Apeli i Posaçëm i GJKKO-së ka ndryshuar pjesërisht vendimin e gjykatës referuar sekuestrimit të llogarive bankare në emër të Olsi Ibro. Ky i fundit u hodh nga një pallat në kryeqytet në vitin 2024 duke vrarë veten pas skandalit të Mikrokedive. Dado ishte drejtues i skemës së mashtrimit ku bëhet fjalë për miliona euro në dëm të qytetarëve.

Gjyqtari Florjan Kalaja pranoi pjesërisht ankimin e dorëzuar nga 4 fëmijët e të ndjerit, duke e cilësuar aktin procedural absolutisht të pavlefshëm sa i takon disponimeve mbi llogaritë bankare të nivelit të dytë. Një pjesë e llogarive bankare janë liruar, raporton gazetarja Keti Banushi.

Olsi Ibro së bashku me bashkëshorten e tij Elda Ibro dehe Arben Maksutin kanë zhvatur mijëra qytetarë përmes rifinancimeve me kushte të disfavorshme të kredive të vjetra ose përmes shantazhit, duke i bllokuar pronat e luajtshme dhe të paluajtshme.

SPAK ka dërguar për gjykim 16 persona dhe 4 shoqëri, “Micro Credit Albania” sh.p.k., “ADCA” sh.p.k., “Final” sh.p.k. dhe “TDR Group”, të përfshirë në këtë skemë. Në pamje të jashtme, këto kompani dukeshin se operonin për mbledhjen e detyrimeve të cilësuara si “kredi të këqija”, por në thelb, aktiviteti i tyre kishte vetëm një qëllim të qartë: pasurimin e paligjshëm në dëm të qytetarëve.