‘Toyota Yaris’/ SPAK i komunikon akuzat ish-kryeprokurorit dhe 3 të tjerëve! Pritet që dosja t’i dërgohet GJKKO, korrupsion dhe ndikim i paligjshëm

‘Toyota Yaris’/ SPAK i komunikon akuzat ish-kryeprokurorit dhe 3 të tjerëve! Pritet që dosja t’i dërgohet GJKKO, korrupsion dhe ndikim i paligjshëm

Ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka, nën akuzë për 'Toyota Yaris'

Tiranë- Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet pë dosjen e “Toyota Yaris” dhe pritet të dërgojë për gjykim dosjen në Gjykatën e Posaçme.

SPAK mësohet se i ka komunikuar të hënën akuzën ish-kryeprokurorit e Vlorës, Aurel Zarka, i cili është marre zyrtarisht i pandehur.

Pak ditë më parë, SPAK i ka komunikuar akuzat edhe avokatit të Eriona Daupajt, e cila ndodhet në kërkim.

Akuza iu komunikua edhe avokatit Radovan Çela, si dhe Astrit Vladit. Tashmë pritet që avokatët të paraqesin pretendimet e tyre, për një afat 10 ditor dhe me pas prokuroria do të vendosë për dërgimin e dosjes në gjyq.

SPAK i akuzon kryesisht për ushtrim ndikimi të paligjshëm për të ndryshuar rrjedhën e hetimeve dhe lehtësuar të akuzuarit e dosjes së parë, të grupit që po kontrabandonte nëpërmjet linjës Angli-Belgjikë-Gjermani-Shqipëri rreth 3,4 mln euro cash, në thasë të fshehura në makina që importoheshin dhe shiteshin në vendin tonë.

E pandehura Erjona Daupaj akuzohet për ndikim për ushtrim të ndikimit për zbulim sekreti hetimor dhe korrupsion. Radovan Çela ndikim të paligjshëm dhe korrupsion aktiv, Astrit Vladi po për korrupsion aktiv dhe ndikim të paligjshëm. Kurse ish-prokurori i Vlorës Aurel Zarka akuzohet për korrupsion dhe ushtrim për ndikim të paligjshëm.

Në dosje, Astrit Vladi akuzohet si personi që ka përfituar nga këto ndërhyrje, pasi ishte i pandehur për çështjen e 3,4 mln eurove cash, bashkë me kushëririn e tij.

Më 31 Korrik, Gjykata e Posaçme e la në paraburgim Zarkën, i cili gjithashtu ndodhet edhe në proces Vettingu, teksa SPAK siguroi edhe përgjime nga platforma e koduar SKY ECC.

Zarka u arrestua më 29 korrik 2024 me kërkesë të SPAK dhe firmosur nga GJKKO.

Bëhet fjalë për pushimin e një hetimi që ishte nënndarje e Toyota Yaris dhe si ndërmjetës në komunikime shfaqet Astrit Vladi që është kushëri i Elvis Vladit dënuar për 3.4 milionë eurot e fshehura në mjetin Toyota Yaris vetëm për akuzën e mos deklarimit të parave.

Për katër të tjerë hetimet u pushuan dhe siç u zbulua nga platforma e Sky Ecc, bisedat e atyre që fituan nga drejtësia përmendin emrat e të dyshuarve, që nga pastrim parash fituan nga ish krimet e rënda  fillimisht përmes moskompetencës e më tej mungesës së provave.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)