"Drejtësia" PD sfidon SHBA-në
kundër rikontrollit të pasurive 

kundër rikontrollit të pasurive ">
Partia Demokratike konteston disa pika të rëndësishme të draftit të misioneve të SHBA-BE, në Tiranë, për reformën në drejtësi. Në një kohë kur komisioni i posaçëm ka miratuar disa kapitujt të projektit amerikan, opozita shqiptare ka dalë dje me një projekt paralel, me amendamente dhe propozime, të cilat sipas saj, janë në përputhje me Komisionin e Venecias. Po çfarë parashikon projekti më i fundit i Partisë Demokratike? Cilat pika të draftit të SHBA-BE konteston opozita shqiptare? Opozita, në projektin e saj, kundërshton rolin që drafti përfundimtar i EURALIOS-OPDAT i jep Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, për rikontrollin e pasurisë së njerëzve të drejtësisë. Opozita kërkon hapur që ILDKPKI të mos ketë kompetencë që të kontrollojë pasuritë e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Në projektin e fundit, PD kërkon që ILDKPKI të hiqet nga projekti kushtetues. Opozita sheh tek ILDKPKI rrezikun e goditjes së njerëzve të saj në sistemin e drejtësisë.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar