Droga e kapur dje në Rrëshen
Policia: Sekuestruam 4.2 ton

Policia ka sqaruar sot se droga e sekuestruar dje në Rrëshen ka qenë mbi 4 ton kanabis. Peshimi i lëndës narkotike të sekuestruar në një magazinë, ku ndodhej në proces tharje, ka zgjatur rreth dy ditë. Në përfundim të peshimit, sasia e drogës ishte plot 4 238 kg.

Operacioni antidrogë i koduar "Befasia" zbuloi magazinën e kanabisit me sasinë e konsiderueshme të lëndës narkotike, ndërsa u arrestuan 22 persona, mes tyre gra dhe fëmijë. 

Në vijim të operacionit anti-cannabis “Befasia” të nisur dje në Rrëshen -Mirditë, ku u arrestuan 22 shtetas, u proceduan penalisht në gjendje të lirë 9 shtetas dhe u shpall në kërkim pronari i magazinës, para pak minutash ka përfunduar peshimi total i sasisë së lëndës narkotike të sekuestruar. Nga peshimi rezultoi se në magazinë kishte 4238 kg bimë narkotike cannabis – sattiva në proces tharje e përpunimi. Sasia bimore narkotike e sekuestruar është magazinuar. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në operacionin për zbulimin e kësaj magazine që shërbente si laborator për tharjen e drogës, kanë qenë 100 forca policie, ku mes tyre ka pasur dhe efektivë të RENEA.

Frika për një rezistencë me armë nga ana e trafikantëve, ka bërë që policia e Lezhës të kërkojë dhe ndihmën e RENEA-s.

Në këtë operacion është shmangur policia lokale e qytetit të Rrëshenit, e cila çuditërisht nuk ka pasur informacion për këtë magazinë, që ndodhej në dalje të qytetit.

Lidhur me këtë çështje, policia po heton dhe disa pjesëtarë të këtij komisariati, si të dyshuar se janë implikuar me trafikantët.

[gallery]19460[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët