SHKODER- Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore, imzot Angelo Massafra ka kërkuar nga besimtarët e krishtere që bukën ta sigurojnë me djersë dhe ndërgjegje të pastër dhe jo përmes kultivimit të bimëve narkotike, apo formave të tjera të ndaluara.
Nga katedralja e “Shën Shtjefnit” në Shkodër, arqipeshkvi Angelo Massafra kërkoi që shteti shqiptar të kryeje detyrën e tij siç duhet, për më shumë dinjitet dhe punë.
Imzot Massafra u bëri apel qytetarëve që të heqin dorë nga format e ndaluara dhe të punojnë me ndershmëri.
“Duhet ta fitojmë bukën me ndërgjegje të pastër dhe me djersë. Punoni tokën me djersë, atëherë buka që fitojmë me djersë është më shijshme.
Ti o vëlla, o motër që fiton paratë me rrugë të shtrembra nuk ecën i qetë në rrugë, pasi dikush mund të marrë hak.
Të shtohet buka dhe puna, shteti ose kush ka detyrë të na ndihmojë të mos mungojë puna, dinjiteti është për njeriun” tha ai.
Deklarata u bë gjatë meshës për mbylljen e “Vitit të Mëshirës”, një jubile i veçantë i Kishës Katolike.
Duke e falënderuar Zotin për këtë vit të mbushur me fryte e ngjarje historike, arqipeshkvi kërkoi që të kemi mëshirë çdo ditë të jetës tonë.
“Viti i mëshirës” i shpallur nga Papa Francesku, nxiti kryesisht shpirtin e pendesës për t’u kthyer tek mëshira.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO