Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Instituti Shqiptar i Statistikave nënshkruan të martën një memorandim bashkëpunimi për prodhimin dhe shpërndarjen e statistikave ekonomike zyrtare.
Memorandumi i e bashkëpunimit vjen në përgjigje të kërkesës në rritje për informacion të përdoruesve kombëtare dhe ndërkombëtarë të statistikave. Ky memorandum përcakton detyrimet reciproke sa i përket prodhimit dhe shpërndarjes së statistikave ekonomike zyrtare, duke respektuar afatet kohore të publikimit të tyre.
Palët bien dakord të respektojnë parimet e besueshmërisë, të paanshmërisë dhe objektivitetit të dy institucioneve publike. Ai ndikon në përmirësimin e inkurajimit dhe të zhvillimit të funksioneve statistikore, në rritjen e përpjekjes që, të gjithë autoriteteve vendase dhe të huaja, t'u ofrohen statistika ekonomike, në mënyrën më të përshtatshme, në përputhje me kërkesat në rritje për informacion të këtyre përdoruesve.
Memorandumi i nënshkruar parasheh mbështetjen e udhëzimeve standarde profesionale nga të dy institucionet, të drejtën e hyrjes dhe të shkëmbimit të të dhënave, marrëdhëniet me agjencitë ndërkombëtare për çështje statistikore etj.
Memorandumi u nënshkrua, për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve nga Brisida Shehaj, Drejtore e Përgjithshme dhe, për Institutin Shqiptar të Statistikave, nga Gjergji Filipi, Drejtor i INSTAT. Ky memorandum është i vlefshëm deri në nënshkrimin e një memorandumi të ri./atsh/
/Shqiptarja.com