Me mbështetjen e Europol-it u zhvillua një mega-operacion në pesë shtete; Belgjikë, Francë, Holandë, Britani dhe Itali, ndërsa në përfundim u arrestuan 64 shqiptarë. Sipas Europol-it mafia shqiptare merrej me kultivim dhe trafik kanabisi dhe lëndëve të tjera narkotike, prostitucion dhe pastrim parash. Në operacionin e zhvilluar në dy ditët e fundit morën pjesë mbi 600 oficerë policie, ndërsa hetimet zgjatën disa muaj. 55 persona u arrestuan në Belgjikë, duke përfshirë drejtuesit, 7 në Holandë dhe 2 të tjerë në Francë në këtë hetim të udhëhequr nga Belgjika në bashkëpunim me Francën, Holandën, Italinë dhe Britaninë e Madhe.
Akuzat për mafien shqiptare
Të arrestuarit kultivonin dhe trafikonin kanabis, trafikonin qenie njerëzore për prostitucion, ndërsa akuzohen edhe për pastrim parash. Bandat vepronin në Belgjikë, Francë, Holandë, Itali dhe Britani të Madhe. Të dyshuarit besohet se kanë menaxhuar shumë plantacione kanabisi të shpërndarë në të gjithë Belgjikën dhe në veri të Francës. Disa të tjerë janë përfshirë gjithashtu në një rast të trafikimit të qenieve njerëzore në Francë. Në ditën e ndërhyrjes, gjashtë ekspertë të Europol-it u vendosën në Belgjikë, Francë dhe Holandë për të lejuar shkëmbimin e informacionit në kohë reale, kontrollet e të dhënave të si dhe sigurimin e mbështetjes teknike. Gjatë operacioneve janë bërë mjaft sekuestrime.
Europol: Do të ketë tjera goditje për krimin shqiptar
Policia evropiane (EUROPOL) thekson në njoftim se goditja e bandave shqiptare në Europë do të vijojë me operacione të tjera në të ardhmen e afërt. "Krimi i organizuar shqiptar vazhdon të mbetet një shqetësim për vendet në Evropë. Në mars, ekspertët mbi krimin shqiptar u mblodhën në selinë qendrore të Europol në Hagë për të diskutuar mënyrat për t'i trajtuar më mirë këto klane të dhunshme të mafias. Operacionet e mëtejshme të këtij lloji pritet të ndodhin në të ardhmen e afërt" thuhet në njoftimin e Europol-it.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
26.9%
-
Keq
54.9%
-
Nuk e di
18.3%
Vota total: 175
Lajme të tjera
-
Europol: 821 banda kriminale kërcënojnë BE! Shqiptarët te pesë rrjetet kryesore të kokainës! 'Koka' të trafikut deri në Amerikën Latine
5 Prill, 15:22
-
'Hakeruam hakerat!' Lockbit, grupi rus më i rrezikshëm në botë në duart e FBI-së e agjentëve të krimit! Fitoi 120 milionë dollarë
21 Shkurt, 12:24
-
VIDEO+FOTO/ Goditet rrjeti që furnizonte me kokainë Evropën! Trafiku i drogës nga Kolumbia në Ekuador e më pas BE bëhej nga shqiptari Dritan Gjika
16 Shkurt, 11:41
-
VIDEO/ Operacion ndërkombëtar antidrogë në disa shtete, mes të arrestuarve 65 shqiptarë! Në Shqipëri sekuestrohen 5 mln euro pasuri (EMRAT)
5 Shkurt, 12:57
-
Hagë/ Balla takim me Drejtoreshën Ekzekutive të Europol: Do bashkëpunojmë në luftën kundër krimit të organizuar dhe procesin e vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit
24 Janar, 14:00
-
Pas SkyECC dhe EncroChat, Balla: Do zbërthehen dy aplikacione të reja nga EUROPOL, policët do deklarojnë nëse kanë pasur llogari
12 Dhjetor 2023, 12:18
-
Operacioni i EUROPOL në 26 vende, Balla: 28 të arrestuar në Shqipëri, u sekuestrua 81 kg kanabis, kokainë, armë e fishekë (VIDEO)
1 Dhjetor 2023, 09:44
-
Përgjimet/ Europol i dorëzon Shqipërisë listën e policëve me SKY e EncroChat, bashkëpunojnë me grupet kriminale! Në janar-nëntor u arrestuan 69 efektivë
26 Nëntor 2023, 15:43
-
Rrjetet shqiptare aktive në ‘shtëpitë e barit’ në BE, eksperti për Report Tv: Shqiptarët shihen si ‘delja e zezë’, ka racizëm ndaj nesh
17 Nëntor 2023, 13:33
-
Raporti europian: Rrjetet shqiptare aktive në "shtëpitë e barit" në disa vende europiane
16 Nëntor 2023, 14:59
-
Përgjimet ne SKY ECC, goditet një tjetër grupi kriminal, 78 të arrestuar në Itali e Spanjë
27 Tetor 2023, 09:36
-
Brazil, Task Forca e EUROPOL-it, ‘Balkan Cartel’ njofton se u kap një krye-trafikant serb i drogës
6 Tetor 2023, 18:02
Drejtuar komentuesit " Think Justice". Ke disa te verteta ne ato qe thua por ajo qe duhet pranuar duhet pranuar. Mafia shqiptare ka prezence te forte dhe ka shume shqiptare neper burgje. Por eshte e vertete qe shqiptaret targetohen lehtesisht nga media nderkombetare. Anglezet qe jane populli me i degjeneruar ne europe e be shpeshhere kete gje dhe nuk gjen asnje problem sepse shteti i bananeve te Shqiperise ben asgje per mbrojtjen e imazhit te shqiptareve. Pra e ka rrugen e hapur. Sa per perendimoret , e permendin kur kapen qytetare te tyre e biles edhe zezakeve dhe arabeve i thojne france dhe anglez qe te mos quhen " rraciste"
PërgjigjuAsgje e re kjo politike ndaj shqiptareve eshte e vjeter dhe e ka bazen ne beograd dhe vendet sllave.Kudo neper evrope shqiptaret jane nje pakice ne cdo drejtim dhe smund te luajne asnje ekuiliber mafioz ose politik.Mafiozet e vertete jane ne seline e komunitetit evropian me rroga 10.000 euro dhe çeshtje korrupsioni te tmershme.Evropa eshte ne ngordhje e siper dhe kerkon nje bumerang qe ne rastin tone ka lidhje me shqiptaret.Por shqiptaret tashme mund ti kundervihen evropes se bashku ne nje bllok kosove-shqiperi-trevat shqiptare ne maqedoni-presheve-mal te zi e kudo qe ka shqiptare se kjo eshte e vetmja gjuhe qe kuptojne Evropianet te cilet e kane ndare vendin tone ne shume pjese.
PërgjigjuShqiptaret mendojne te bejne para per 1 min edhe te jene miljonera, nuk e kuptojne qe bota jashte bene sikur te le pastaj te jep nje edhe te keput ne qafe, pastaj mere ne qafe femit ose me mire familjen,edhe themi ne na ka faje politika, jemi vete rac e keqe qe skemi nerve pune shiko ne shqiperi, te gjithe thone skane por veshja edhe kafet plot edhe lluks
PërgjigjuNa turperuat rracen j q r perdite nga 20-30 shqiptare ne burg edhe su mbarokan.
PërgjigjuS'është punë turpi këtu, duhet të kuptoni se tek të arrestuarit ka edhe belg, italianë dhe britanikë, por preferenca është që publikisht të lajmërohet se bëhet fjalë për "shqiptarë" dhe "mafian shqiptare". Në fund të fundit duhet të kuptoni se drogën popujt e tyre e konsumojnë, sipas statistikave me ton jo me kile, ndaj mos u turpëroni se media kurrë nuk flet pozitivisht për shqiptarët. Dhe kur kapin dhe arrestojnë të vetët, nuk thonë që i përkasin kombit të tyre, asnjëherë thjesht thonë "u arrestuan disa persona" kaq, por me të qenë shqiptarë kokat e lajmeve janë "U kapën shqiptarët". Gjithçka është politike dhe media jashtë bashkëpunon me pasion në këtë drejtim....