Partia Sociale ka ndarë një komunikatë për draftin e reformës së re territoriale ku shprehet se nuk zhduk asnjë bashki e qytet. Bashkitë shkrihen, por mbajnë statusin e qytetit përbërës brenda njësisë vendore. Gjithashtu ato do të përfaqësohen institucionalisht si dhe do të kenë rol në planifikimi

“Një sqarim dhe informacion shtesë në lidhje me lajmet që po qarkullojnë nëpër media sa i takon procesit të Reformës Administrativo – Territoriale.

Konsolidimi territorial nuk sjell “zhdukjen” e asnjë bashkie apo qyteti.  Bashkitë e përfshira në këtë proces ruajnë emrin, identitetin dhe qendrën e tyre urbane. Ato përfshihen në një strukturë të re administrative përmes bashkimit me bashkitë fqinje, duke vijuar të kenë statusin e qytetit përbërës brenda njësisë së re vendore. Çdo qendër e prekur nga ky proces do të vijojë të ketë përfaqësim institucional, përmes nënkryetarit përkatës dhe përfaqësimit në këshillin bashkiak, si dhe një rol të përcaktuar në planifikimin vendor, organizimin e shërbimeve dhe administrimin e çështjeve të komunitetit.

Ky proces synon një organizim më efikas të qeverisjes vendore, duke ruajtur identitetin, historinë dhe lidhjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve me territorin ku jetojnë”, përfundon deklarata.


Lajmi kryesor:

Reforma territoriale, Report Tv siguron draftin e PS! Shkrihen 15 bashki, nga 61 të shkojnë në 46! Mbeten 12 qarqe! 'Qyteti' nivel i ri qeverisës, Rinasi i shtohet Tiranës (TABELAT)