TIRANË- Ditën e sotme rreth orës 9 ka nisur seanca për Emiliano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Edhe në këtë seancë, të pandehurit kanë zgjedhur që të mos paraqiten para trupës gjykuese, ndërkohë që po përfaqësohen nga avokatët e tyre. Në sallë ndodhen edhe monitorues amerikanë, të cilët janë bërë të zakoshëm në procese të tilla.
Monitoruesit amerikanë në gjyqin e dosjes 'Shullazi'
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, është shprehur se edhe pas seancës së sotme nuk pritet të jepet vendimi për Shullazin dhe bandën e tij dhe kjo për shkak të volumit që mbrojtja ka sjellë në favor të klientëve të tyre dhe kohës që trupa gjykuese mund të kërkojë për të rishikuar provat e reja.
Gjatë seancës, avokakti i Gilmando Danit, Denion Bogdani ka pretenduar në gjykatë se zëvëndësimimi i prokurorëve është bërë në mënyrë të jashtëligjshme. Sipas tij, prokurorët që u zëvëndësuan kishin përgatitur konkluzione absurde, ndërsa më tej ai i ka kërkuar që të zbulohet mënyra se si u zëvendësuan prokurorët.
Prokurorët janë si personazh romanesh që i ngjasojnë Don Kishotit. Ylvi Beqaj është i pabesueshëm. Gjithashtu emri i klinetit tim nuk del gjëkundi. Prokurorët po flasin si hetuesit e komunizmit.
Denion Bogdani, avokat
Grupi i Emiljano Shullazit gjatë një seance tek Krimet e Rënda
Grupi i Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel "Vollgën" në Durrës.
Herën e kaluar, prokuroria dha pretencën për grupin, ku kërkoi në total një dënim me 64 vite burg për 5 të pandehurit. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 17 vite burg për Emiljano Shullazin dhe 64 vite për të gjithë anëtarët e bandës.
Pretenca është përgatitur nga prokurorët Donika Prela, Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani. Prokuroria ka kërkuar 15 vite burg për Gilmando Danin, 10 vite burg për Blerim Shullazin, 11 vite burg për Endrit Qyqja dhe 11 vite burg për Endrit Zelën.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1490
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nipi i Pajtim Serjanit kapet me 1 kg kokainë me vlerë 270 mijë €! E shiste në zonën e Shullazit, në pranga edhe shoku i tij! 6 muaj në përgjim (VIDEO)
9 Dhjetor, 10:46
-
KËRKESA/ I dënuar me burg përjetë, Dritan Dajti hap gjyq të ri në Elbasan: Të mos njihet vendimi i Krimeve të Rënda, gjyqtarët nuk firmosën! Mungon urdhri i prokurorit
23 Shtator, 14:37
-
Do ekstradohen nga Gjermania/ Fabio Ballabani kërcënoi bashkëshortin e gjyqtares me urdhër të Shullazit, 25 vjeçari plagosi një person tek Rrethrrotullimi i Plepave (EMRAT)
28 Gusht, 20:19
-
Arrestohet në Gjermani Fabio Ballabani! Shullazi i dha urdhrin nga qelia, dhunoi bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani
14 Gusht, 12:24
-
Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimet e Emiljano Shullazit dhe 11 të tjerëve
28 Qershor, 10:26
-
Aleanca Ervis Martinaj-Arben Ndoka për të hequr qafe Durim Bamin! 16 persona mobilizohen për ta vrarë e s’ia dalin! Bisedat në ‘SKY', Bajri: E ftoj në shtëpi, a je gati t’i grijmë këtu?
20 Maj, 11:55
-
Megaoperacioni i SPAK, burg për 5 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale: Nga Emiljano Shullazi te Gjergj Cukali! Në seancë SPAK u përfaqësua nga Altin Dumani
20 Maj, 11:16
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO lë në qeli 9 të arrestuar! Avokatët: Arrestimi s’është i ligjshëm, nuk faktohet se kujt i përket numri në Sky ECC (EMRAT)
19 Maj, 10:22
-
Dhunimi i burrit të gjyqtares Saida Dollani, e organizoi nga burgu Shullazi, Martinaj dhe Ndoka
18 Maj, 19:10
-
Megaoperacioni i SPAK/ Goditen 7 grupe kriminale! 50 urdhërarreste, 14 të ekzekutuara në Shqipëri, 6 jashtë! Sekuestrohen 4.5 mln prona, mes tyre gati 3 mln euro cash
18 Maj, 09:46
-
Gjyqtarja që u kërcënua nga Shullazi dhe rihapi dosjen e masakrës së Gërdecit vlerësohet nga ambasada amerikane! Saida Dollani: Ligji i barabartë për të gjithë
28 Mars, 11:08
-
‘Vuani nga skleroza’ debate në gjyq mes grupit të Shullazit e mjekëve për ekspertizën e Luftar Reçit! Dëshmon Agron Kuliçaj, flet për letrën që mori nga i penduari
15 Janar, 13:26
Po të presin për krimet e bëra. Hak e gjak pa la nuk ka.
Përgjigju