Dosja kriminale e Rrajës dhe celulës së 'Xhindeve' peng të analizës së ADN-së! Laboratori s’ka reagentë mjekësore

TIRANE - Laboratori i Policisë Shkencore vuan nga mungesa e reagentëve mjekësorë që shërbejnë për krijimin e reaksioneve, nga ku më pas dalin rezultatet e analizës së ADN-së. Shumë kërkesa të bërë nga prokuroria për kryerjen e ekspertizës ligjorë të AND-së nuk kanë marrë përgjigje, pikërisht për faktin se drejtuesit e laboratorit të Policisë Shkencore, vuajnë mungesën e reagentëve. Dosjet hetimore shumë të rëndësishme si ajo e Redjan Rrajës por edhe ajo e grabitësve të kasafortave në qytetin e Krujës, njoshur si celula e "xhindeve të natës", kanë mbetur pa një tablo të qartë për sa i përket plotësimit të tyre me përgjigjet e analizave të ADN-së, duke sjellë zvarritjen e hetimeve në këtë drejtim. Vonesën për kryerjen e këtyre ekspertizave për këto dosje kaq shumë të rëndësishme për prokurorinë, drejtuesit e laboratorit të policisë shkencore e argumentojnë me mungesën e reagentëve mjekësorë, që shërbejnë për nxjerrjen e rezultatit të analizës së AND.

Analizimi i strukturës gjenetike të një individi u jep mundësi prokurorëve që nëpërmjet një prove shkencore, të arrijnë të zbardhin autorësinë e personave të arrestuar në vrasje dhe grabitje. Më konkretisht Prokuroria e Krimeve të Rënda ende nuk ka marrë një përgjigje të analizës së ADN-së, nëse pështyma e sekuestruar në kapuçat e gjetur në makinën tip Benz, të personave që qëlluan për vdekje Andi Malokun dhe plagosën prokurorin Arjan Ndoja dhe Landi Muharremin, i përket të arrestuarit Redjan Rraja apo jo.

Një burim pranë prokurorisë së Krimeve të Rënda tha për “Shqiptarja.com” se nëse kjo situatë do të zgjasë atëherë do kërkojnë që analiza e ADN-së të kryhet në një laborator të policive partnere.

Nga ana tjetër, nuk dihet nëse pesë personat e arrestuar në Krujë për grabitjen e kasafortave janë të përfshirë në disa vjedhje të tjera, ku prokuroria ka sekuestruar dhe njolla gjaku. Kjo pasi këto njolla gjaku nuk janë analizuar ende nga mjekët e laboratorit të policisë, për shkak të mungesës së reagentëve mjekësorë. Pikërisht mungesa e këtyre reagentëve vijon të mbajë bllokuar dhjetëra çështje penale që janë të regjistruara në Durrës, Krimet e Rënda, Krujë, Shkodër, Fier dhe Vlorë.

Për t'i dhënë njëherë e mirë fund kësaj situate, duhet urgjentisht zhvillimi i një tenderi nga ana e Policisë Shqiptare,ku të pajiset me të gjithë logjistikën e nevojshme të reagentëve mjekësore por edhe me aksesorë të tjerë që shërbejnë për kryerjen e analizave mjekësore

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja