi, ku të ardhurat që do të gjeneronte shoqëria nga shitja e energjisë do të ishin 22.81 Euro/ton, dhe të ardhurat që do të përfitonte nga shitja e skrapit do të ishin 13,77 Euro/ton.

Në ndryshim nga këto vlera, komisioni në studimin e fizibilitetit që ka përgatitur, ka vlerësuar se të ardhurat që do të realizohen nga shitja e energjisës janë 15.97 Euro/ton, dhe të ardhurat që do të realizohen nga shitja e skrapit janë në vlerën 9.37 Euro/ton. Nga të dhënat e marra nga email-i, rezulton se pasi shtetasi Erton Kaleshi ka bërë përllogaritjet, ka konstatuar se nëse shoqëria do të fiksonte tarifën në vlerën 29 Euro/ton, atëherë e ardhura që do të përfitonte do të ishte e 14.46 Euro/ton, dhe ka sugjeruar që të ulin çmimin e shitjes së energjisë dhe skrapit në mënyrë që të ulej në mënyrë fiktive përfitimi i shoqërisë. Këto sugjerime ia ka nisur shtetasve Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Sevi Zani.

Më pas shtetasi Erton Kaleshi ka bërë përllogaritje të reja dhe ia ka nisur përsëri shtetasve Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Sevi Zani. Shtetasi Klodian Zoto më pas këto pëllogaritje të reja ia ka nisur shtetases Alba Thoma, nëpërmjet së cilës këto të dhëna janë dërguar tek Komisioni i dhënies së koncesionit, i cili i ka përfshirë në studimin e fizibilitetit pa kryer verifikime”

Foto: Faqja 89 e vendimit të gjyqtares Irena Gjoka marre me 7 dhjetor 2023 

Fitimi real mbi 14,46 euro/ton, u llogarit 2.9 euro/ton

Shoqëria ‘Integrated Energy BV" nuk do të fitonte 2.9 Euro/njësi por rezulton që fitimi do të ishte 14.46 Euro//njësi

Sipas studimit të fizibilitetit parashikimi bazuar në kapacitetin e disponueshëm është kryer bazuar në të dhënat e paraqitura në vijim.
 

Foto: Tabela e studimit të fizibilitetit nga eshte nxjerre tarifa 29.05 euro/ ton e përpunimit të mbetjeve për bashkitë 

Në dosjen e SPAK shkruhet se vlerat janë transformuar dhe nuk u janë përgjigjur llogaritjeve matematikore ku përfitimi i shoqërisë nga projekti llogaritet në masën 2.9 euro/njësi.

“Përfitimi i shoqërisë për ton mbetje të depozituar është shënuar në vlerën 2.9 Euro/ton, e përllogaritur kjo vlerë për sasinë e parashikuar për 30 vite, prej 8,364,340 ton mbetje, që sipas këtyre të dhënave do të konsistonte në vlerën 2.9*8,364,340-24,256,586 Euro. Këto të dhëna bien ndesh me të dhënat ku në të njëjtën tabelë përfitimi i shoqërisë koncesionare është shënuar 120,948,356 Euro”  shkruhet në faqen 88 të vendimit

Realisht përfitimi rezulton në shumën 14.46 euro/njësi.

“Nga auditimi konstatohet se treguesit e përdorur për përcaktimin e kostos për njësi janë llogaritur duke mos marrë parasysh vlerën në kohë të parasë, duke qenë se flukset dalëse nga investimet dhe flukset dalëse nga operimi i përkasin në vlera të ndryshme viteve të ndryshme. Nga ana tjetër, edhe për flukset hyrëse në lidhje me shitjen e energjisë si pasojë e energjisë së prodhuar nga impianti apo nga shitja e skrapit, nuk ka një projeksion në lidhje me realizueshmërinë e tyre në çdo vit. Nxjerrja e tarifës për njësi të shërbimit mbi bazën e ketyre supozimeve të munguara vendos në dyshim nevojën reale për mbështetjen e projektit në atë vlerë të projektuar nga njësitë e vetqeverisjes vendore. Përtej problemeve metodologjike me impakt direkt në tarifën e ofrimit të shërbimit, pasaktësi konstatohen edhe në llogaritjen e kostos për njësi dhe përfitimit për njësi të shoqërisë. Këto vlera janë transformuar dhe nuk i përgjigjen llogaritjeve matematikore, ku përfitimi i shoqërisë nga projekti llogaritet në masën 2.9 euro/njësi, ndërkohë që realisht ai rezulton në shumën 14.46 euro/njësi” shkruhet në faqen 25 të dosjes.

