‘Partizani’/ GJKKO cakton seancën paraprake për ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin dhe 3 të tjerët! Më 24 tetor vendoset nëse kalojnë për gjykim

TIRANË- Gjykata e Posaçme cakton seancën paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të pandehurit e tjerë, të akuzuar për aferën korruptive të dosjes së kompleksit “Partizani”.

Seanca paraprake do të mbahet më 24 Tetor në GJKKO, në orën 12:00, nga gjyqtarja Flojera Davidhi. Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe bëhet ish-kryeministri i parë që shkon në gjykatë për këtë vepër penale. GJKKO do shqyrtojë materialet dhe do vendosë nëse do e kalojë dosjen për gjykim.

Dhëndri Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrimin e parash. Ndërkohë, të pandehur janë edhe ndërtuesi Fatmir Bektashi, për korrupsion aktiv korrupsion, si edhe Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina, për pastrim parash.

Pas katër vitesh hetime për aferën Partizani, SPAK ka dërguar dosjen me 5 të pandehur në GJKKO, ku kërkon nisjen e gjykimit. Në Gjykatën e Posaçme u hodh më 16 Tetor edhe shorti për të caktuar gjyqtaren e seancës paraprake. Flojera Davidhi do të marrë në shqyrtim dosjen me 333 fashikuj për të vendosur nëse dosja kalon apo jo për gjykim.

Report TV mëson se dosja ‘Partizani’ është ndarë me fraksion, që do të thotë do vijojnë hetimet për çështjen tjetër, atë të pasurisë së familjes së ish-kryeministrit 'non grata' Sali Berisha dhe përfitimet që mund të kenë familjarët e tij, si me rastin e vendimeve të Berishës për marrjen e truallit të Kompleksit Partizani dhe ndërtimin e 19 kullave nga dhëndri i tij.

Biznesmeni Fatmir Bektashi është i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan janë në akuzë për pastrim parash.

Dosja 'Partizani', të pandehur
Sali Berisha ish kryeministri – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish kryeministrit – akuzohet për  “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta! Akuzohet dhe per “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal
Fatmir Bektashi - Ndërtuesi akuzohet  “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe 'pastrim parash'
Xhimi Begeja- Ortaku i Malltezit, trashegimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan'  akuzohet për 'Pastrim Parash'
Andia Pustina - Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k -  Akuzohet për 'Pastrim Parash'  

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Rriten me 10% të ardhurat, Ministria e Financave: Në 9 muaj janë arkëtuar rreth 516 milionë euro më shumë se vjet

Rriten me 10% të ardhurat, Ministria e Financave: Në 9 muaj janë arkëtuar rreth 516 milionë euro më shumë se vjet