2 zyrtare të arsimit në hetim për skemën e mashtrimit me bursa studimi në SHBA

2 zyrtare të arsimit në hetim për skemën e mashtrimit me bursa studimi në SHBA

TIRANË- Drejtoresha e gjimnazit ‘Qemal Stafa’, Klotilda Jaupi dhe mësuesja e anglishtes Valentina Lamaj dyshohet se fshihen pas skemës së mashtrimit me bursa studimi për SHBA. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se drejtoresha Jaupi dhe mësuesja e anglishtes Lamaj janë vënë në hetim në gjendje të lirë pas zbulimit të skemës nga Policia Kriminale.

Të dyja dyshohet se janë të përfshira në një skemë mashtrimi me projektin  amerikan “Let’s Talk Together About US24”, i cili pretendohej të ishte ngritur në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Ambasadën Amerikane në Shqipëri.

Përmes kësaj skeme, dyshohet se falsifikoheshin dokumente për ofrimin e bursave për të studiuar në universitetet e SHBA-së.

Ishte Ambasada Amerikane në Tiranë që dha alarmin për këtë skemë, ku përmes një njoftimi zyrtar bëri me dije se ky projekt është një skemë mashtrimi dhe nuk ka asnjë lidhje me Ambasadën e SHBA, Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Arsimit të SHBA.

SI.E./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besi: 11/06/2024 00:16

    Po si nuk zure mend moj Klotilda.Erdhe nga Lapardhaja ne Tirane.Gjithe jeten me keto gjera.

    Përgjigju
    • Ira: 11/06/2024 19:54

      Po fshatari fshatar mbetet o mik."O fshatar o zemergur qytetar s'behesh kurre, edhe po te nderrosh 40 lekure...".

  • Besa: 10/06/2024 19:50

    Tani po qe merrni vrapin. Mesuese qe ngre skeme mashtrimi per nxenesit, nuk ka me fjale

    Përgjigju
  • goshi: 10/06/2024 17:14

    E turpshme dhe skandal sa te pa moralshme ka ne kete vend.....burgun e kane pak

    Përgjigju
  • Lindi: 10/06/2024 12:49

    Njerëz të rraçkavitur. Të gjithë gënjejnë, të gjithë shajnë, të gjithë vjedhin. Mësuesit, policët, informaticienët, kryetar bashkie, nëpunës të thjeshtë. Nuk ngopen me lekë megjithse kanë një vend pune dhe një rrogë. Flakini përjetësisht nga administrata të kuptojnë sa me fat kanë qenë.

    Përgjigju
    • Po mër po: 10/06/2024 17:26

      Laj thaj ata kanë mbet aty

  • Sondazhi i ditës:

    Gjykata e Apelit i jep vulën e PD-së Berishës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Moska: NATO po përgatitet për një përplasje të mundshme me ne

Moska: NATO po përgatitet për një përplasje të mundshme me ne