Foto: Faqja 25 e vendimit  të gjyqtares Irena Gjoka marre me 7 dhjetor 2023 

Vlera e tarifës do të duhej të ishte 17.81 euro/njësi

Në dosje evidentohet se nëse do të bëhej përllogaritja aq sa në studimin e fizibilitetit vlera e tarifës do të ishte 11.24 euro më pak.

Nëse përllogaritjet do të bëheshin aq sa në studimin e fizibilitetit dhe të ardhurat e pritura nga shitja e energjisë dhe e skrapit nuk do të ndryshonin në mënyrë fiktive, atëherë vlera e tarifës do të duhej të ishte 17.81 Euro/ton

Ulja në mënyrë fiktive e vlerave të të ardhurave të pritura, për t'u gjeneruar nga shitja e energjisë dhe e skrapit, ka ndikim negativ në buxhetin e shtetit, pasi nëse fitimi i shoqërisë do të ishte në nivelin prej 2.9 Euro/ton (aq sa është në studimin e fizibilitetit) dhe të ardhurat e pritura nga shitja e energjisë dhe e skrapit nuk do të ndryshonin në mënyrë fiktive, atëherë vlera e tarifës do të duhej të ishte 17.81 Euro/ton (51.13+2.9-22.81- 13.77-17.81)’ shkruhet në faqen 89 të vendimit

 

Foto: Faqja 89 e vendimit  të gjyqtares Irena Gjoka marre me 7 dhjetor 2023 

Komisioni i dhënies së Koncesionit nuk ka bërë asnjë verifikim në lidhje me këto të dhëna por i ka marrë të mirëqëna duke rritur fiktivisht dhe tarifën e depozitimit të mbetjeve nga Njësitë e Qeversjeve Vendore.

“Gjykata, nga të dhënat e përftuara mësipër, vlerëson se Komisioni i dhënies së koncesionit i ka marrë kostot nga studimi i fizibilitetit të shoqërisë propozuese "Integrated Energy BV" pa kryer asnjë verifikim në lidhje me vërtetësinë e tyre, si dhe rezultojnë të dhëna se vlerat e vendosura kanë rritur fiktivisht tarifën e depozitimit të mbetjeve nga Njësitë e Qeversjeve Vendore.

Në studimin e fizibilitetit të përgatitur nga Komisioni i dhënies së koncesionit, nuk janë marrë në konsideratë të gjitha të ardhurat reale që do të përfitonte shoqëria koncesionare. Këto të ardhura, të cilat nuk janë përfshirë, ndikojnë negativisht në buxhetin e shtetit, pasi nëse do të ishin llogaritur, atëherë vlera e tarifës që do të duhej të paguanin Njësitë e Qeverisjes Vendore do të ishte më e ulët" argumenton gjykata.

Si e nxorri llogarinë komisioni i dhënies së koncesionit?

 Llogaritja e tarifës është nxjerrë nga Komisioni si rezultat i diferencës së shumës së kostove të llogaritura, fitimit të synuar të shoqërisë koncesionare me të ardhurat e realizuara nga shitja e energjisë edhe të ardhurave të realizuara nga shitja e skrapit. Diferenca është pjesëtuar me sasinë e mbetjeve të parashikuara që do të depozitohen për periudhën 30 vjecare nga Njësitë e Qeverisjeve Vendore.

Nga kjo analizë komisioni ka konkludar që tarifa është në vlerën prej 29.05 Euro/ton. Nga aktet e administruara rezulton se vlera e tarifës është përcaktuar përpara se të ndërtohej plan buxheti.

Pra vlera prej 29 Euro/ton është e synuar nga shoqëria koncesionare, dhe kostot e vendosura në studimin e fizibiliteti nga shoqëria koncesionare, nuk janë reale, por janë përshtatur për të arritur në këtë vlerë. Komisioni i dhënies së koncesionit nga ana e tij ka përfshirë të dhëna të kostos në studimin e fizibilitetit, vërtetësinë e të cilave nuk e ka verifikuar, si edhe vlerat që ka marrë për llogaritjen e tarifës, kanë dukshëm mospërputhje’
shkruhet në faqen 90 të dosjes.

 

Foto: Faqja 90 e vendimit  të gjyqtares Irena Gjoka marre me 7 dhjetor 2023 

Gjithashtu Komisioni i dhënies së koncesionit ka anashkaluar përfshirjen e të ardhurave që do të përfitojë shoqëria koncesionare nga palët e treta për depozitimin e mbetjeve inerte, duke i shkaktuar dëm të drejtpërdrejtë buxhetit të shtetit.

 Nga pëllogaritet e kryera për periudhën nga krijimi i shoqërisë koncesionare deri në datën 28.02.2021. rezulton se shoqëria se shoqëria koncesionare "Integrated Energy BV SPV" sh.p.k ka realizuar të ardhura nga shitjet në vlerën 6,063,327,392 lekë, ku kjo vlerë përbëhet nga shitjet që i ka faturuar Bashkisë Tiranë në vlerën 3,667,778,422 lekë, dhe shitjet që i ka faturuar palëve të treta, në vlerën 2,395,548,970 lekë. Nëse do të ishin përllogaritur të ardhurat që shoqëria koncesionare do të përfitonte nga palët e treta, si zë të ardhurash në studimin e fizibilitetit, atëherë do të ishte ulur pjesa e mbulimit që do të kryhej nga shteti. Nga aktet e administruar rezulton se në studimin e fizibilitetit, Komisioni i dhënies së koncesionit ka patur mundësitë që të parashikonte si zë të ardhurash, të ardhurat që do të përfitonte shoqëria koncesionare nga depozitimi i mbetjeve inerte nga personat e tretë, pasi në studimin e fizibilitetit është parashikuar që koncesionari do të ndërtojë landfill për mbetjet inerte (LOT G dhe LOT H), si dhe Komisioni e ka përfshirë si bazë ligjore VKM nr. 575, datë 24.06.2015 "Per miratimin e kërkesave për menaxhimin e mbetjeve inerte", e cila synon të disiplinojë procesin e grumbullimit, transportit, dorëzimit dhe trajtimit të mbetjeve inerte në fushën e ndërtimit, duke përcaktuar rregullat dhe kërkesat konkrete për subjektet që operojnë në këtë fushë" vijon vendimi i gjykates.

Gjykata, në rrethanat e mësipërme, vlerëson se anëtarët e Komisionit të dhënies së koncesionit, shtetasit Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Temali, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, kanë vepruar në kundërshtim me pikën 5/a të nenit 18 të Ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik pritvat", i ndryshuar, si edhe pikës 2 të nenit 24 të VKM nr. 575, datë 10.07.2013, "Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion,partneritet publik privat", i ndryshuar.

Anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit-Shtetasit Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Etleva Kondi, Alba Thoma, Bledar Karoli, Valbona Ballgjini, Sidita Temali, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Silena Tola, Jetmir Llapaj, dyshohen se kanë konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248, 25 të Kodit Penal. 

Shenim: Dosja u sigurua nga gazetarja Keti Banushi. Shkrimi në web u përgatit nga gazetarja Suela Gera

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:18
Dosja e inceneratorit të Tiranës/ Zbulohet emaili që uli fitimet nga shitja e skrap dhe energjisë

1702284501_klodianzoto.jpg

Një email i gjetur në kompjuterin e Klodian Zotos zbulon si është arritur përshtatja e kostove për të arritur në këtë vlerë.

