Drejtësia, 8 ligje të reja
në axhendën e Kuvendit  

Drejtësia, 8 ligje të reja<br />në axhendën e Kuvendit  <br>
Vijimi i zbatimit të reformës në drejtësi do të jetë fokus të axhendës së Kuvendit të Shqipëri edhe gjatë vitit 2018. Kuvendi pritet të shqyrtojë dhe miratojë 8 projektligje, në kuadër të plotësimit dhe zbatimit të reformës në sistemin e drejtësisë. Nismat janë propozuar nga deputetët, ndërsa janë mbartur nga viti i shkuar.

Konkretisht, në axhendën e Kuvendit, për vitin 2018, janë projektligji për noterinë, projektligji për shërbimin përmbarimor gjyqësor, projektligji për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore, projektligji për profesionin e avokatit, projektligji për strategjinë e edukimit ligjor, projektligji për provimin e shtetit për profesionin e juristit, projektligji për ekzekutimin e vendimeve penale dhe projektligji për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Në axhendën e Kuvendit, po në kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi, është edhe konstituimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. Kuvendi duhet të miratojë me 2/3 e votave 5 anëtarët jo prokurorë dhe 5 anëtarët jo gjyqtarë të KLP dhe KLGJ. Në rast se Kuvendi nuk arrin shumicën prej dy të tretave edhe në votimin e parë, të dytë dhe të tretë, kandidatët konsiderohen të zgjedhur.

Sipas përllogaritjeve, bazuar në 14 afate të parashikuara në ligjin për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor do të ngrihen brenda harkut kohor të 90 ditëve, që do të thotë pra pranverës.

Në një konferencë për gazetarët në fundvit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se mazhoranca nuk do të presë opozitën për ngritjen e KLGJ dhe KLP. Ndërkaq, konstituimi i këtyre dy organeve më të rëndësishme të sistemit gjyqësor, dikton edhe kohën e ngritjes së organeve të reja antikorrupsion, ku përfshihen Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykatat Speciale, ku të gjitha sëbashku përbëjnë atë që quhet SPAK.

Nisja e punimeve
Pas pushimeve tre javore, deputetët do të rikthehen në punë në 15 janar. Ata do ta nisin punën me komisionet parlamentare, për të shlyer “borxhet” e vitit të shkuar. Në procedurë të mbartura nga sesioni i shkuar janë 23 projektligje, nga të cilat 15 janë të propozuar nga deputetë, 7 nga Këshilli i Ministrave dhe vetëm një prej tyre është depozituar nga 20 mijë zgjedhës.

Në proces është edhe një draft i propozuar nga ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, aktualisht deputet i thjeshtë, i cili kërkon ashpërsim të Kodit Penal në 6 nene: kryesisht për shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor, dhunimin e kafshëve dhe trafikimin e narkotikëve. Qeveria ka për të mbrojtur në parlament projektligjet për trashëgiminë kulturore dhe muzetë, strehimin social, energjinë elektrike, për koncesionet, etj. Zgjedhësit kanë propozuar vetëm një nismë gjatë këtij viti.

Ajo synon ashpërsimin e Kodit Penal për të dhunuesit e kafshëve. Nuk ka asnjë projektligj të pezulluar, por janë tërhequr nga depozituesit gjatë vitit që lamë pas 7 projektligje, 4 prej deputetëve propozues dhe 3 nga qeveria. Kjo e fundit ka tërhequr projektligjin për shërbimin veterinar, për arsimin parauniversitar dhe strehimin social, të cilat këshilli i ministrave i ripërpunon.

Vetë deputetët kanë tërhequr projektligjin për gjuetinë, si dhe një propozim për dhënie amnistie i disa deputetëve të Sigurisë Kombëtare të legjislaturës së shkuar për dorëzimin vullnetar të armëve. Meqë Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi nuk janë më deputetë, është tërhequr edhe projektligji i sjellë prej tyre për ndryshime në Kodin Zgjedhor për financimin e partive.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë, babai plagos me armë gjahu vajzën dhe më pas vret veten! 40-vjeçarja në gjendje të rëndë

Lushnjë, babai plagos me armë gjahu vajzën dhe më pas vret veten! 40-vjeçarja në gjendje të rëndë