TIRANË - Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 17 vite burg për Emiljano Shullazin dhe 64 vite për të gjithë anëtarët e bandës. Pretenca është përgatitur nga prokurorët Donika Prela, Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani. Vetë drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda nuk ka qenë e pranishme në seancë, por është përfaqësuar nga tre prokurorët e tjerë. Krahas Shullazit, më konkretisht për Gilmando Danin prokuroria ka kërkuar 15 vite burg, për Blerim Shullazin 10 vite burg, Endrit Qyqja 11 vite burg si dhe 11 vite burg për Endrit Zelën. Pretenca e Prokurorisë është dhënë në mungesë, pasi asnjë prej anëtarëve të bandës nuk kanë qenë të pranishëm në seancën gjyqësore. Seanca e sotme te Krimet e Rënda është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie nga Policia e Shtetit.

Pretenca e Prokurorisë për bandën e Shullazit:

Emiljano Shullazi - 17 vite burg

Gilmando Dani - 15 vite burg 

Blerim Shullazi - 10 vite burg 

Endrit Qyqja - 11 vite burg 

Endrit Zela - 11 vite burg

Në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda janë parë edhe përfaqësues të ambasadës gjermane dhe asaj amerikane. Seanca te Krimet e Rënda nisi në orën 09:00, ndërsa të pandehurit u mbrojtën nga avokatët

Një javë më parë Krimet e Rënda shtyn për sot pretencën, për shkak se në seancën gyqësore munguan dy prej avokatëve të të pandehurve. Report Tv ka siguruar pamjet nga Gjykata e Krimeve të Rënda ku vihet re një prezencë e shtuar e forcave të policisë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:30
Debat në gjyqin e Shullazit, avokatët: Prokurorët s'e kanë lexuar dosjen 10 mijë faqe, policia presion gjyqtarëve

Seanca e Krimeve të Rënda ku u dha pretence për grupin “Shullazi” është shoqëruar me debate mes avokatëve dhe prokurorëve. Pala mbrojtëse e Emiljano Shullazit dhe katër bashkëpunëtorëve të tij pretendoi se prokurorët e rij që morën në dorë çështjen, Donika Prela, Besnik Muçi, Gentjan Osmani dhe Anton Martini, nuk e kanë lexuar dosjen prej 10 mijë faqesh. Ata kontestojnë edhe emrin e Donika Prelës e cila mori në dorë dosjen pas refuzimit që i bënë 10 prokurorë të tjerë. 

Avokatët lexuan një deklaratë brenda në sallën e gjyqit, ku pretendojnë gjithashtu se gjyqtarëve po u bëhet presion duke rrethuar Gjykatën me forca policore.

Po u bëhet presion gjyqtarëve me rrethimin e policisë. Grupi Shullazi po shpallet fajtor pa u dhënë ende vendimi. Prokurorëve u duheshin 14 ditë për të lexuar 10 mijë faqe nga dosja, ata i kanë lexuar për 3 ditë... Donika Prela u vendos në mënyrë te paligjshme, sot zgjodhi të ikte me pushime jashtë shtetit.

Avokatët mbrojtës të bandës Shullazi

Deklarata