Kryetari i PD-së, Lulzim Basha po zhvillon një vizitë në Britaninë e Madhe. Zyra e shtypit të PD-së, njofton se lideri demokrat dhe delegacioni që e shoqëron u pritën nga Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Britanik Tom Tugendhat.
Në takim u diskutua për gjendjen politike dhe situatën në Shqipëri e rajon, si dhe për krizën e rrezikshme ku ndodhet vendi, sipas PD-së. Në këtë takim, lideri i opozitës, sipas njoftimit të shpërndarë për mediat konfirmoi 'angazhimin e Partisë Demokratike dhe të gjithë opozitës së bashkuar për një zgjidhje politike të krizës, që do të garantojë zgjedhje te lira dhe të ndershme, duke ndarë politikën nga krimi, duke i zgjidhur duart drejtësisë që të vërë para ligjit politikanët e përfshirë në shitblerje votash me krimin e organizuar si dhe afera të tmerrshme korruptive'.
"Reformë e thellë politike për fuqizimin e rolit të qytetarit sipas praktikave më të mira të vendeve demokratike perëndimore është angazhimi ynë,- theksoi gjithashtu Basha. Lideri i opozitës theksoi rolin e rëndësishëm të Britanisë së Madhe, në bashkëpunim me partnerët e tjerë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, në mbrojtje të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Gjithashtu, Basha e falenderoi Tugenthat për qëndrimin e qartë dhe të prerë të Britanisë së Madhe dhe Parlamentit Britanik kundër ndryshimit të kufijve dhe copëtimit të Kosovës, çka do të ishte nje precedent i rrezikshëm kundër paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Po gjatë qëndrimit në Britani, Basha u prit në selinë qendrore të Partisë Konservatore Britanike në Londër nga kryetari Brandon Lewis. Kryetari Basha i shprehu Kryetarit Lewis mirënjohjen per mbështetjen e jashtëzakonshme që Partia Konservatore po i jep Partisë Demokratike për komisionin e përzgjedhjes së kandidatëve sipas modelit britanik, në kuadër të modernizinit dhe hapjes së PD dhe fuqizimit të mëtejshëm të anëtarësisë në procesin e organizimit të primareve.
Basha i shprehu kryetarit Lewis vendosmërinë e tij për ta modernizuar Partinë Demokratike sipas modeleve më të mira perëndimore, ku përvoja britanike në këtë drejtim është nga më të vyerat. Përfshirja direkte e Përzgjedhësit Kryesor të konservatorëve britanik (Chief Assessor) në ngritjen e komisionit të përzgjedhjes së kandidatëve në Partinë ka nje domethenie shumë të madhe për bashkëpunimin e mëtejshëm afatgjatë midis dy partive simotra. Dy kryetarët biseduan më tej për bashkëpunimin e ngushtë dypalësh në shkëmbimin e ekspertëve më të mirë, në menaxhimin e fushatave elektorale si dhe në organizimin e brendshëm të partisë.
o lul po ik re se na hape barkun krijese e keqe,se njeri nuk paske qene
PërgjigjuNJI HIPOKRIT I ULËT.injorant i korruptuar dhe vrasës.Por dije mir lulash;nëse këtu brenda kasolles tonë gjen ndonji zorraxhi që të vjen nga mbas,vërtet të gënjen mendja që i han ANGLEZËT kasetat që ti i përsërit prej 6 vitesh.Lulashi nuk lidh dot nji fjali në SHQIP ,,imagjinoni anglisht??ANKOHET LULASHI SE NA E PASKAN VJEDH.,me shoqërues nr 1 mediu i gërdecit,,,,Ku je AVNI RUSTEMI
PërgjigjuO lul debili para se te zgjidhesh ceshtjen e votave (qe u bere gazi i botes)zgjidh 21 Janarin qe vrate zgjidh gerdecin,dhe mbylle bucen se ngele si zagar gjahu.
Përgjigju