‘Dua të bëj hundën dhe gjoksin’, Aulona Musta flet hapur për komplekset fizike (Foto)
Moderatorja Aulona Musta i ka surprizuar të gjithë teksa ka shprehur dëshirën për të ndryshuar hundën dhe gjoksin. Ajo ka thënë që janë të vetmet gjëra që do të bënte operacion.
Moderatorja Aulona Musta
Aulona Musta është një nga personat më pa komplekse të showbizit shqiptar. Ajo është një nga moderatoret që shfaqet pothuajse gjithmonë pa make-up (përveç pjesës së ekranit), dhe madje i pranon hapur të gjitha defektet në trupin e saj.
Aulona, madje edhe kur e kanë ofenduar për nishanet që ka në trup e ka marrë me sportivitet dhe sërish i ka ekspozuar pa asnjë pikë kompleksi. Mirëpo pavarsisht trupit të tonifikuar dhe krenarisë që ka gjithmonë për veten e saj, moderatorja paska nja dy gjëra që ka dëshirë t’i ndryshojë.
Teksa u përgjigjej ndjekësve në rrjetet sociale me pyetje të drejtpërdrejta, ajo ka folur rreth vetëbesimit që ka.
Foto e publikuar nga Aulona Musta
“Pse je kaq bio? Se kur shoh të tjerat ‘vipe’ hormoni i ka plas nga sytë!! Më mirë bio apo me hormon të pjekura??”- e pyet ndjekësi.
“Më mirë siç ndihesh mirë ti vetë! Mendoj që është tepruar pak me këtë ‘sulmin’ që i bëhet personazheve publikë që kanë vendosur të përmirësojnë veten e tyre, nëpërmjet ndërhyrjeve. Të qenit ‘bio’ nuk është meritë, as vlerë e shtuar, e aq më pak të bën një njeri më të mirë se sa dikush që bën ndërhyrje. Unë kam zgjedhur mos të bëj ndërhyrje sepse kam mësuar ta dua veten kështu siç jam, me të mirat dhe defektet e mia, por edhe sepse kur e mendoj, më tremb ideja që njeriu i ri që do të shoh në pasqyrë do të më pëlqejë më pak se sa i vjetri. Kjo s’do të thotë që nesër s’do ma japi truri dhe do iki të bëj hundën, ose gjoksin operacion (të vetmet gjëra që do ndryshoja),”- ka shkruar Musta.
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.9%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3766
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Poni pendohet për ndërhyrjet estetike: Njeriu dhe gabon, vajzat ta mendojnë mirë para se të bëjnë një ndryshim
11 Shtator 2023, 14:55
-
Moderatorja shqiptare: Nuk jetohet me vjehrrën dhe vjehrrin, unë dua të rri lakuriq në shtëpi
6 Shtator 2023, 11:19
-
'I urrej duart e mia', Kim flet rreth ndërhyrjeve estetike që ka bërë dhe për papërsosmëritë
7 Korrik 2022, 22:37
-
Rrëfehet Aulona Musta: Bashkëshorti ishte xheloz për fotot me bikini! Vitet e para ishin tmerr
7 Korrik 2022, 08:19
-
Fytyra e Monika Kryemadhit zonë krimi, 287 mijë euro ndërhyrje estetike në San Marino, nuk i deklaroi në ILDKP
19 Qershor 2022, 22:28
-
‘E quajtën lolo, të përvëluar për femër’, Aulona në mbrojtje të Dj Dagz: Ai është burrë i vërtetë
20 Janar 2022, 19:17
-
Si i bën punët e shtëpisë një vajzë që dashuron palestrën? Aulona Musta tregon mënyrën
4 Prill 2020, 10:49
-
"Në izolim dhe pa Aulonën", Fatma Haxhialiu: Duart po më kullojnë gjak, por jam optimiste (VIDEO)
19 Mars 2020, 08:38
-
Defektet e Aulona Mustës na i tregon vajza e saj! Ja kërkesa që ka Amara për gazetaren e njohur
4 Mars 2020, 10:53