Mungesa e dëshmitarëve të kërkuar nga organi i prokurorisë dhe e deputetit Tom Doshi të kërkuar nga avokati i Mark Frrokut, është bërë shkak për shtyrjen e seancës të kësaj të marte në dhomën penale të kryeqytetit.

Aktualisht në procesin ndaj ish-deputetit Frroku nën akuzë për vrasje, pastrim parash e ndërtim të paligjshëm janë konsumuar 17 seanca ndërsa ende gjykata s’ka mundur të dëgjojë dëshminë e Doshit për të cilin ka kërkuar nga policia ta njoftoj për tu paraqitur në gjyq.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)