Seancat paraprake për kalimin ose jo në gjykim të dosjes “Meta” nuk do të mund të zhvillohen më ditë të martë ose të mërkurë, duke qenë se Monika Kryemadhi, ish bashkëshortja e Ilir Metës, e pandehur në të njejtën dosje, është e angazhuar si opinioniste në formatin televiziv Big Brother.
Këtë e bëri të ditur vetë Kryemadhi, e cila vlerësoi zemërgjerësine e gjykatëses Irena Gjoka, ndaj kërkesës së paraqitur prej saj. Seancat do të zhvillohen vetëm të enjteve
"Seanca tjetër u la në datën 22. Bëra një kërkesë se donin ta linin ditë të martë. Gjyqtarja e pranoi kërkesën time që ditën e martë që kam prime në Big Brother të mos kemi seancë gjyqësore. As të mërkurën në mëngjes së shkon prime shumë vonë. Që kështu ne do të kemi seancë cdo të enjte",- tha Kryemadhi.
Lajmi kryesor:
Shtyhet sërish seanca paraprake për dosjen ‘Meta’, GJKKO: Nuk do zhvillohen më të martën, Kryemadhi është në Big Brother








