Mbrojtja e biznesmenit Elman Abule ka kërkuar gjykimin veçman nga dosja e Velijat. Në GJKKO avokatja Romina Zano thotë se veprat penale për të cilat akuzohet Abule, nuk janë kompetencë e GJKKO. Gjithashtu ajo ka kërkuar dhe gjykim të shkurtuar.
Romina Zano: Kemi kërkuar ndarje të çështjes dhe gjykim të shkurtuar për klientin tim, Elman Abule. Arsyeja pse kërkojmë ndarjen lidhet me shkaqet procedurale. Ndodhemi në fazë shqyrtimi gjyqësor dhe vlerësojmë se mbajtja e procedimit të përbashkët do të cënonte qartësinë e procesit për klientin tim. Vepra penale për të cilën akuzohet Elman Abule lidhet me një gjykatë të një juridiksioni tjetër dhe jo të Gjykatës së Posaçme. Pra, ndryshe, kompetenca lëndore duhet të kalojë në një gjykatë tjetër. Faktet për Elman Abulen janë të pavarura nga të pandehurit e tjerë.
Shpalljen e moskompetencës së GJKKO-së ka kërkuar dhe mbrojtja e Klotilda Bushkës, pasi ajo nuk është më deputete. Avokati Henrik Ligori ka kërkuar dhe pushimin e çështjes.
Avokati Henrik Ligori i Klotilda Bushka: Kemi kundërshtuar akuzën. Kemi kërkuar pushimin e akuzës për klienten time. Ka dy probleme. Kërkesa e dytë: kërkojmë ndarjen e çështjes dhe deklarimin e moskompetencës për këtë çështje, si dhe kalimin e çështjes në Gjykatën e Tiranës. Klotilda Bushka nuk është më deputete dhe gjykatës i mungon kompetenca.
E njëjta kërkesë, për shpalljen e moskompetencës për gjykim nga GJKKO ka ardhur dhe nga avokati i biznesmenit Mirton Likaj – shoqëria Lani sh.p.k, dhe biznesmeni Fatmir Bektashi.
Lajmi kryesor:
Gjyqi ‘Veliaj’/ Ndreca kërkon 2 javë kohë të studiojë dosjen: Mungojnë 24 fashikuj! Kërkohet veçim i çështjes për 7 të pandehur e 3 shoqëri










