‘Duar të sigurta, duar të pastra’, sfida e re e internetit! Manastirliu na nominon të gjithëve

Sfidat në internet përmes nominimeve kanë qenë të shumta nga më qesharake tek më të çuditshmet, që me mijëra njerëz në të gjithë botën i janë bashkuar atyre. Në situatën kur bota po përjeton një situatë të rëndë nga koronavirusi duket se ka ndikuar edhe në llojit e sfidave që do qarkullojnë në internet këto  kohë. Më e fundit është ajo e nisur nga Drejtuesi I Organizatës Botërore të Shëndetit, është larja e duarve.

Pas hashtagut ‘unë rri në shtëpi’ tashmë të gjithë jemi të nominuar në sfidën ‘Duart të sigurta, duar të pastra’ si një mënyrë për të ndërgjegjësuar sa më shumë qytetarët që t’i lajnë shpesh dhe të ruajnë një higjienë të mirë personale, i është bashkuar edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Manastirliu bën dhe një apel për të gjithë që të lajnë sa më  shumë duart dhe të shmangin kontakte me të tjetër, ndërsa shprehet se nominon të gjithë prindërit në një sfidë të tillë dhe që t’ua mësojnë atë edhe fëmijëve të tyre.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Organizata civile: Peticion për ndryshimin e emrit të Kosovës në Dardani

Organizata civile: Peticion për ndryshimin e emrit të Kosovës në Dardani