Në ambientet e kompanisë ALBtelecom është zhvilluar sot takimi i Këshillit Kombëtar të Punës ku morën pjesë krerët e disa Ministrive, përfaqësues të shoqatave të biznesit e të sindikatave në vend.

Kryetari i Bordit të ALBtelecom, Giuseppe Farina, e ka konsideruar përzgjedhjen e kompanisë për të zhvilluar takimin një një lloj mirënjohje për aftësisë e saj në tregun e punës.

Ai tha se ALBtelecom mbetet lider në numrin e punonjësve ne Shqipëri me një kontribut të rëndësishëm ekonomik e teknologjik në vend.
 
Z. Farina çfarë do të thotë për ju organizimi i mbledhjes së radhës së Këshillit Kombëtar të Punës në zyrat e kompanisë ALBtelecom?
Për ne ky fakt është i rëndësishëm sepse besojmë qe është edhe një lloj mirënjohje për aftësisë e kompanisë sonë për të përballuar nevojat dhe kërkesat e tregut të punës si nga këndvështrimi i biznesit, nga ai i punonjësve dhe ana e komunitetit në përgjithësi, duke qenë konkretë dhe seriozë gjatë gjithë këtyre viteve.
 
Ne jemi lider në numrin e punonjësve nw Shqipëri dhe besojmë që kontributi ynë ekonomik e teknologjik në vend është tregues i rëndësishëm.
 
2. Si mund të ndikojë rritja e pagesës minimale për kompaninë ALBtelecom si biznes?
Duke marr në konsiderate faktin qe nivelin e përgatitjes së nëpunësve tanë dhe nivelin e teknologjisë, sot për sot nuk kemi nëpunës me një nivel rroge minimale në kompaninë tonë. Të gjithë nëpunësit tanë kanë një pagë më të lartë se minimumi i garantuar. Kështu që në parim nuk jemi drejtpërsëdrejti të prekur nga kjo çështje që trajtohet sot, por besojmë që të diskutohet mbi këto argumente në këto momente është e rëndësishme si për punëmarrësit ashtu edhe për botën e sipërmarrësve që dëshirojnë rritjen ekonomike të këtij vendi.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com