Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë ka depozituar një kallëzim penal për ish-ministrin e Energjetikes Dritan Prifti, për fshehje të pasurisë në vlerën e 4.6 milionë eurove.
Kallëzimi i depozituar në Prokurorinë e Tiranës përfshin kontrollin e kryer nga ILDKPKI përgjatë viteve 2003-2013, kohë në të cilën Dritan Prifti ka mbajtur postin e ministrit dhe funksionin e deputetit.
Sipas kallëzimit rezulton se në këtë 10-vjeçar Prifti ka fshehur pasurinë nëpërmjet kontratave fiktive, ndërsa pritet që prokuroria e Tiranës të nisë hetimet pas këtij kallëzimi.
Në kallëzim ILDKP sqaron se pas kontrolleve të kryera janë krijuar dyshimet se Prifti ka kryer transferta të dyshimta brenda dhe jashtë vendit duke pastruar e fshehur vlerën e 4.6 milion eurove pasuri./atsh/
/Shqiptarja.com