Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 2 prill 2026 seancën për dosjen 'Partizani'.
Shkak u bë kërkesa e avokates Klodiana Gjyzari që mbron Andia Pustinën dhe Studio Pustinën, e cila i ka kërkuar prokurorëve të SPAK që të tërheqin akuzën ndaj kësaj të pandehure dhe Studio Pustina.
Në plotësimin e parashtrimeve para gjykatës, avokatja relatoi: ‘se në 28/02/2026, me ligjin e ri ka ndryshuar neni 287, i Kodit Penal. Paraqesim kërkesë që SPAK të përcaktoj saktësisht akuzën, që nëse Andia Pustina përfshihet në pikën 3 të nenit 287, sepse sipas nesh nuk janë subjekte të këtij ligji. Dhe kërkojmë tërheqje të akuzës’.
Pas kësaj kërkese trupi gjykues pranoj kërkesën e Prokurorisë që të marrë në dispozicion parashtrimet e avokatës. Gjyzari do të shprehet në një moment të dytë.
Kujtojmë se pjesë e dosjes ‘Partizani’ është edhe ish-kryeministri Sali Berisha ndaj të cilit rëndojnë akuza për korrupsion dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Komente











