DOSJA/ ‘U kry’ mesazhi që mori Ervis Martinaj pasi u vra Gjin Ndoji! Pëllumb Gjoka-Behar Bajrit: Kjoft me zotin, futja gjumit

DOSJA/ ‘U kry’ mesazhi që mori Ervis Martinaj pasi u vra Gjin Ndoji! Pëllumb Gjoka-Behar Bajrit: Kjoft me zotin, futja gjumit

1691157572_ervismartinajgjinndoji.jpg

Report Tv sjell një tjetër episod të përgjimeve mes anëtarëve të grupit kriminal, të cilët ekzekutuan Gjin Ndojin. Në përgjimet në dosjen e siguruar nga Report Tv, tregohet momenti kur ekzekutorët vrasin Gjin Ndojin më 22 gusht 2022. Në përgjime, përveç Behar Bajrit (organizatori), Edmond Prekës (transportonte ekzkutorët), Denis Brajoviq (ekzekutori), del edhe Ervis Martinaj. Behar Bajri i shkruan Edmond Preka se për 40 minuta kryejnë punë 100%.

Pasi kryen vrasjen, ekzekutori Denis Brajoviq informon Behar Bajrin se porosi për vrasjen u krye me sukses dhe se Preka duhet t’i presë në Bushat se janë afër. Më pas ekzekutori i shkruan mesazh Ervis Martinajt ‘Kryvi’. Pëllumb Gjokën e ka informuar Behar Bajri, ndërsa biznesmeni thotë “ok vëlla, kjoft me zotin, futja gjumit...”.

Pjesë nga përgjimet

Behari i kërkon që, të mbaj telefonin hapur dhe mos të dalë atje deri sa të kryejnë punë dhe beson që 99% për një orë do të kryejnë punë.

Edmondi i shprehet që, pa më thënë ti nuk del ai se 5 minuta i duhet me shku tek ura. Behari i tregon që, sa të kryhet ky, ikën ai kurva i Tiranës sepse kështu e kam lënë me të, me ndërrim.

Edmondi shprehet që, "Zeqoja" 5 minuta vonon me dal te ura dhe ju gjen një shtëpi me nejt. Behari i kërkon që, kur ti marri "Zeqoja" tju gjej një vend të sigurt deri nesër mbrëma dhe vij i marrë unë.

Edmondi i shprehet që, pa merak tek kjo pjesë.

Në orën 00.27 shtetasi Ervis Martinaj duke përdorur NP8LS4 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. (Në këtë bashkëbisedim figurojnë të regjistruara vetëm bisedat e shkruara nga shtetasi Denis Brajoviq). Denisi i shkruan, he vëlla, më shkruaj këtu se jam duke lënë cel në shqip, tu dal jam, prit tvi.

Në orën 00.53 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan "jo, po vim".

Në orën 01.33 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Behari i shkruan duke i thënë që, për 40 minuta kryejnë punë 100%.

Edmondi shprehet duke i thënë, ishalla, don zoti i madh.

Në orën 01.54 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan Beharit "para e kemi".

Në orën 01.58 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Behari i shkruan që, për 10 minuta, mos flej se po kryen dhe Edmondi i shprehet që, jo jo.

Në orën 02.02 shtetasi Behar Brajovig duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan Beharit, "kryvi", jemi në Bushat dhe të na presi aty ai, se jemi afër.

Në orën 02.03 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Behari i shkruan,...kryvi, tash thuaj "Zeqos" që të jetë gati.

Edmondi shprehet, shyqyr dhe gati është, më thuaj, ti them kur të jenë afër. Behari i tregon që, ato janë në Bushat dhe te dali ai, afër urës janë.

Në orën 02.06 shtetasi Ervis Martinaj duke përdorur NP8LS4 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan, kryvi

Në orën 02.09 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Edmondi i tregon Beharit që, aty është "Zeqo" dhe e pyet nëse janë duke ardh bri malit, qe të futet pak me makinë.

Behari i tregon që, janë rrugës vjetër

Në orën 02.24 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka. Ky i fundit i tregon që ishte në gjumë ndërsa Behari i tregon që kry, tani presim atë tendin, atë që deshti al u krv, Gilnin deshti ai...

Pëllumbi shprehet...ok vella, kjoft me zotin, futja gjumit...

Në orën 02.25 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Edmond Preka i shkruan Beharit që, u bënë bashkë dhe kur te shkojnë në shtëpi do të them.

Në orën 02.25 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan, "hypem, u takum". Në orën 02.43 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Edmond Preka i shkruan Beharit, "në rregull vlla, po flej"


Lajmi kryesor:

DOSJA e SPAK/ Ervis Martinaj porositi vrasjen e Gjin Ndojit, për kokën e tij duhej të vriste Kleant Musabelliun për llogari të Pëllumb Gjokës! Përgjimet


SI.E./E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor