Miqësia mes këngëtarit Dr.Flori dhe Edi Ramës ka marrë fund. Dikur Flori ishte ndër këngëtarët e preferuar të Ramës, madje bashkë kënduan edhe këngën e famshme “ Tirona” e cila u bë hit, kur Rama kandidonte si kryetar bashkie.
Por djemtë e grupit “West Side Family” sipas Florit nuk janë shpërblyer për këngën që sipas tyre i solli fitoren Edi Ramës. Në një intervistë të dhënë në një media disa muaj më parë ai është shprehur; “Nuk është se ngatërroj këngën me politikën, por në një bashkëpunim midis politikës dhe muzikës, gjithmonë ajo që fiton është politika, sepse muzika është më e dashur se sa politika.

Politika nuk të shpërblen në asgjë. Ne me çunat i dhamë fitoren Edi Ramës dhe nuk u shpërblyem fare”, - ka thënë ai. Dr. Flori i njohur si një nga këngëtarët e preferuar të Edi Ramës, madje edhe një nga krijuesit e disa prej këngëve të fushatës së Ramës, i është bashkuar kolegut të tij, Ermal Mamaqi duke sjellë këngën e njohur tashmë “Ku ka si Tirona” në koncertin e hapjes së fushatës së PD-së.
/Shqiptarja.com