Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, edhe Prokuroria e Përgjithshme nuk merr pjesë: Gati të japim opinion

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, edhe Prokuroria e Përgjithshme nuk merr pjesë: Gati të japim opinion

Prokuroria e Përgjithshme

TIRANË- Pothuajse të gjitha institucionet e drejtësisë kanë refuzuar pjesëmarrjen në komisionin e posaçëm ‘Antikorrupsion’ të drejtuar nga deputeti socialist Fatmir Xhafaj. Pas SPAK, Gjykatës së Lartë, Kushtetueses dhe ILD edhe Prokuroria e Përgjithshme thotë për Report Tv se nuk do të ulen në tryezën e diskutimit me ekspertë. 

Por, në përgjigjen për gazetaren Keti Banushi, Prokuroria e Përgjithshme nuk mbyll çdo derë, duke thënë se është gati të bashkëpunojë për të dhënë opinion sa i takon kuadrit kushtetues e ligjor të drejtësisë, por uljen në tyryezë me ekspert si pjesë e grupit të punës e refuzon kategorikisht.  

“Prokuroria e Përgjithshme ka shprehur vullnetin të bashkëpunojë me Komisionin e Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” për çdo çështje të natyrës teknike që lidhet me kuadrin kushtetues e ligjor brenda të cilit funksionon prokuroria dhe sistemi i drejtesisë.

Prokuroria nuk do të marrë pjesë me ekspertë si pjesë të nëngrupit të punës së komisionit, por ka njoftuar komisionin për caktimin e pikave të kontaktit të institucionit sipas fushave përkatëse të ekspertizës, të cilët do të bashkëpunojnë me komisionin në formën e dhënies së opinioneve mbi produktet e punës së këtij të fundit në të gjitha rastet që do t’u kërkohet prej tij”, thuhet në reagimin për Report Tv.

Mungesa në diskutime do të ketë edhe nga shoqëria civile. Instituti për Studimet Politike që ndër vite monitoron punën e Kuvendit e ka quajtur “lajm të mirë” vendimin e organeve të drejtësisë për të mos ju bashkuar komisionit. 

"Lajm i mirë për integritetin dhe konceptin e pavarësisë së institucioneve refuzimi zyrtar i ftesës për pjesëmarrje në Komisionin e Posaçëm parlamentar nga Gjykata Kushtetuese, SPAK, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Gjykata e Lartë, etj. Argumentet e tyre zyrtare konfirmojnë argumentet dhe paralajmërimin e shprehur përmes një deklarate publike nga ana e ISP rreth 3 muaj më parë. Të njëjtat linja parimore kanë pasur edhe partnerët kryesorë ndërkombetarë në Tiranë", shkruan ISP në një postim në Facebook. 

ISP, një organizatë e shoqërisë civile që hera herës i bën bashkë palët politike në tryeza diskutimi, njofton se edhe ata vetë kanë vendosur të mos i bashkohen me ekspertë as komisionit të Xhafajt, dhe as atij të Braçes për dezinfomimin, me argumentin se shoqëria civile monitoron e jep komente, por nuk bën reforma që i takojnë politikës dhe institucioneve.

“Komisioni antikorrupsion mbivendoset mbi komisionet e tjera parlamentare, si dhe në rastin e institucioneve të pavarura, përcjell mesazhin e gabuar të kontrollit dhe llogaridhënies përpara një strukture Ad-Hoc. Dy palët politike i kanë dhënë komisioneve qasje të theksuar politike”.

Instituti i Studimeve Publike e kritikon mazhorancës se ka vendosur drejtues të këtyre komisioneve politikanë të profilit të lartë politik të PS-së, që nuk garantojnë konsensus, ndërsa e quan të gabuar dhe devijim nga përgjegjësitë institucionale bojkotin e opozitës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gyso: 04/10/2024 11:45

    Me ne fund po vjen era drejtesi qe ti zhduki keta qelbesina qe po na pine gjakun 34 vjet. Keta jane bashke SALI BERISHA, Ilir Meta, EDI Rama. Rrofte USA qe po mendon per kete popull te vuajtur nje jete te tere. Do bej shpikje Xhafa komunisti i fundit te mbroj KRYEKOMUNISTIN SALI BERISHA bashke me te korruptuarit boteror EDI RAMA me ILIR META.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator