Prej asaj kohe, në shumështete më shumë menaxherë jo-mjekë u vendosën në krye të qendrave spitalore. Edhe në Shqipëri, prej 2013 dikasteri i shëndetësisë dhe shumëqendra spitalore përfshirë dhe QSUT janë drejtuar nga jo-mjekë. Gjithsesi, eksperiencat dhe studimet e mëvonshme treguan se vendosja e menaxherëve jo-mjekëmund të mos ketëqënë një praktikë e suksesshme. Vendi ynë mund të mos bëjë përjashtim, po të konsiderojmë (me përjashtime të veçanta), se drejtuesve jo-mjekë të vendosur në krye të dikasterit të shëndetësisë dhe qendrave spitalore ju mungon edukimi i duhur në fushën e menaxhimit.
Amanda Goodball, një studiuese nëShkollën e Biznesit në Londër ngriti më tej shqetësimin se qendrat spitalore mund të kishin performuar mëmirënë tre dekadat e fundit nëse më shumë mjekëdo ishin përzgjedhur si drejtues. Goodball përdori të dhënat nga 100 qendrat më të mira spitalore nëShtetet e Bashkuara të Amerikës në tre specialitete- onkologji (kancer), sëmundjet digjestive dhe kujdesi kardiovaskular, dhe kirurgjia. Ajo klasifikoi qendrat spitalore sipas drejtuesit, mjekë ose jo-mjekë, dhe investigoise si kjo ndarje lidhej me cilësinë e qendrës spitalore.
Ajo tregoi se kishte një lidhje të fortë midis njëdrejtuesi mjek dhe cilësisë sëqendrës spitalore. Analiza evidentoi secilësia e qendrës spitalore ishte përafërsisht 25% më e lartë në qendrat spitalore të drejtuara nga mjekët sesa në qendrat spitalore të drejtuara nga jo-mjekë. Edhe studime të tjera tregojnë të njëjtën lidhje. Studimet nga Nick Bloom, Raffaella Sadun, and John Van Reenen treguan se sa e rëndësishme është të pasurit e aftësive të mira menaxheriale në performancën e qendrave spitalore. Por ata gjithashtu gjetën se ishin pjesa menaxherët më diplomë në mjekësi ata që rezultonin më të suksesshëm.
Ideja se drejtuesit-ekspertë të fushës (si mjekët në sistemin shëndetësor) performojnë më mirë, mbështetet dhe nga shumë studime në sektorë të tjerë.Historia ka treguar qe ish-lojtarët e suksesshëm që vendosen si trajnerë në skuadrat e basketbollit dhe futbollit, apo në Formula One, gjithashtu shkëlqejnë. Gjithashtu, liderat ekspertë kanë një performancë më të lartë dhe në organizatat komplekse si universitetet. Në lidhje me vendosjen e një figure eminente në universitete, praktika e deritanishme në Shqipëri është treguesi më i mirë.
Sistemi arsimor në Shqipëri është në nivelet më të ulëta të ekzistencës së tij, pasi në krye të universiteteve janë vendosur figura pa asnjë kontribut në fushën e shkencës. Psh, rektori i Universitetit tëMjekësisënuk ka asnjë publikim në revistat shkencore të validuara, dhe si i tillë ai nuk mund të klasifikohet si profesor – titull i cili në mjekësi meritohet vetëm pas një kontributi të vyer dhe të gjatë në klinikë dhenë kërkim shkencor (madje eksperienca klinike nuk është një domosdoshmëri për disa tituj profesor). Ky realitet është prezent në pjesën dërrmuese të stafit tëUniversitetit të Mjekësisë, por edhe tëuniversiteve të tjera.
Vendosja e figurave me kontribute të kufizuara në shkencë në krye te universiteteve reflekton edhe gjendjën e mjerueshme në arsim, dhe më tej, zhgënjimin e të rinjve që e shohin jetën jashtë vendit. Por vendit tonë nuk i kanë munguar asnjëherë eskpertët dhe personalitetet në fushën e mjekësisë me kontribute reale në shkencën mjekësore, pavarësisht mungesës së mbështetjes së tyre (unëpersonalisht njoh disa figura të tilla, por nuk po i përmend emrat për të mos qënë biased). Figurave të tilla duhet te promovohen, pasi ata mund të inspirojnë të rinjtë shqiptarë dhe nxisin zhvillime pozitive në fushën e shëndetësisë.
Pse mjekët janë menaxherë të mirë?
Mjekët kanë njohuri mjekësore, njohuri mbi funksionimin e sistemit shëndetësor, dhe janë kryesisht njerëz me integritet tëlartë e me ndikim politik. Mjekët në role menaxheriale mund të përmirësojnë komunikimin midis mjekëve dhe menaxherëve të tjerë, dhe janë avokatë të fuqishëm dhebesnik të sigurisë së pacientit dhe cilësisë. Nëkontrast me këtë parim, së fundmi në vendin tonë po rimbursohen barnaqë në treg ofrohen më lirë-gjë e cila kufizon pacientët nga marrja e barnave të reja me efektivitet më të lartë në përmirësimin e parametrave shëndetësorë. Për shembull, edhe pse prej më shumë se 8 vitesh një medikament i ri në fushën e diabetit (që ofron edhe mbrojtje kardiovaskulare) që ofrohet dhe rimbursohet nëvendet perëndimore, ende nuk ka hyrë në tregun Shqiptar.
Për me tepër, rimbursimi i barnave gjenerike dhe mungesa e kontrollimit të tyre, mund të ketë sjellë ne treg barna që nuk kanë efektivitiet. Në vendin tonë ka një prodhues kryesor të barnave gjenerik, por efikasisteti i tyre nuk është studiuar. Kjo është një temë e cila kërkon diskutim të gjerë, dhe do dëshiroja të ftoja ekspertë të fushës të komentonin mëshumë në këtë pikë të nxehtë të mjekësisë shqiptarë dhe me pasoja të rënda në shëndetin dhe sigurinë e pacientit.
Mjekët gjithashtu kanë më shumë kredibilitet jo vetëm në publik, poredhe ndër kolegë; pra mjekët i kuptojnë mjekët. Si në çdo sektor, nëse menaxheri e kupton dhe njeh mirëçdo hallkë të procesit, është më e lartë mundësia për të krijuar mjedisin e duhur, vendosur dhe përmbushur qëllimet e duhura, si dhe njohur kontributet e të tjerëve. Në një studim që përfshiu punëtorët ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe u gjet se drejtues-ekspert në shërbimin kryesor të organizatës, shoqërohet me kënaqësi më të lartë në punë dhe me më pak mundësi për të lënë punën. I njëjti parim qëndron edhe në fushën e shëndetësisë; një drejtues mjek mund të dijë më shumë se si të rrisë kënaqësinë në punë të mjekëve të tjerë, e për rrjedhojë të kontribuojë në rritjen e performancës së strukturës që drejton.
Në vendin tonë, pakënaqësia e mjekëve po rritet çdo ditë ë më shumë, dhe mungesa e një figure prominente mjeku në krye të strukturave shëndetësorë mund të jetë një nga shkaqet kryesoretë kësaj situate. Një drejtues mjekë me vlera akademike dhe aftësi menaxheriale në krye të institucioneve shëndetësore përfshirë ministrinë e shëndetësisë, institutin e shëndetit publik dhe qendrave spitalore mund të ketë më shumëbesueshmërijo vetëm për pacientet, por gjithashtu edhe për kompanitë farmaceutike dhe donatorët.
Mjekët gjithashtu perceptohen të kenë më shumë fuqi dhe influencë krahasuar me profesionistët e tjerë të shëndetit. Unëmendoj se ky ka qënë dhe shkaku kryesor pse menaxherët jo-mjekë të vendosur në krye te dikasterit të shëndetësisë në vitet e fundit kanë goditurvazhdimisht figurën e mjekut. Sot vendet si Australia dënojnë deri në 14 vjet burg personat që sulmojnë një punonjës të shëndetësise. Denigrimi i figurës së mjekut duke filluar që nga mosekzistenca e ligjeve përkatëse në rastet e gabimeve mjekësore që gjykojnë mjekun si kriminel ka kontribuar akoma më shume në pakënaqësinë e këtyre profesionistëve, të cilët tashmë po emigrojnë në mënyrë massive. Sipas të dhënave jo zyrtare, mbi 700 mjekë shqiptarë janë larguar jashtë vendit ne 2017, dhe në 5 vitet e ardhshme projektohet një mungesë e thellë e mjekëve nëqendrat tona spitalore.
Si përfundim, ka shumë të dhëna dhe shembuj të mëparshëm që tregojnë se vendosja e një figure prominente mjek me vlera akademike në drejtimin e qendrave spitalore dhe institucioneve të tjera shëndetësore do të rriste performancën e sistemit shëndetësor. Është e rendësishme gjithashtu që drejtuesit mjekë që përzgjidhen në krye të institucioneve shëndetësore të trajnohen në fushën e menaxhimit në mënyrë që të rrisin më tej cilësinë e shërbimit mjekësor.
*Një përmbledhje e shkurtër e aktivitetit profesional të Dr Taulant Muka
Dr Muka është ish student i Fakultetit të Mjekësisë, Tiranë si dhe alumni i Qendrës Spitalore Universitare Erasmus, Hollandë, me eksperienca kërkimore ne Universitetin e Harvard-it(USA) dhe Cambridge-it(UK). Ai aktualisht punon si mjek farmaceutiko-mjekësor në një nga kompanit më të mëdha farmaceutike në fushën e diabetit ku ai, ndër të tjera, është përgjegjës për dizenjimin dhe realizimin e studimeve klinike për testimin e barnave të reja. Ai gjithashtu është i atashuar si shkencëtar në Departamentin e Epidemiologjisë të Qendrës Spitalore Universitare Erasmus, ku kreu doktoraturën dhe vazhdoi studimet post-doktoraturë.
Dr Muka është i atashuar edhe në Netherlands Institute for Health Sciences ku ka punuar si lektor. Puna e tij kërkimore ka qënë në fushën e diabetit dhe sëmundjeve të tjera kardiometabolike. Gjithashtu ai është i përfshirë edhe në punë kërkimore në shëndetin e gruas. Dr Muka ka publikuar mbi 50 artikuj shkencor në revistat me faktor impakti, ka marrë pjesë si autor në disa libra nga Elsevier, dhe ka drejtuar grupin e tij kërkimor prej 12 doktorantësh dhe studentë masteri në fushën e diabetit.
d.c./shqiptarja.com