TIRANË - Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i kërkon zyrtarisht Këshillit të Lartë Gjyqësor të nisë hetimin disiplinor për pesë gjyqtarët e Apelit të Krimeve të Rënda, të cilët tre ditë më parë shpëtuan Dritan Dajtin nga burgu përjetë (Lexo këtu). Në shkresën e siguruar nga Report Tv thuhet se tre anëtarët e trupës gjyqësore, që kanë gjykuar çështjen kundër të dënuarit Dritan Dajti, i gjetur fajtor për vrasjen e katër policëve në gusht 2009 në Durrës, kanë kryer shkelje të rënda profesionale dhe etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës, dhe për këtë shkak i kërkon KLGJ-së të marrë masën disiplinore të shkarkimit nga detyra.  

Kërkesa e Gjonajt për shkarkimin e pesë gjyqtarëve

Pesë gjyqtarët që vendosën të dënojnë me 25 vite burgim Dritan Dajtin, duke prishur kështu vendimin me burgim të përjetshëm të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë. Fuat Vjerdha, kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër, Lindita Hoxha dhe Aleks Nikolli, gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Shkodër si dhe Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, gjyqtarë të Apelit në Vlorë.

Pas kësaj kërkese të Gjonajt, ka reaguar Këshilli i Lartë Gjyqësor. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, KLGJ informon publikun se kjo çështje do të trajtohet me përparësi, paanshmëri dhe profesionalizëm. "Këshilli do të bëjë vlerësimin e duhur, në përputhje me kuadrin e ri ligjor dhe do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm në respektim të ligjit", thuhet në deklaratën e KLGJ.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj kërkoi fillimisht nga KLGJ të hetonte pesë gjyqtarët, ndërsa ditën e djeshme përmes një deklarate për mediat, kërkoi shkarkimin e gjyqtarëve (Lexo këtu). Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda rrëzoi tre ditë më parë dënimin me burgim të përjetshëm të Dritan Dajtit, i provuar nga drejtësia si fajtor për vrasjen e katër efektivëve të policisë në vitin 2009 pranë plazhit "Iliria" në Durrës (Lexo ketu).