RTSH heq kryeredaktorin e lajmeve, Olsjan Laskaj! Reagon Asociacioni i Gazetarëve Shqiptarë: Në kundërshtim me ligjin, rishikoni vendimin

RTSH heq kryeredaktorin e lajmeve, Olsjan Laskaj! Reagon Asociacioni i Gazetarëve Shqiptarë: Në kundërshtim me ligjin, rishikoni vendimin

RTSH

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar pasi drejtoresha e komanduar e RTSH, Aurora Polo ka ulur në detyrë nga pozicioni i kryeredaktorit të lajmeve të RTSH1, Olsjan Laskajn. Më pas, gazetari Laskaj është larguar nga puna, ndërsa Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shkruan se ky veprim i drejtoreshës Polo është në kundërshtim me ligjin dhe bën thirrje për rishikimin e vendimit. 

“Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë është informuar mbi vendimet arbitrare të Radio Televizionit Shqiptar në lidhje me punonjësit e departamentit të Informacionit. Së fundmi, drejtoresha në detyrë, Aurora Polo, në kundërshtim me Statutin e RTSH dhe Kodin e Punës, ka ulur në detyrë pa një arsyetim kryeredaktorin e lajmeve të RTSH1, Olsjan Laskaj. Ky veprim ka shkaktuar largimin e tij nga puna, pasi i është shkaktuar dëm moral dhe financiar.

Teksa gara për drejtuesin e ri të Radio Televizionit Publik Shqiptar është përmbyllur dhe Këshilli Drejtues pritet të zgjedhë Drejtorin e Përgjithshëm të Televizionit, AGSH dënon çdo veprim abuziv të drejtuesve në detyrë të RTSH. Ne i bëjmë thirrje organeve të RTSH që të rishikojnë vendimin e Drejtoreshës së Përgjithshme në detyrë në lidhje me ish-kryeredaktorin Olsjan Laskaj. Ne inkurajojmë organet drejtuese që të zbatojnë ligjin dhe të mos lejojnë asnjë shkelje, veçanërisht në këtë periudhë tranzicioni deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri të televizionit”, thuhet në reagim.

SI.E./K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • RTSH: 26/01/2025 08:29

    Drejtoria e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar u njoh me deklaratën dhe pretendimet e Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, lidhur me punonjësin e RTSH-së, Olsjan Laskaj. Në respekt të publikut dhe komunitetit të gazetarëve, Drejtoria e Përgjithshme e RTSH-së hedh poshtë aludimet e pabaza për largimin nga puna të z. Laskaj. Për nevoja të përmirësimit të punës, ky punonjës është lëvizur në një detyrë tjetër brenda Njësisë së Emisioneve Tematike dhe Lajmeve, duke respektuar plotësisht profilin e tij profesional. Dëshirojmë të theksojmë se kjo lëvizje në detyrë dhe çdo vendimmarrje tjetër e Drejtorisë së Përgjithshme nuk ka asnjë lidhje me procedurën e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së. Procesi i zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm, në bazë të ligjit, drejtohet nga Këshilli Drejtues dhe jo nga Drejtoria e Përgjithshme. Drejtoria e Përgjithshme e RTSH-së shpreh vlerësimin e saj për punën e punonjësve të medies dhe mbetet e hapur të shqyrtojë, mbështetur në ligj, çdo shqetësim të punonjësve dhe organizatave e grupimeve profesionale, duke pasur si kusht qartësinë e fakteve dhe jo interpretimet e nxituara apo, më keq akoma, të ndikuara.

    Përgjigju
  • Iris: 26/01/2025 04:21

    Nuk e dime nese arsyet e uljes ne detyre jane te motivuara,ose jo,por duket qe Aurora Polo ka harruar qe eshte vetem /E KOMANDUAR/dhe i ka dhene vetes liri e te drejta qe per rolin qe ka,nuk duhet t'i shperdoronte.Kjo eshte dicka qe vetem drejtuesi i ri i RTSH qe do te zgjidhet ka kompetenca t'i zbatoje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë