“Gratë në trashëgiminë kulturore” është tema e diskutimit që bëri bashkë në Muzeun Historik Kombëtar drejtoreshën e Qendrës Antropologjike "Xhubleta" Luljeta Dano, Elsa Ballauri, kostumografen Edlira Sulaj dhe ministren e Kulturës Elva Margariti. Gjatë këtij takimi u diskutua për përfundimin e dosjes së xhubletës nga grupi i punës ku bën pjesë dhe koleksionistja Dano dhe dorëzimi i saj, si “Kryevepër e trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit në UNESCO në rrezik”.
“Ngjarja e vitit është dosja që po përgëtitet për në UNESCO, si një trashëgimi në rrezik. Kemi punuar në kushte shumë të vështira. Uroj që brenda pak ditësh dosja do të përfundoj”, thotë drejtoresha e Qendrës Antropologjike "Xhubleta", studiuesja Luljeta Dano.
“Është një gjë e magjishme, që ne se kemi nxjerr siç duhet. Por, nuk kemi bërë debate apo ta kemi përçuar tek të vegjlit, unë shikoj se çfarë ka bërë Luljeta, por ka nevojë për më shumë”, thotë Elsa Ballauri.
Ndërkohë, që deri më tani pjesë e dosjes për xhubletën 4000-vjeçare do të jenë dëshmitë, letrat e aprovimit edhe miratimit nga prodhuesit e saj, apo ata që e trashëgojnë. Nuk mungon edhe projekti për rivitalizimin e saj. Megjithatë, kostumografia Edlira Sualaj bën apel grupit të punës që të punohet më shumë.
“Të flasë për xhubletën kam frikë, pasi është e vështirë të hysh në të. Ne mund të nxitojmë për të bërë dosjen e UNESCO0-s, por më mirë të mos nxitojmë edhe të bëjmë gjënë e duhur”, thotë Sulaj.
Ndërsa, ministrja Margariti pohon se kjo është e vetmja mënyrë, që kjo dukuri të shpëtohet pa qenë vonë
“A kemi bërë mjaftueshëm me këtë dosje? Ndoshta jo, por e kemi vendos tek dosjet në rrezik, se është një fenomen në rrezik. Në momentin që jemi të vetëdijshëm në këtë stad që është, mendoj se do të humbitnim më shumë nëse këtë hap s’do ta merrnim tani, nga fenomen rrezik do të kthehej në një fenomen të humbur”, thotë ministrja e Kulturës Elva Margariti.
Grupi i punës do të dorëzojë dosjen për në UNESCO në Ministri të Kulturës brenda datës 22 mars të këtij viti. Ndërsa, përgjigjja do të jetë në muajin shtator.
Gra te veshura me xhublete
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7392
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Muzeu Historik për 4 vjet i mbyllur! Ministria kërkon një drejtor për të! Rikonstruksioni merr një vit më shumë kohë se ndërtimi në vitin 1981! Ja si do të financohet projekti
9 Mars, 20:48
-
‘Butrinti’/ Zhupa: Nëse nuk zgjidhet nga 'Kushtetuesja’, e çojmë në SPAK! Shteti, i nënpërfaqësuar në bordin e menaxhimit të koncesionit
7 Shkurt, 12:52
-
Ministria e Kulturës u shkri në një me Inovacionin dhe Ekonominë, reagon Margariti: Krenare për gjithë sa bëmë e që do të vijohet
16 Janar, 16:22
-
E paprecedentë/ Rithemelimi pengon fjalimin e Begajt! Sesionin e ri e nisin me zakonin e vjetër! PS voton ministrat e rinj! Ambasadorët vëzhgojnë
15 Janar, 07:45
-
Begaj dekreton ndryshimet në qeveri, ikën Margariti! Blendi Gonxhja ministër i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Ervin Mete mbetet te 'Financat'
12 Janar, 15:14
-
Ndryshimet në qeveri, Zhupa në Report Tv: U shkri Ministria e Kulturës të jepet me koncesion trashëgimia
9 Janar, 14:31
-
Rama ndryshon strukturën e qeverisë, bashkon ‘Kulturën’ me ‘Ekonominë' dhe 'Inovacionin' në një ministri! Emëron në krye Blendi Gonxhen! Largohet Margariti
8 Janar, 15:20
-
'Transumanca', riti i shtegtimit të bagëtive nga barinjtë në bjeshkë futet në UNESCO! Margariti: Traditë e lashtë, aplikuam bashkë me Spanjën e Francën
6 Dhjetor 2023, 08:16
-
‘Butrinti’, Zhupa për Report Tv: Koncesion anti-kushtetues, vë në rrezik historinë dhe trashëgiminë kulturore! Margariti në konflikt interesi
1 Dhjetor 2023, 13:41
-
'Krishti i gjithëpushtetshëm', ikona e shekullit të XVI-XVII tashmë një thesar i shpëtuar!
19 Nëntor 2023, 20:15
-
Plan Menaxhimi për ish-kamp-burgun e Spaçit, nis në 2024-ën. Ndreca: Aty vuajti elita, të punohet me ritme më të shpejta
13 Nëntor 2023, 22:31
-
4,46 miliardë lekë, 'portofoli' i Kulturës rritet me 12% për 2024! Gjysma e buxhetit për ‘kantieret’ e hapura nga Teatri Kombëtar tek Parku i Artit
13 Nëntor 2023, 19:38
Dërgoni edhe Gjuhën Shqipe në UNESCo..,si Trashëgimtare e vetme dhe e paçmuar e gjuhës Pellazgjike..e Etruske,dy motrat më të vjetra, mëmë_gjuhet e të gjitha gjuhëve indo-evropiane!
Përgjigju