Më 14 dhjetor 2016 Erton Kaleshi një punonjës i shoqërisë "Studio e Konsulencës dhe Ekspertizës Profesionale" shpk përmes adresës së tij elektronike i nis një email Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos dhe Sevi Zani, kjo e fundit punonjëse e shoqërisë "Integrated Technology Services" sh.p.k, që të ulin çmimin e shitjes  së energjisë dhe skrapit në mënyrë që të ulej në mënyrë fiktive përfitimi i shoqërisë.

"Pershendetje,
bashkangjitur po ju nis tabelen e llogaritjes se tarifes prej 29 euro/ton.
Nqs do zbatojme te dhenat sipas planit te biznesit qe kemi bere, atehere kemi situaten si me poshte:
1-kostoja e investimit dhe operimit te landfieldit eshte rreth 51,13 Euro/ton;
2-Kompesim i kostos nga shitja e energjise eshte rreth 22,81 Euro/ton;
3-Kompesim i kostos nga shitja e skrapit eshte rreth 13,77 Euro/ton;
pra kosto e paster pas kompesimit nga te ardhurat e energjise dhe skrapit eshte 14,54 Euro/ton (51,13-22,81-13,77) dhe si rezultat per te arritur ne tarifen 29 euro/ton, e ardhura per shoqerine koncesionare do te jete 14,46 Euro/ton.
Mendoj qe te ulim te ardhuren e shitjes se skrapit ne menyre qe marzhi i fitimit te shoqerise koncesionare te ulet ne evidentimin e tarifes -
Best Regards,

Erton Kaleshi” 

Një ditë më pas, 15 dhjetor 2016 Erton Kaleshi dërgon variation e ri me 10% marzh", i cili ka bashkëlidhur dokumentin e emërtuar "kosto dhe tarifa.xlsx".
Pasi merr emailin, Klodian Zoto e nis në emailin e Alba Thoma, ish Drejtoreshës Juridike në ministrinë e Mjedisit me lëndë: kosto varianti i ri me 10% marzh” shkruhet në faqen 25 të vendimit

Fitimi nga shitja e energjisë ishte 22.81 Euro/ton u bë 15.97 Euro/ton
Fitimi nga shitja e Skrap ishte 13.77 Euro/ton u bë 9.37 Euro /ton

Nga të dhënat e përftuara nga akti i ekspertimit teknik kompjuterik i kompjuterit të sekuestruar të hetuarit Klodian Zoto, rezulton se shoqëria propozuese holandeze"Integrated Energy BV" si fillim ka pasur një plan biznesi, ku të ardhurat që do të gjeneronte shoqëria nga shitja e energjisë do të ishin 22.81 Euro/ton, dhe të ardhurat që do të përfitonte nga shitja e skrapit do të ishin 13,77 Euro/ton.

Në ndryshim nga këto vlera, komisioni në studimin e fizibilitetit që ka përgatitur, ka vlerësuar se të ardhurat që do të realizohen nga shitja e energjisës janë 15.97 Euro/ton, dhe të ardhurat që do të realizohen nga shitja e skrapit janë në vlerën 9.37 Euro/ton.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 11/12/2023 12:20

    Mbyllja me ligj i koncensioneve dhe PPP eshte imediate ,se sic po konkludon SPAKU shumica e tyre jane skema te pergatitura te vjedhjes nga pushtetaret . Kur qeveria harxhon 150 milion euro per tunelin e Llogarase nuk paska mundesi te hapi tender per ndertimin e inceneratoreve? PPP jane krim ekonomik qe po i gerryen financat publike,i vetmi koncension i paster eshte au me SHELLin per naften ne Shpirag

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama për protestën para takimit në Londër: Kishin marrë me vete librin e shtëpisë tonë e bërtisnin! Të nxitur nga të verbërit në Tiranë

Rama për protestën para takimit në Londër: Kishin marrë me vete librin e shtëpisë tonë e bërtisnin! Të nxitur nga të verbërit në Tiranë