Dosja e lobimit rus të PD/ Imeraj në Report Tv: Nëse do isha prokurore do e rihapja çështjen! Muzin nuk është marrë në pyetje kurrë

TIRANË- Elisabeta Imeraj, nëse sot do të ishte ende prokurore e Tiranës thotë se do të kishte hapur hetimet për dosjen e ‘lobimit rus’ nga Partia Demokratike, drejtuar aso kohe nga Lulzim Basha. Në një intervistë në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Imeraj tha se pas publikimit të raportit nga SHBA që konfirmonte 500 mijë dollarët nga rusët dhënë PD-së, Prokuroria mund të nis hetimet edhe kryesisht, teksa vë theksin se kësaj radhe ajo do të kishte marrë dëshmitar shtetasin Nicolas Muzin, duke i plotësuar kërkesën këtij të fundit që të mos ndiqej penalisht në Shqipëri. 

“Do ishte e rëndësishme që subjekti të ishte i interesuar që të zbardhej situata deri në fund. Nëse unë do isha prokurore do ta rifilloja. Ne hetojmë, rasti është flagrant, çdo lobim bëhet mbi bazën e një kontratave, nga PD ka deklaruar që është bërë një lobim dhe ka këtë kontratën, janë 3 pagesa të bëra, që konkretisht në total kanë 75 mijë dollarë, ndërkohë që nga aktet që na ka dhënë është dhe një akt tjetër 500 mijë dollarë dhe kjo është bërë një kontratë e rregull me zotin Basha dhe Muzin, dhe hetimi ka pasur linjën e tij, për shkak të firmave që ka vënë dhe përgjegjshmërinë që ai ka për shkak të firmës që ka bërë, ajo çfarë unë si jurist dhe profesionist është që duhet hetuar deri në fund. Se pas 3 vitesh mund të dalë një e re dhe do kërkohej të hetohej prap.

Prokuroria mund të nis edhe hetime kryesisht mbi bazën e hetimeve mbi media për një element, është e rëndë që në 2022, mujmnd të gjenden hapësira për grupime të caktuara brenda dhe jashtë shtetit të bëhen faktor brenda një subjekti politik. Këto grupime kur kanë kaq mbështetje dhe kaq hapësirë, mendoni se ca mund të bëjnë kundër një prokurori, gjyqtari dhe gazetari. Unë do i ofroja të gjithë mekanizmat procedural në drejtim të marrjes së një dëshmie të vlefshme, ne e kemi bërë statusin e bashkëpunimit të drejtësisë edhe nëse ka kryer vepër penale, por gjithmonë nëse kjo deklaratë zbardh një vepër penale më të madhe. Në rang të një përgjigje që dëshmitari do thoshte që burimi i të ardhurave është nga kjo firmë dhe kontaktet janë vendosur në këtë mënyrë, atëherë kjo do zgjidhje pazëllin, do dilte që PD ka gënjyer”, tha Imeraj.

Ajo thekson se Muzin nuk iu mor kurrë dëshmia nga prokurorë shqiptarë, teksa shprehet se vetë Basha nuk ka dhënë një version të qartë se ku i ka marrë paratë.

“Basha nuk ka vetë një variant të qartë. Duhej të merrej dëshmia e zotit Muzin, se kishte shprehur dëshirën që të merrej në pyetje, në mënyrë që të mos merrej i pandehur. Muzin mund të çlironte nga akuzat ose mund ta rëndonte. Ne nuk patëm mundësinë që ta pyesnim, u shfrytëzua ky ngërç procedurial për të thënë që pastrimi i produkteve nuk qëndron”, thotë Imeraj në Report Tv.

Ndalur te versioni i Bashës, sipas së cilit janë donacione nga persona që jetojnë jashtë shtetit, Imeraj thotë se i është kërkuar ish-kryedemokratit një listë me emrat e donatorëve por jo nuk është vënë në dispozicion nga ai apo as edhe partia që drejtonte.

“Versioni i Bashës është një e dhënë e bërë publike, që ishin donacione nga persona që jetojnë jashtë Shqipërisë, në konkretisht në SHBA, ky burim është tentuar që të verifikohet, i kemi kërkuar listën  e plotë të emrave, nuk na është vënë në dispozicion”, shtoi ish-kryeprokurorja.

Dosja shkoi në Gjykatën e Tiranës, ku akuza për Lulzim Bashën për falsifikim dokumentesh u hodh poshtë si e pabazë gjyqtari Lazër Sallaku, gjë për të cilën ish-kryeprokurorja e Tiranës thotë se trupa gjykuese ka marrë vendimin pa bërë analizën e nevojshme të provave. Imeraj thekson se nëse Muzin do të ishte marrë në pyetje atëherë do të kishte një panoramë më të qartë të asaj se çfarë ka ndodhur konkretisht.

“Në rastin konkret, gjykata ka marrë vendimin dhe më pas ka bërë arsyetimin. Shumë e rrezikshme, hajde të bëjmë ligin sipas vendimit që kemi marrë. Në dosje ka kontrata  ku PD rezulton si firmëtare ku është paguar para për lobim, dhe nuk është 25 mijë dollarë, por më shumë se kaq, po për shtetin shqiptar sikur të ishte 1 dollarë më tepër të jepej justifikim. Është bërë një lobim, janë paguar parat, nuk janë bërë direkt në llogarinë bankare të lobuesit, por të një kompanie. Veprimet hetimore janë kryer, dëshmitari nuk është marrë në pyetje, dhe ne nuk kemi arritur në fazën që t’i jepej garancia që ai kërkonte, që të mos merrej i pandehur në Shqipëri”, deklaroi Imeraj në Report Tv.

Fakti që nga ana e gjykatës nuk është marrë parasysh akuza për falsifikim të dokumenteve, pasi për Imerajn, ishte e qartë që kishte një disbalancë mes asaj që PD ka deklaruar në KQZ dhe të dhënave zyrtare janë të ndryshme, sipas saj lë hije dyshimi për drejtësinë në vend.

“Detyrimi i PD për të bërë të saktë deklarimet është në KQZ dhe deklarata zyrtare janë dalë të gënjeshtra dhe nga ana jonë ishte falsifikim, nuk dimë si janë bërë transfertat bankare. (...) Për aq kohë sa ke tre prokurorë që s’kanë një mendim për akuzën, disa gjyqtarë që nuk japin një përgjigje për ligjin, ligji është një, vepra penale është një, nuk mund të kemi standarte të ndryshme për vepra të ngjashme,  siguria juridike është e para, nëse një gjyqtar i thotë të bardhës të zezë dhe e kundërta për shkak se  është në hetim X Y subjekt, atëherë kjo nuk është siguri juridike, kjo vë në presion që ky gjyqtar dhe prokurorë ta shohin ligjin ku të shohin një hapësirë dhe ta përdorin që kjo situata të mos më kthehet mua në një moment kundër", tha ajo. 

Inteligjenca amerikane, ndër më seriozet dhe të besueshmet në botë, ka konfirmuar financimin e Partisë Demokratike nga Rusia e Vladimir Putinit, duke nxjerrë zbuluar drejtësinë shqiptare, e cila në vitin 2020 mbylli pa ndëshkim dosjen e lobimit, duke çliruar nga akuzat Lulzim Bashën, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin. Edhe pse kontratat e botuara në Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së dhe lobisit Nicolas Muzi tregonin se PD-ja pagoi 500 mijë USD për lobim, njerëzit e drejtësisë në Shqipëri nuk ‘krijuan’ bindjen për të konfirmuar akuzat. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vili: 21/09/2022 09:47

    kjo eshte per burg bashke me burrin e vet, po ketu ska drejtesi

    Përgjigju
  • Mira: 19/09/2022 21:02

    Si ste vjen zor del e ben komente te papergjegjshme! Aty ishe dhe pate kohe boll te merreshe me ceshtjen por ste linin ato ceshtjet e tjera ku fusje gjithmone veten per te kontrolluar parate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri