Dosja e Onkologjikut/ Dëshmia e doktorit që denoncoi skandalin me rrezatimin e kobaltit në Onkologjik, ende rrezikon jetën e personelit dhe pacientëve

Dosja e Onkologjikut/ Dëshmia e doktorit që denoncoi skandalin me rrezatimin e kobaltit në Onkologjik, ende rrezikon jetën e personelit dhe pacientëve

Mjeku radiolog Adrian Hoti, ishte i pari që ngriti shqetësimin e rrezatimit të kobaltit në kabinetin e brachyterapisë, lëndë radio-aktive që po mbahej prej vitit 2021 në kushte të papërshtatshme në ambientet e Spitalit Onkologjik në QSUT, duke rrezikuar shëndetin e pacientëve dhe të vetë personelit mjekësor.

Shqiptarja.com zbardh provat në dosje nga dëshmia e doktorit  imazherist Ardian Hotit i cili ngriti vazhdimisht shqetësimin lidhur me keto projekte duke iu drejtuar drejtuesve të shërbimit onkologjike.

Për më shumë se 1 vit doktori Hoti parashtroi shqetësimin dhe në mënyrë të vazhdueshme kërkoi që  aparati i kobaltit të zhvendosej nga dhoma ku ishte pa mbrojtje në dhomat ngjitur bunker pra të realizohej minimumi i mundshëm që aparati të paktën nga kushtet teknike të mos jetë dëm shkaktues.

Por nuk ndodhi. Per arsye të kësaj situate Dr. Adrian Hoti, pasi parashtroi këtë shqetësim dhe nga Drejtuesit e Shërbimit Onkologjik nuk u morë asnjë masë, ai dha dorëheqjen duke u larguar nga puna për arsye të shqetësimit të tij të ngritur në mënyrë të përsëritur lidhur më dëme të mundshme të shëndetit si pasoje e këtyre pajisjeve dhe burimeve me potencialin për të rrezikuar jetën e stafit dhe pacientëve në rast të një incidenti.

Si zbuloi kobaltin në zyrën ngjitur të doktorit 

"Në fillim të muajit Shtator të vitit 2021 ka mësuar rastësisht që në dhomën ngjitur kabinetit të radiologjisë ishte vendosur një burim Kobalti 60. Me njohuritë si radiolog dhe si përgjegjës i imazherisë në spitalin onkologjik ka takuar shefen e shërbimit Assistencë profesor Silvana Çeliku për të marrë informacion më të saktë mbi situatën. Elementi kimik Kobalt është artificial, krijohet në mënyrë artificiale mbi nikelin duke e bombarduar me bërthama radioaktive dhe pas këtij procesi Kobalti dhe fiton një veti që është rrezatim i përjetshëm që deri në ditët e sotme nuk është ndërprerë dot si proces. E thënë thjesht ky lloj radioaktiviteti e depërton të gjitha pengesat ezakonshme të aktivitetit normal dhe nuk mund të lejohet të vendoset në ambiente jo specifikë."

Kërkoi vendosjen e tabelave këtu ka radiacion

Përdorimi i saj bazohet mbi disa rregulla ndërkombëtare që përfaqësojnë në vetvete mbrojtjen nga rrezatimi dhe përmblidhen në një terminologji që thirret me emrin Halara.

Që të përdoret Kobalto Therapy duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjensia Atomike e Vienës ose agjencia ndërkombëtare që thirret IEAHEA

"Të gjitha elementët radioaktivë janë të menaxhuara dhe kontrolluara nga kjo agjenci. Me shefen e shërbimit ka komunikuar në lidhje me masat që janë marrë për mbrojtjen nga rrezatimi pasi duhet të ishin vendosur tabela që këtu ka radiacion, duhet të ishte lajmëruar personeli i prezantuar në atë zonë dhe duhej të ishin dorëzuar dozimetria e realizuar në trajtën e një procesverbali nga organet kopetente. Shefja e tij Silvana Çeliku e ka quajtur të tepërt kërkesën e tij si një tejkalim kopetence dhe të panevojshme që problemi të diskutohej me të. Insistimi tij ishte jo në lidhje me përdorimin e aparatit por në fushën e mbrojtjes nga rrezatimi" thuhet në dosje.

Shqetësimi tjetër ishte dhe vendosja e dhomës ku ishte aparati që ishte ndërtuar me tullla të zakonshme dhe rreziku

Dhoma në të cilën ishte dhe është i vendosur aparati është i ndërtuar me material të zakonshëm tull dhe llaç në trashësi 10,20 deri në 30 cm dhe nuk plotëson asnjë nga kriteret që kërkohen për nja ambient të tillë.

Kriteret bazë për përdorimin e një terapie radioaktive kërkojnë të paktën mure betoni me peshë specifike të lartë mbi 1 m trashësi dhe pas bisedës me shefen e quajti për detyrë për të komunikuar me instancat drejtuese të spitalit si një emergjencë për të zgjidhur problemin.

Mbi të gjitha nuk ka një siguri absolute në lidh kapsulën që e ka mbështjellë. Kështu që në cdo moment mund të ndodhi një aksident përshembull levizja sizmike mund të çajë kapsulën dhe kthehet në një burim rrezatues. Kështu që ato rrinjë gjithnjë në bunkere dhe kur mbaron përdorimi në fushën e mjekësisë këto burime dorëzohen një qëndër specifike në Tiranë dhe magazinohen në bunkere disa metra nëntokë.

Efekti i këtyre rrezeve është në dy plane kur bëjnë rrezatim me doza të mëdhaja me vetëdije dhe që përdoret në mjekësi që është nekrotizuese dhe rasti tjetër kur e marrim rrezatimin në mënyrë të pavullnetshme me doza minimale ndoshta dhe të pamatshme por me kohë të gjatë. Në këtë rast ndryshimet tek qelizat tona janë në nivel të kodit gjenetik dhe kjo sjell pas disa vitesh shfaqjen e sëmundjeve malinje.

Në kushtet që ndodhet sot burimi kobaltit në ambientet e onkologjisë me aparaturat e dozimetrisë që kanë ekzistojnë doza nën vlerat maximale të lejuara por sado të vogla të jenë ato ekzistojnë dhe është një dozë tjetër e shtruar sado e vogël me natyrë radioaktive në një ambient ku ekzistojnë rrezatime të tjera të së njëjtës natyrë dhe kanë vetině që të shumohen njëra me tjetrën.

Kërkesa e tij drejtuar instancave ka qënë që të bëhet një vlerësim i standarteve të kabinetit të Brachl Terapisë sepse nuk e gjejnë të mbështetur në kushtet ndërkombëtare dhe sigurisht që këto komunikime i kanë me emaile me drejtorin e QSUT, me zyrën e mbrojtjes nga rrezatimi pranë Ministrisë së Shëndetësisë, me ministren e asaj kohe.
.
Pas përpjekjeve pa të arsyeshme të vazhdonte aktivitetin e tij si mjek në një vend tjetër dhe sot e kësaj ditë në ambientet e tyre një burim kobalti vazhdon e shkarkohet pa u përdorur, pa u justifikuar për qëllimin për të cilin ka ardhur. Meqënse burimi i kobaltit nuk ka ardhur me rrugë kontrabandë apo natyra të tjera por është blerë nga shteti monitorohet nga shteti edhe është pronë e tij kjo cështje nuk ka një përgjegjës por janë shumë institucione' thuhet në dosje.

Rimarrrja në pyetje 

Në dëshminë e tij Hoti tregoi se kjo terapi ishte hequr për shkak të dëmeve që shkaktonte ndërkohë që të vendet vende që e përdornin ishin India e Afrika

I është rimarrë deklarim mjekut Ardian Hoti ku është pyetur nëse nga eksperienca e tij mund të na tregonte se cilat ishin benefitet e trajtimit të të sëmurëve me rreze kobalti që do të zëvendësonte iridiumin është shprehur se pavarësisht se nuk është ekspert në këtë fushë duke u nisur nga parimet e radioterapisë si mjek me eksperiencë në onkologji trajtimi me kobalt sot nuk është mënyra e trajtimit me rreze në brakiterapi apo në përgjithësi.

Radioterapia me kobalt është më dëmtuese duke qënë një rrezatim më i fortë nga sa nevojitet kështu që prej shumë vitesh kjo është zëvendësuar me materialet e tjera sic është iridium i cili kryen efektin njëlloj si kobalti tek semundja por lë mundësinë për ruajtjen e indeve të shëndosha nga rrezatimi. Nëse bëjmë një vëzhgim sot në botë harta e vendeve që përdorin kobaltin është e zhvendosur në Indi, Afrikë por jo në pjesën e vendeve që ne pretendojmë se iu përkasim.

Nga sa di ai zgjedhja e kobaltit ka qënë një kompromis i drejtuesve të onkologjisë për natyrën e tij që marrja e një natyre kobalti përdoret për 5 vite ndërsa kur marrim një burim iridiumi përdoret vetëm 3 muaj. Për specifikat e vendit tonë duke mos pasur një kontratë afatgjatë të përhershme me institucionet përkatëse ndërkombëtare marrja e iridiumit krijonte ndërprerje të aktivitetit. Për të anashkaluar këtë lloj ngërci u pranua ose u propozua kobalti"  saktesohet ne dosje.

....

Kobalti është hequr nga përdorimi 

I pyetur nga prokuroria  se cfarë kanë humbur pacientët nga mostrajtimi me rreze kobalti por që vazhdojnë me iridium, Braktiterapia, është shprehur se nevoja për këtë lloj trajtimi në vendin tonë për vit është afërsisht 50-100 pacientë që për hir të së vërtetës nga 20 e ca vite që ai e njoh onkologjinë është afruar vetëm në vitet 2008-2011 si shërbim brakiterapi dhe kjo me ndërprerje. Me dijeninë e tij kanë ardhur burime iridium me ndërprerje që i takon afërsisht 15 muaj.

Në hapësirën tjetër kohore ky shërbim nuk është afruar dhe sot e kësaj dite.

Brakiterapia realizon rrezatim në brendësi të organeve në brendësi të trupit dhe konkretisht në intravaginal dhe realizon rrezatim direkt mbi tumorin ose llozhën tumorale pra është më e drejtëpërdrejtë dhe më pak dëm shkaktuese sesa radioterapia e kryer transabdominale.

I pyetur mbi matjet e kryera nga ZMR-ja dhe matjet e kryera nga Agjencia Atomike e Vjenës që nxjerrin rezultate të ndryshme është shprehur se aty duhet të jenë bërë disa herë matje dhe personalisht debati tij me koleget është për shkak të këtyre matjeve në momentin që i është thënë që ndodhet një burim kobalti pranë kabinetit të radiologjisë ka kërkuar të jepen të dhënat e dozimetrisë paraprake detyrë kjo ligjore e zyrës për mbrojtjen nga rrezatimi. Kjo i është refuzuar nën pretekstin e informacioneve të rezervuara. Me dijeninë e tij aty ka ardhur një ekspert nga Agjencia Atomike e Vjenës pasi është bërë e mundur vënia në punë e aparatit.

Gojarisht i është transmetuar pas matjeve të kryera me aparat ndezur dhe pa pacientë pra në ajër dozat nëpër koridoret e onkologjikut kanë rezultuar rreth 20 herë më të larta se norma e lejuar (të huajt)"

Mbledhja

Pas kësaj doktor Hoti kërkoi një takim me drejtuesit e QSUT ku ti prezantohej raporti dhe të gjithë së bashku të kishin një vendimarrje sa më të shpejtë për korigjimin e problematikës.

Kërkesa e tij ishte largimi i aparatit nga ambientet e pambrojtura në ambeintet e mbrojtura dhe transformimi në një ambient ashtu sic e kërkojnë standartet normale. Pas largimit nga puna ka mësuar se eskpertët e huaj kishin shkuar bërë matjet dhe kishin dorëzuar një procesverbal në drejtorinë e QSUT ku rezultoi ambient i papërshtatshëm as për punë dhe as për mundësi transformimi për bunkerët. 
 

Mbledhja u realizua nën drejtimin e nëndrejtoreshës së QSUT Birkena me pjesëmarrjen e shefes se onkologjikut Silvana përgjegjësit të radioterapisë dr.Orgest, shefes se biomedikalit pranë QSUT që nuk ia di emrin, adminsitratores se onkologjikut znj.Alketa dhe përgjegjëses për mbrojtjen nga rrezatimi në QSUT së bashku me shefin e radiologjisë Durim Cela ky takim në vend që të jepte zgjidhje duke u bazuar në të vërtetën e fakteve u kthye në një gjyq ndaj tij pyetja që i drejtohej ishte nëse isha rrezatuar ose jo dhe kjo pyetje është bëra nga drejtoresha Brikena e përsëritur disa herë që duhet ti faktonte rrezatimin ose jo.

Që në fillim të takimit kërkoi që mbledhja të protokollohej në mënyrë që gjithsecili të mbante përgjegjësi për cfarë do të thonte. Kjo detyrë iu la administratores Alketës ndërsa pas disa minutash i rezultoi se nuk po shënohej asgjë. Në prezencë ka qënë e ftuar ish përgjegjësia e zyrës nga mbrojta nga rrezatimet Xhulja që mbiemrin nuk ia di e cila është larguar nga puna, supriza nga ky takim ka qënë nga përgjegjësia e zyrës për mbrojtjen e rrezatimeve në QSUT e cila më nxorri një letër që nuk e ka parë të arsyeshme ta lexonte e cila pretendoi që QSUT ishte licensuar që mund të magazinonte mbetjet radioaktive.

Pretendimi im në lidhje me burimin e kobaltit që një burim që nuk përdoret aq më tepër në një vend të papërshtatshëm nuk mund të rrijë aty po të dërgohet në vendet specifike. Nuk ndodh kund që ne të gjejmë një burim radioaktiv që të rrijë aty fizkikisht dhe mos shkojë në vendin e destinuar.

Meqënese mbledhja nuk po protokollohej nuk po flitej për cështjen për të cilën ishim mbledhur e pashë të arsyeshme të largohem nga mbledhja. Ndërsa më vonë pas disa muajsh kur unë isha larguar nga spitali onkologjik për shkak të mospajtimit të tij me kushtet e punës që po i afroheshin ka marrë vesh nga kolegë që janë bërë matje nga të huajt është lënë një procesverbal i cili dorëzohet në drejtorinë e QSUT dhe ka rezultuar ambient i papërshtatshëm as për punë dhe as për mundësi transformimi për bunkerët" vijon dosja.

Ka ardhur Rustem Paci me ekipin e vetë dhe me fizikantët e spitalit të QSUT pas reflektimit ka thënë që gjërat janë në rregull dhe ngritja shqetësime kot por aparati ka qënë fikur.

Është pyetur nga ana e prokurorisë dhe për faktin se kush ka qënë në drejtimin e QSUT në kohën e ardhjes është shprehur se e ngarkuar drejtëpërdrejtë me onkologjikun është Brikena Qirjazi nëndrejtoresha.

Në dosje janë dhe disa biesa të të shkëputura nga grupi i punës ku shprehet shqetësimi së radioterapi zbërthehej çdo ditë Co60 pa kryer asnjë funksion mjeksor dhe se ekspertët kanë konfirmuar se ai nuk është bunker për Co60 brachytherapy nga matjet e kryera.  

Sms e dr. Alketa Pere

Ndërkohë, edhe njëra nga mjeket që të martën e 25 qershorit u çuan për ndjekje penale dhe më pas u pushuan nga puna, Dr. Alketa Pere ngre shqetësimin për situatën dhe shpehet se: “Shpresojme te zgjidhet sa më shpejt kjo çështje dhe të sqarohet situata. Ka disa të dhëna që tregojnë një numër të lartë të personave me sëmundje malinje në onkologjik.” – shkruan në grupin e mjekëve në Ëhatsapp dr. Alketa Pere.

Janë bërë disa mbledhje, ku mjeku Hoti ka këmbëngulur se po rrezikohet jeta e stafit, pasi i është thënë gojarisht nga një ekspert i ardhur nga Agjensia Atomike e Vjenës se doza e radioaktiviteti në koridoret e Onkologjikut, pa pacientë, kur pajisja vihet në punë, ka rezultuar 20 herë më e lartë se norma e lejuar.    

Hetimi i kësaj dosje zbuloi se përveçse nuk ju dha pacientëve shërbimi i duhur mjekësor që mund t’i ofrohej trajtimi me radioterapi, kjo pajisje u la në kushte jo të përshtatshme ruajtje, duke rrezikuar në mënyrë të vazhdueshme rrezatimin radioaktiv të vetë stafit mjekësor dhe atë të shërbimit të Spitalit Onkologjik dhe duke shkaktuar kështu dhe largimin e mjekëve nga ai shërbim.

Kjo pajisje shumë e kushtueshme, thuhet në dosjen hetimore, u nxorr jashtë përdorimit pa u vënë asnjë ditë në punë, pasi pajisja pasi u hap në kundërshtim me çdo lloj manuali po protokolli jetëgjatësie e përfshirë për 5 vjet, afat që pothuajse ka kaluar.” – shkruhet në dosjen hetimore

Grupi hetimor shkruhet në dosje ka kërkuar praktikën e plotë të blerjes së kobaltit në QSUT, por deri në këto momente kjo praktikë nuk rezulton të jetë e plotë, pasi nuk është arritur që të administrohet procesi i blerjes, dalja e fondit dhe kërkesa e bërë për këtë burim.

Roli i zv.drejtoreshes

Për këtë prokuroria akuzon zv/drejtoreshën QSUNT-së që mbulonte shërbimin onkologjik,Brikena Qirjazi dhe Drilona Kishta ish specialiste e zyrës së rrezateve pranë QSUNT-së.   

"Si zv. drejtoresh e ngarkuar për mbulimin e shërbimit onkologjik nuk ka marr masa për vendosjen në punë të burimit të kobaltit duke mos iu ofruar pacientëve shërbimin e duhur dhe duke lënë si alternativë të vetme burimin e kobaltitit nuk i është lënë zgjedhje pacientëve për mënyrën e trajtimit të tyre, ashtu si bëhet në vendet europiane. Nuk ka marr masa në kohë për zhvendosjen e pajisjes së burimit të kobaltit nga dhoma e vjetër e brakioterapisë në dhomën e kobalo terapisë pavarësisht faktit të hotspoteve që shfaqeshin nga matjet që iu bënë nga eksperti gjerman. 
Nuk janë vënë pranë ZMR-së të dhënat e ekspertit edhe pse është kusht për licensimin para momentit të ardhjes së tij në Shqipëri për arsye sigurie. 
Është bërë zhvendosja e pajisjes nga dhoma e brakioterapisë në dhomën e kobaltoterapisë, ku edhe këtu pajisja nuk rezulton ende funksionale edhe pse koha e përdorimit të saj po skadon dhe përpos këtij fakti nuk janë marr masat e duhura për zhvendosjen e saj pasi nuk janë bërë nën mbikëqyrjen e ZME-së. Gjithashtu nga ana e saj nuk është lënë një person përgjegjës që të marr në dorëzim burimin e kobaltit"
thuhet ne dosje.

Roli i Drilona Kishta 

Ekspertiza e dorëzuar (që e ka bërë Drilona) nuk është në përputhje me deklaratën e përfaqësuesve të njësisë së Radioterapisë dhe se ekspertiza duhej kryer edhe njëherë.  
Kjo ekspertizë është bërë para porositjes së burimit të kobaltit, çka nënkupton që nga ekspertizë e gabuar është bërë porosia e një burimi përveç kostos financiare nuk është vendosur në punë dhe nuk ka shërbyer as për kurimin e pacientëve. 
Nëse i referohemi vendimit nr.638 të datës 07.09.2016 neni 6 i tij mbi “Sistemet e Menaxhimit të mbetjeve radioaktive”, i cili aplikohet në të gjitha fazat e menaxhimit të mbetjeve radioaktive përcakton se ky proces aplikohet në të gjitha aktivitetet që lidhen me sigurimin, sistemit dhe përbërësit në të gjitha fazat e zhvillimit të depos së menaxhimit të mbetjeve radioaktive. 
Neni 8 i këtij vendimi përcakton se të licensuarit për aktivitete që prodhojnë mbetej radioaktive sie dhe të licensimit për depon e menaxhimit të mbetjeve radiokative marrin të gjitha masat për kontrollin e tyre si më poshtë:
a.Parandalimin e çdo veprimtarie të paautorizuar në zonën e ruajtjes së mbetjeve radioaktive.
Vendimi nr.801 i datës 11012.2019 neni 5 i saj mbi ‘Përgjegjësinë për mbrojtjen dhe sigurinë’, pika 3 e këtij neni për palët kryesore përgjegjëse për mbrojtjen dhe sigurinë janë:
a.Të licensuarit ose personi fizik, juridik përgjegjës për pajisjet dhe aktivitetet për të cilat kërkohet njoftim.
b. Punëdhënësit në lidhje me ekspozimin në punë
c. Praktikuesit mjekësor radiologjik, në lidhje me ekspozimin mjekësor,thuhet ne dosje. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mirditori: 27/06/2024 17:28

    Nuk kuptoj një gjë që gjithë ai personel me gjith atë GOMAR shkollë punon në ato kushte?????O është INJORANCË TË PUNOJ NJË STAF ITËRË O ËSHTË NJË E PA VËRTETË. NUK DUHEJ MË SHUMË SE NJË DOZIMETËR E KAQ.PËR TË VËRTETUAR KËTË TË BËHET MATJA E NGARKESËS R.A. TE PERSONELI DHE VËRTETOHET SE KA APO JO R.A.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë